NDIQENI: 5 Hapa praktike për të mposhtur pasionet mishore – prifti më i përlqyer rus anglishtfolës (Atë Artemi)

Atë Artemi është një prift jashtëzakonisht i butë në një vend me priftërinj të fortë por nën butësinë e tij gjendet një mendje e fuqishme

Atë Artemi Vladimirov është një prift mjaft i njohur në Rusi, shumë i njohur sidomos ndër ata që flasin në anglisht në Moskë për zgjuarsinë dhe zotërimin e përkryer të anglishtes.  

Ai ka një prani të fuqishme në internet, udhëton rregullisht në Amerikë për të dhënë leksione dhe në 2010 botoi një libër në anglisht, i titulluar Besimi i shkëlqyeshëmi cili synon t’ u prezantojë perëndimorëve përshpirtmërinë e krishterë orthodhokse (Ju mund t’i shihni të gjitha artikujt që kemi botuar rreth tij këtu)

Atë Artemije është një fenomen i pazakontë në Rusi ku zakonisht priftërinjtë me temperament të fortë të cilët shpesh flasin troç dhe hapur janë më shumë norma se përjashtimi. Ndërkohë, ai shpesh përdor një gjuhë simbolike dhe poetike, duke e tradhtuar sfondin e tij letrar, prandaj stili i tij nuk është për këdo (na e bëni të ditur se çfarë mendoni në komentet).

Por nën butësinë e tij fshihet një mendje e fuqishme. 

Në këtë video, ai flet në këtë video, ai flet rreth pasioneve mishore, lakmive të mishit, diçka e vështirë për t’u trajtuar në botën e sotme, aq shumë është e pranuar dhe madje e kremtuar.

Për ta bërë të qartë, kur ai flet për lakminë, ai nuk e ka fjalën për pasionet e shëndetshme në një martesë, që është e bekuar nga Perëndia. Por e ka fjalën për mendime të mbrapshta që të çojnë në ëndrra mishpre dhe vese të fshehta. Pasioni mishor e ndot qetësisht dhe qëllimisht njeriun, duke e deformuar personalitetin e tij, duke ia plaçkitur bukurinë e pastërtinë e brendshme, duke e pasur fjalën për maninë e epshit, skllavërinë ndaj mishit që ua rrëmben njerëzve jetën shpirtërore.

Atë Artemije thotë se synimi i parë i të krishterit është të ruajë pastërtinë e shpirtit dhe trupit, që është sidomos e vështirë sot kur mas media transmeton “frymën e kurvërisë” në mënyrë të përditshme.  

Ja disa hapa që ai sugjeron: 

  1. Kontrolloni shqisat tuaja, sidomos atë të shikimit dhe të prekurit : çdo ndërveprim ose sjellje e shthurur e papastër midis burrave dhe grave midis burrave dhe grave i djeg të gjitha vlertat e krishtera brenda një çasti. “Të mbash distancën” është standardi i artë për të krishterët. Sinodi i shtatë ekumenik e ndaloi si prodhimin ashtu edhe konsumimin e pornografisë, sepse e ndez personin me flakën e mendimeve të papastra dhe shkakton vese të tjera. Nëpërmjet syve, lakmia depërton në ndërgjegje dhe bisha e kurvërisë merr menjëherë kontroll mbi shpirtin, duke e kthyer atë në një fole vesesh.
  2. Shpenzoni ca kohë në natyrë: Ka diçka mbi natyrën që na bën të ndihemi sërish fëmijë, të padtër dhe plot habi.
  3. Punoni shumë, dhe me larmishmëri : flaka e epshit është më e fortë në njerëzit që nuk dinë se çfarë të bëjnë me veten. Nëse e planifikoni ditën tuaj, që të jetë plot me aktivitete të larmishme dhe interesante, ju e drejtoni energjinë tuaj në mënyrë produktive dhe kreative, në vend që ta konsumoni atë në dëshira seksuale.
  4. Kërkoni gjithnjë Krishtin. Mendoni për Të dhe lutuni. Krishti është mishërimi i dashurisë, të vërtetës dhe bukurisë. Nëse e ndieni vështrimin e Tij të pareshtur, pastërtia do të bëhet e natyrshme.

5.Pendohuni. Rrëfeni sa më shpesh mëkatet tuaja dhe merrni pjesë në Kungatën e Shenjtë. Kisha mundf t’ua kthejë pastërtinë edhe shpirtrat më rebelë.

MORE:Video
  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español