"Me kë do të qëndroj? Do të jem me Shën Vladimirin Ndriçuesin e Rusisë. Me shën Andonin dhe Theodosin Ҫudibërësin e Shepllave të Kievit, me Hierarkët e shenjtë dhe Ҫudibërësit e Moskës. Me Shën Sergin dhe Serafimin dhe me gjithë martirët e shenjtë, murgjërit Perëndi-kënaqës dhe mrekullibërës që kanë shkëlqyer”
Rëndësi të madhe për çështjet bashkëkohore është incidenti i mëposhtëm nga jeta e Kryepiskop Theofanit të Poltavës të bekuar. Një incident i tillë i këshillon dashuruesit e të vërtetës në mes të situatave të paqëndrueshme.
Një shembull i qartë është situata në Ukrainë (që prek edhe Amerikën) dhe krijimi i një pseudokishe atje që promovohet nga Patriarkana Ekumenike. Këmbëngulës është armiku ndërsa kërkon të shkatërrojë të Vërtetën, më së shumti “nga përbrenda”. Në fund të fundit, e vërteta është e pacenueshme sepse është e themeluar në Perëndinë, i Cili i tejkalon kufijtë e ekzistencës së vdekshme.
Megjithatë, edhe ata që janë fizikisht brenda kufijve të Orthodhoksisë, mund të tradhtojë dhe shesë të Vërtetën.
Mbresëlënës ishte edhe çasti kur Kryepiskopi Theofan u takua me një grup klerikësh të trendit të “kishës së gjallë” dhe disa profesorë liberalë në Sinodin e Tërë Rusisë në 1917-1918. Midis anëtarëve të Kishës së Shenjtë Ruse dhe klerikëve modernistë nuk u shua kurrë debati gjatë gjithë kohës së zhvillimit të Sinodit në lidhje me çështjen nëse jeta e kishës duhet të ecë sipas kursit të vjetër apo të bëjë lëshime ndaj frymës së kohës dhe të modernizohet.
Reformatorët, ose “kisha e gjallë” ishte një grup pseudoorthodhoksësh rreth kohës së Revolucionit Rus. Ata ishin promovuar nga qeveria komuniste për njëfarë kohe që të përhapej konfuzion dhe përçarje brenda Kishës dhe në mendjet e njerëzve (edhe PE i mbështeti ata për ca kohë). Siç u tha më lart, ata kishin një agjendë të fuqishme të reformizmit, që është në fund shkatërrimi i Orthodhoksisë së vërtetë në favor të një versioni të holluar “bashkëkohor”.
Dhe këtu modernistët vinin me mirësjellje dhe respekt te Kryepiskopi Theofan; me sa duket ata shihnin te ai një gjigant shpirtëror të Orthodhoksisë ... “Ne ju nderojmë Vladika, e njohim urtësinë tuaj kishtare...Por dallgët e kohërave rrjedhin me vrull, duke ndryshuar gjithçka dhe duke na ndryshuar ne dhe duhet t’u dorëzohemi atyre. Edhe ju Vladika duhet t’u dorëzoheni dallgëve të tërbuara... Përndryshe me kë do të mbeteni? Do të mbeteni.
Vini re sesi reformatorët e çdo kohe nuk u referohen si standard natyrës së përjetshme dhe të qëndrueshme të Zbulesës por “kohërave” të ndryshueshme. Ata nuk kanë frikë se mos janë pa Perëndinë por kanë frikë se mos mbeten pa prestigj në sytë e botës. Ata e mbajnë guaskën e jashtme të riteve Orthodhokse ndërsa heqin jetën e brendshme të forcës jetësore dhe thelbit. Sigurisht që kjo është çfarë armiku i shpëtimit tonë dëshiron: një spektakël i Orthodhoksisë, pa fuqi, thjesht në dukje të përkushtuar, po fuqinë e tij e kanë mohuar (shih 2 Tim. 3:5).
Dhe përgjigjja e Vladika Theofanit, në frymën e lashtë Orthodhokse ishte:
Me kë do të qëndroj? Unë do të jem me Shën Vladimirin Ndriçuesin e Rusisë. Me Shën Andonin dhe Theodosin Mrekullibërësin e Shpellave të Kievit, me Hierarkët e shenjtë dhe Mrekullibërësit e Moskës. Me Shën Sergjin dhe Serafimin dhe me të gjithë martirët e shenjtë, murgjërit dhe mrekullibërësit të cilët kanë shkëlqyer lavdishëm në tokën ruse.
Ёshtë më mirë të jesh vetëm dhe të qëndrosh me shenjtorët sesa të jesh në shoqërinë e tradhtarëve të besimit. Por kush mund të jetë i vetmuar kur është me shenjtorët? Në fakt, ata, së bashku me Krishtin Zotin tonë janë shoqëria më e mirë dhe e sigurt që mund të ketë dikush. Krishti Zot nuk i ka thënë kurrë Kishës që të “ndryshojë sipas kohërave”, por të mbajë fort atë që ka marrë (shih Zbul. 2:25; 3:3, 10). Ta mbash ose të qëndrosh në të Vërtetën nuk është një stanjacion ose fosilizim por të qëndrosh në Të që është përjetësisht i Ri”. Në fakt, “kohërat” po rendin drejt stanjacionit, kalbjes dhe vdekjes. Vetëm duke qëndruar fort në udhën e Krishtit, udhën e Shenjtorëve, mund të çlirohesh nga shkatërrimi i pashmangshëm i “kohërave”.
Por ju o vëllezër të dashur, me kë do të qëndroni nëse edhe pse jeni në numër të madh, u dorëzoheni dëshirave të dallgëve të kohës? Ato ju kanë çuar tashmë në dobësinë e Kerenskit *, dhe shpejt do t’ju mbajnë nën zgjedhën e Leninit brutal, në kthetrat e bishës së kuqe”. Modernistët e kishës u larguan nga Vladika në heshtje pas përgjigjes së tij.
Rrjedha e “kohëve” rrjedh domosdoshmërisht te sundimi totalitar i pabesisë, nëse mban apo jo maskën e besimit fetar, qoftë edhe një “orthodhokse”. Të luash pak ose të bashkëpunosh me frymën e kohës të çon vetëm drejt kthetrave të bishës. Armiku ndërton me zell një version “orthodhoks” të kësaj fryme. Ҫfarë duhet të bëjmë? Së bashku me Kryepiskop Theofanin ne duhet të dëshirojmë të qëndrojmë me Shenjtorët, edhe nëse do të thotë që të qëndrojmë të vetëm në sytë e botës.
* Aleksander Kerenski ishte një udhëheqës në Qeverinë e Përkohshme pas rrëzimit të Monarkisë në Rusi. Qeveria e dobët liberale e Përkohshme i hapi rrugën pushtimit Bolshevik.
* Pjesët në kursivë janë nga : The Orthodox Word, 1969, Sep.-Oct., pp. 194-195.
Fr. Zechariah is an Orthodox priest in Pueblo, Colorado, at the Archangel Michael Orthodox Church. He blogs at The Inkless Pen, and is a regular contributor at Russian Faith.