Profecitë orthodhokse: vaksinat do të manipulohen për të modifikuar ADN-në dhe për të shkatërruar vullnetin e lirë

“Sepse do të injektojnë lëndë kimike brenda jush (vaksina). Ato do të paralizojnë nousin tuaj, vullnetin e lirinë tuaj. Do të ndryshojnë ndjesitë personale dhe do të çorientojë mendjen ose nousin tuaj” – Jerond Athanas Mitilineos

"Një virus i prodhuar në Amerikë  . . . Njerëzit do të nxitojnë të marrin një vaksinë antivirale (që lufton gripin). Dhe pak dinë ata se kjo vaksinë do të përmbajë vetë virusin në vetvete!” — Jerond Sava Akileos.

MORE:Tendencat

A është “mirëqenia” e njerëzimit me të vërtetë faktori shtytës përtej fuqive që po rendin që të krijojnë një vaksinë kundër koronavirusit? Apo ka qëllime të errëta përreth kësaj agjende?

Në këtë postim, nuk po përpiqem që të adresoj çështjet materiale që kanë të bëjnë me aplikimin bashkëkohor të vaksinave por qëllimin e mundshëm shpirtëror. Unë do t’i kujtoj lexuesit se ne jemi qenie psikosomatike në tërësinë tonë, çfarë vendosim fizikisht në personin tonë do të ketë një efekt shpirtëror (si shembull drastik merrni LSD-në, një lëndë kimike që nxit spiritualizmin e keq).

Përgjithësisht, unë nuk jam kundër në parim kundër vaksinave – që është e mundur të ndihmosh për të krijuar imunitetin kundër një sëmundjeje te një person ose një grup personash. Kjo nuk është një ide e re e as e keqe. Prandaj parimi neutral i vaksinave nuk është i gabuar në vetvete. Pra, le të jetë e qartë se nuk jam kundër vaksinave, por jam adresuar mundësinë që ideja e vaksinave dhe mënyra e administrimit të tyre mund të përdoret për të bërë keq. Dhe në duart e njerëzve të këqij ato do të përdoren në një mënyrë të tillë.

Unë do të them atë që mendoj se ne si të krishterë duhet të vëmë në pikëpyetje në përgjithësi përdorimin modern dhe agjendën e vaksinave. Sipas mendimit tim  në përdorimin bashkëkohor parimi i vaksinës është manipuluar dhe shtrembëruar.  Ne duhet të konsiderojmë maturisht se momentalisht parimi i “vaksinave” është rrëmbyer nga disa “ekspertë” që e kanë shtrembëruar atë për arsye të mundshme të ulëta. Ne duhet ta marrim seriozisht atë që shumë prej korporatave të mëdha farmaceutike nuk udhëhiqen nga morali i Perëndisë. Në fakt shumë prej tyre janë korporata që nxjerrin përfitime gjigante, me biliona dollarë.

Si të krishterë, ne duhet të reflektojmë nëse është e dobishme që të injektohen te njerëzit inde të foshnjave të abortuara (vrara)? Ose indet e majmunëve etj etj? A janë merkuri dhe  alumini elemente të vlefshme për t’u injektuar te njerëzit? Cilat janë pasojat shpirtërore dhe fizike që të marrësh në trupin tënd indet e një qenieje njerëzore të vrarë? Unë besoj se këto janë pyetje të vlefshme (dhe më shumë mund të përmenden) që duhet t’i bëjë çdo i krishterë i matur dhe të tjerë.

Kijeni parasysh se është shumë e mundur që vaksina ndaj covid-19 do të përmbajë ose do të jetë kultivuar duke përdorur inde të foshnjave të abortuara. A është kjo diçka që të krishterët e çdo bindjeje duhet të marrin?

Tani synimi im nuk është që të adresoj në përgjithësi vaksinat, prandaj nuk dua ta ndjek këtë drejtim, sado jetik të jetë. Unë do të ofroj në këtë postim disa lidhje të cilat, nëse do të dëshirojë lexuesi, do të ofrojnë informacione të vlefshme. Unë ju nxis që t’i hulumtoni ato.  

Unë gjithashtu dua të shmang për momentin idenë se vaksina do të jetë “shenja e bishës”. Unë nuk jam duke thënë se nuk mund të jetë e as nuk jam duke thënë se do të jetë. Unë jam duke thënë se nuk është pika që dua të provoj tani. Shqetësimi im specifik që është fokusi, është synimi shpirtëror i vaksinës së ardhshme anti-covid-19. Unë besoj se është përgjegjësia e besimit të vërtetë të krishterë për të vënë në diskutim synimin, nga ana shpirtërore (edhe fizikisht) e kësaj  “vaksine” (dhe vaksinat në përgjithësi). 

“Shenja” e mirënjohur e “bishës” nuk vjen nga hiçi prej qiellit. Ka qenë një proces i qëndrueshëm që çon drejt manifestimit përfundimtar fizik. Por është kryesisht një gjendje shpirtërore që do të konfirmohet në një mënyrë materiale. Prandaj, ne duhet të përpiqemi të shmangim edhe gurët që shtrohen për ndërtimin e rrugës për një “shenjë” të tillë. Megjithëse “vaksinat” bashkëkohore ka më shumë të ngjarë nuk janë Shenja, agjenda aktuale mund të jetë duke shtruar rrugët e duke u përpjekur që të kultivojë njëfarë gjendjeje shpirtërore në njerëzimin që do ta bëjë të predispozuar për të marrë frymën e gjendjen e pabesë. 

Para se të ofroj disa pika konsiderimi, unë së pari do të paraqes fjalët e mëposhtme nga dy jerondë bashkëkohorë në lidhje me subjektin e përgjithshëm të përdorimit e synimit bashkëkohor të “vaksinave”.  Lexuesi do të vërejë që të dy ata na informojnë se një lloj ose mori vaksinash do të përdoren për të modifikuar gjendjen e personave. Përmes këtij modifikimi, një person do të bëhet më i ekspozueshëm ndaj pranimit të një shpirti të antikrishtit. Më poshtë kemi citimet (këtu është linku ndaj burimit tim)  -

Gjatë periudhave të mëparshme të përndjekes një formë trupore torturash ishte e sigurt por nuk ushtrohej kurrë ndikim i drejtpërdrejtë ose ndryshim në mendjen dhe shpirtin. Në martirizimin e ditëve të fundit, do të ketë manipulim të shpirtit dhe do të përdoren metoda satanike. Pse?

Sepse do të injektojnë lëndë kimike brenda jush (vaksina). Ato do të paralizojnë nousin tuaj, vullnetin e lirinë tuaj. Do të ndryshojnë ndjesitë personale dhe do të çorientojë mendjen ose nousin tuaj. Këto gjëra janë testuar dhe njihen gjerësisht!                                                                        

Duke e thënë këtë, si do të rrefejë dikush emrin e Krishtit dhe te mos i përulet Antikrishtit?

Ҫ’formë e tmerrshme martirizimi! Prandaj ikja është e domosdoshme. Sepse ne nuk e dime nëse mund ta durojmë këtë lloj martirizimi!

Si do të reagojmë? CIli do të jetë qëndrimi ynë, dispozita dhe dëshira jonë kur të na injektojnë me lëndë të tilla?
Një tjetër element është mashtrimi. Së paku martiri i lashtë e njihte ndryshimin midis krishterimit dhe idhujtarise dhe e dinte se si I krishterë duhet te ndeshej me një luftë kurse tani që krishterimi dhe administrata kishtare është sekularizuar, gjërat nuk janë më të qarta!

Besimi është kompromentuar dhe është i turbullt! Një nga elementet më mahnitëse do të jetë ai i mrekullibërjes. Antikrishti do të bëjë shumë mrekulli. Paganët nuk kryejnë mrekulli!

Në përgjithësi, mashtrimi do të mbizotërojë dhe e vërteta do të jetë e padallueshme për të krishterët e sekularizuar.

Prandaj Zoti ynë thotë  'Dhe shumë krishtër të rremë dhe profetë do të shfaqen, që do të kryejnë shenja e mrekulli, që të mashtrojnë edhe të zgjedhurit”.     

— Atë Athanas Mitilineus

Ata na paralajmërojnë që duhet të presim një grip shumë të veçantë. Po si e dine ata këtë? Sepse ata vetë do ta lëshojnë virusin! Ata do të krijojnë viruse! Kjo nuk do të ndodhë në mënyrë natyrore, një lloj gripi i zakonshëm pandemik, por një i tillë që do ta krijojnë vetë.

Virusi do të prodhohet në Amerikë. Do t’i ngjajë një gripi të zakonshëm, mund të krijohet nga një formë mykoplazme (bakterie e njohur për të qenë rezistente ndaj antiobiotikëve). E do të transferohet tek të tjerët nëpërmjet një vaksine gjoja antivirale.

Le t’i kushtojmë vëmendje kësaj pike! Njerëzit do të nxitojnë për të marre një vaksinë antivirale (që lufton gripin). Dhe pak e dinë ata se kjo vaksinë do të përmbajë virusin në vetvete!”

— Jerond Sava Akileus

Jerondër thonë qartë se vaksinat do të manipulohen dhe do të përdoren për të modifikuar kushtet ekzistuese njerëzore. Kjo s’është një ide e çuditshme sepse gjëra të tilla ekzistojnë. Edhe “pionerë” të tillë në botën e vaksinave si Jonas Salk i shihnin ato si mjete të fuqishme kontrolli dhe manipulimi masiv.

Në dritën e asaj që u tha më lart do të ishte e dobishme që të konsiderojmë se vaksina e ardhshme ndaj korona virusit mund të përdorë metoda të RNA-së. RNA-ja është përshkruar në shumë vende si “risi”. Po eksperimentohet edhe në vaksinat me bazë ADN-je.  Të dyja këto marrin një përqasje risi nga katër “metodat standarde të dhënies së vaksinave: vaksinat aktive të dobësuara, ato jo aktive dhe ato subunit, të rikombinuara, polisakarid dhe të bashkuara, si dhe vaksinat toksoide.

Po cilat janë pasojat shpirtërore të përpjekjeve për t’u përzier me ADN-në? Cili është qëllimi i fshehtë i një agjende të tillë që përdor blloqet bazë biologjike ndërtuese si RNA dhe ADN në vaksinat?  Si do të ndikojë kjo në ADN-në e atyre që do ta marrin atë? Cilat do të jenë pasojat shpirtërore?

Tani është e rëndësishme të kuptojmë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për shembull një interes monetar në përdorimin bashkëkohor të vaksinave. QKPS nuk është një institucion neutral faktikisht e disa thonë se duhet të quhet një “kompani vaksinash”. Ndaj nuk mund të jetë e besueshme në çështjen e vaksinave.

Do të ishte gjithashtu e urtë të konsiderohen agjenda të tilla si ID2020 mikroçipet RNIF dhe quantum-dot tattoos. Këto gjëra lidhen në agjendën e shpallur qartë të gjurmimit dhe ndjekjes së njerëzve, Do të ishte e urtë që të merret parasysh fakti se fuqitë e mëdha përtej kësaj shtytjeje ndaj vaksinave dëshirojnë që të vendosin sisteme masive gjurmimi.

Mendoni mirë për këtë kronologji ngjarjesh në marrëdhënie me krizën aktuale dhe shtytjen masive për vaksinimin global.

Këtu është një intervistë mjaft interesante me persona të informuar mbi temën e përdorimit bashkëkohor të vaksinave.

Mbi të gjitha, ndërsa kjo agjendë aktuale konsiderohet me kujdes, lexuesi do të shohë sesa të pashmangshme janë fjalët e jerondëve të mësipërm. Vetë potenciali i përdorimit të mbulesës së vaksinave si mjet për të modifikuar qeniet njerëzore e gjendjen e tyre, duke i skllavëruar ata nuk është trillim shkencor por realitet.

Në emër të “shëndetit” trupor a do të fillojnë njerëzit të dorëzojnë mendjemprehtësinë dhe lirinë e tyre shpirtërore? Po të krishterët? Duket e mundur.

Unë do të guxoj gjithashtu të mendoj nëse disa në Kishën Orthodhokse do ta promovojnë vaksinën e ardhshme si “përgjigjen”? Duke qenë se duket se disa u janë përmbajtur përpikmërisht urdhrave të ardhur nga organet shëndetësore të shtetit dhe udhëzimeve të QKPS. A do të shohim “direktiva”që rekomandojnë se besimtarët do ta marrin vaksinën “për të mirën e tyre dhe të të afërmve të tyre?”  (Unë e bëj pyetjen sepse kam dëgjuar të flitet për "vaksinën” dhe "ekspertët” nga persona të ndryshëm orthodhoksë, siç kam vërejtur këtu).

Unë po e sjell shkurtimisht këtë subjekt sepse besoj se duhet të konsiderohet me kujdes. Cilat do të jenë pasojat shpirtërore dhe fizike? A jemi shpirtërisht gati dhe të përgatitur për t’u ndeshur me këtë agjendë? Ne duhet ta konsiderojmë këtë thellësisht.

(Një shënim i fundit: Ёshtë shumë e qartë se si të krishterë ne jemi të thirrur që të “mos kemi frikë” dhe të besojmë te Zoti. Kjo është e qartë dhe duke i theksuar këto gjëra unë nuk po e bëj këtë nga frika por nga bindja se si të krishterë ne jemi të thirrur që të jemi me të vërtetë “të arsyeshëm”. Padituria nuk është virtyt. Ka një agjendë të qartë që vepron dhe nuk vjen nga njerëzit e perëndishëm. Ne duhet që ta shqyrtojmë dhe ta vëmë në pikëpyetje, për të mirën e njerëzimit).


Atë Zakaria Lynch me të shoqen Natalian Atë Zakaria është një prift orthodhoks në Pueblo, Kolorado, në Kishën Orthodhokse të Kryeengjëllit Mihal. Ai shkruan artikuj në The Inkless Pen, dhe është një kontribues i rregullt pranë Besimit Rus.


MORE:Tendencat
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español