SHIKOJENI : Një prift i dashur rus tallet në mënyrë brilante me teorinë e majmunit të Darvinit (Vladimirov)

Atë Artemi e trajton seriozisht teorinë e evolucionit  . . . aq sa edhe e meriton  .

Atë Artemi Vladimirov është një prift mjaft i shquar në Rusi, sidomos shumë i njohur në mes të anglishtfolësve të Moskës për inteligjencën e tij dhe zotërimin e përkryer të gjuhës angleze.

Në këtë video, Atë Artemi e shpotit teorinë e Farvinit me mençurinë e tij karakteristike. Një video që nuk duhet lënë pa u parë! (Teksti i transkriptuar është vendosur me titra)

Teksti

Atë Artemi:

Aktualisht, shumë prej njerëzve të famshëm janë varrosur në dyshemenë e Westminster Abbey (Angli). Unë isha atje së fundmi dhe bëra një bisedë me Ҫarls Darvinin! Unë nuk jam përkrahës i “teorisë së tij të prejardhjes së njeriut prej majmunit”. Dhe si prift isha kureshtar. Dhe fola në varrin e tij

"Ҫarls, si je aty poshtë? Ҫfarë mendon tani? A ka ndonjë lidhje të ndërmjetme midis specieve? Ta zëmë midis një zebre dhe një xhirafe?”— Ai kishte këtë ide naive se shkenca do t’i zbulonte ato! Dhe çfarë mendoni se tha?

"Atë, mos u josh prej teorisë sime! Nuk jam treguar aspak i zgjuar. Tani jam penduar për atë! Njeriu nuk është aspak i lidhur me një ari ose një derr!”

Një grua :

Kam lexuar se ai faktikisht u pendua para vdekjes së tij.

Atë Artemi:

Do të ishte mirë po të jetë penduar. Me sa di unë, besimi i tij fetar u zbeh gjithnjë e më shumë.

Mjerë anglo-saksonët! Dhe mjerë danezët! 

Sa me fat jemi ne që jemi rusë! Ҫ’gjë e mrekullueshme!

Le ta përdorim këtë kanal televiziv për të dëshmuar triumfin dhe arsyen e krishterimit ortodoks në gjithë botën! Unë propozoj që ky spektakël të transmetohet së paku në anglisht dhe në gjuhën kineze. Ju lutem silleni idenë time në vëmendjen e eprorëve tuaj.

MORE:Video