Anatoli Vlezko, kreu i repartit te ikonostasit Palekh
Duart e Shpëtimtarit, Nënës së Perëndisë dhe shenjtorëve nuk përshkruhen kurrë nga ikonografët në një mënyrë rastësore, me gjeste arbitrare, por çdo detaj në ikonë është simbolik. Shpeshherë kujtojmë gjestin e bekimit të Tij. Gishtërinjtë e dorës së djathtë mblidhen për një bekim – si germat latine I dhe X (që është Jisu Krishti). Ose mblidhen në tre gishta – një simbol i Trinisë së Shenjtë (por në të njëjtën mënyrë siç pagëzohen Besimtarët e Vjetër – me dy gishta të hapur dhe tre, të mbledhura grusht në pëllëmbën e dorës). Ky gjest përshkruhet jo vetëm në ikonat e Shpëtimtarit por edhe të shenjtorëve. Dhe vetëm ata që bekonin njerëzit gjatë jetës së tyre tokësore. Për shembull këta janë Shën Nikolla Mrekullibërësi, Joan Gojëarti ose Lluka (Voino-Yasenetski). Ose klerikët e nderuar.
Një pëllëmbë e hapur drejt atij që vështron ikonën është një simbol i të drejtit. Një shenjë e një personi që është i hapur ndaj botës, mendimet e të cilit janë të pastra. Me anë të këtij gjesti mund të shihni imazhin e të Lumurës Matrona dhe po ashtu për shembull, të princeshës së shenjtë Boris dhe Gleb, të cilët siç e dimë nga jetët e tyre, nuk morën pjesë në tradhtinë e vëllait te tyre – por zgjodhën një vdekje të ndershme dhe të pastër.
Ndodh që ne i shohim të dyja pëllëmbët e hapura në ikonë. Historianët ikonografë e interpretojnë në mënyra të ndryshme këtë gjest. Versioni i parë – në këtë mënyrë na tregohet se shenjtori në ikonë e merr mbi vete hirin e Perëndisë. Dhe i dyti – i përshkruari kthehet te Perëndia në lutje. Ju mund ta gjeni një gjest të tillë në kishë në ikonat e Anës së drejtë, nënës së Virgjëreshës Mari, dëshmore Anastasisë romane ose të stërgjyshit Abraham.
Burimi: https://foma.ru/zhesty-ruk-svjatyh-na-ikonah-chto-oni-oznachajut.html (Ruse)
Take action! Resist the assault from the rainbow mafia:Russian Faith Website Attacked by Pro-LGBT Megacorporation - Help Us Fight Back! Who works for Russian Faith? Click to see our photos:Meet the Team - Russian Faith in Seven Languages!