Jerondi i Shenjtë nga Shkretëtira e Arizonës Profetizoi për ditët tona dhe për atë që do të vijë më pas (Jerond Efremi)

"Pjesa e parë e profecisë është përmbushur tashmë dhe tani po presim përmbushjen e pjesës së mbetur. . ."

Originally appeared at: Orthodox Ethos

HYRJA

—  Po qarkullon tani gjerësisht në greqisht dhe sigurisht u është treguar shumë vetave. Këtë  ma tha një bir shpirtëror i jerondit një ditë para shërbesës së varrimit të tij (biri shpirtëror tha se jerondi ia ka thënë në 2008) Pra e dëgjova rreth 3 muaj para se të fillonin vështirësitë dhe të shpërthente “kriza” e koronavirusit. Ai gjithashtu më tha se jerondi ka thënë se do të shpërthente një krizë e paprecedent ekonomike mbarëbotërore menjëherë pas fjetjes së tij. Në atë kohë, kur Trampi po mburrej për ekonominë më të suksesshme të të gjitha kohërave, unë u mundova të kuptoja sesi do të fillonte kjo krizë e paprecedent ekonomike. Kush do ta kishte menduar se një virus si armë biologjike do të dilte nga asgjëkund dhe ta provokonte atë? Prandaj pjesa e parë e profecisë është përmbushur tashmë ... dhe tani po presim që të ndodhë pjesa e mbetur... Bekimet e ndërmjetimet e  Jerondit të Shenjtë të kemi! — Atë. PAH

Teksti i perkthyer në shqip

“Biri im, unë nuk do të jem këtu kur ata të shkojnë në Qytetin (Kostandinopojën) sepse do të kem fjetur në fillimin e këtyre ngjarjeve . . . . Ditë mjaft të vështira po vijnë! Kujdesuni për shpirtrat tuaj, mblidhuni së bashku dhe përvishuni betejës. Gjatë këtyre viteve të vështira vetëm pak priftërinj do t’i qëndrojnë besnikë Orthodhoksisë dhe të ruajnë Besën! Kurse zyrtarët (hierarkët) do të ndjekin “tjetrin” (pra Djallin). Njerëzit do të ndahen në grupe. Ata do të pyesin se kë do të ndjekin? Kjo situatë do të zgjasë pak dhe do të pasohet nga lufta  e madhe! E pas luftës do të mbahet një Sinod i Madh që do të vërë në vendin e vet çdo gjë brenda kishës”

Teksti në gjuhën origjinale (greqisht):

“Παιδί μου, δεν θα προλάβω την Πόλη, γιατί, παιδί μου, θα κοιμηθώ στην αρχή των γεγονότων... Έρχονται πολύ δύσκολες μέρες! Προσέξτε την ψυχή σας, μαζευτείτε και δώστε τον αγώνα σας! Αυτά τα χρόνια τα δύσκολα μόνο λίγοι απλοί παπάδες θα κρατήσουν και θα διαφυλάξουν την Ορθοδοξία! Οἱ μεγάλοι, οἱ ἀξιωματοῦχοι, θά ἀκολουθήσουν τόν «ἄλλον»! (ἐννοεῖ τόν διάβολον) Ὁ κόσμος θά μοιραστεῖ! Ποιόν ν’ ἀκολουθήσει; Αὐτό θά κρατήσει λίγο καί μετά θ’ ἀκολουθήσει ὁ πόλεμος! Μετά τόν πόλεμο θά γίνει μία Σύνοδος κανονική καί θά βάλει στήν σειρά τά πράγματα!”

WATCH: