Përjashtime ndaj vaksinës së Kovidit për të krishterët orthodhoksë

MORE:Tendencat
Originally appeared at: Orthodox Reflections

Ndonëse vaksinat e kovidit sapo kanë filluar, ka biseda serioze për detyrimin e të lëkundurve për t’u vaksinuar. Ёshtë deklaruar se studentët duhet të vaksinohen që të marrin pjesë në mësim. Bashkimi Evropian po diskuton mundësinë e kufizimit të udhëtimeve të të pavaksinuarve. Linjat ajrore po diskutojnë hapur kërkesën e vaksinimit për të udhëtuar. Në Mbretërinë e Bashkuar është diskutuar ideja e kufizimit të të drejtave të personave të pavaksinuar për të pasur një pjesëmarrje të plotë në shoqëri. Punonjësit privatë janë duke diskutuar kërkesën e vaksinimit për të punuar. Imagjinoni që t’ju duhet të provoni statusin e vaksinimit tuaj për të shkuar për pushime, të merrni pjesë në njën koncert, për të ngrënë në restorant, apo edhe për të nxjerrë bukën e gojës.

Përveç kësaj qeveritë po diskutojnë për ta bërë vaksinimin të detyrueshëm me kërcënimin e dënimit ligjor.

Edhe nëse keni ndër mend të vaksinoheni, detyrimi i personave të tjerë për t’iu nënshtruar në mënyrë të pavullnetshme një procedure mjekësore është krejtësisht imoral. Qëndrimi i vetëm etik, sidomos për një të krishterë orthodhoks është që të mbështesë  pëlqimin e vullnetshëm të informuar (ju lutem klikoni këtu për të lexuar dhe për të firmosur një peticion për t’u dhënë fund kufizimeve ndaj adhurimit orthodhoks dhe në mbështetje të pëlqimit të vullnetshëm të informuar ndaj vaksinave.

Shumë janë të shqetësuar për sigurinë e vaksinave. Kjo është sigurisht e përligjur përderisa dimë shumë pak për efektet e mundshme anësore dhe për faktin që rezultatet fillestare janë sigurisht jo bindëse. Tani, vdekjet e raportuara për shkak të dozës së vaksinave të Pfaizerit dhe të Modernës janë 85x për dozë të vaksinës së gripit, ndërsa ato nga sallat e rianimacionit janë 35x. Këto statistika janë për Amerikën, ku prioritetin e kanë punonjësit e rinj dhe të shëndetshëm të shëndetësisë. Prandaj mund të rriten shumë kur të moshuarit të marrin të plotë dozën.

Nëse dëshironi të shmangni vaksinën, ne kemi disa sugjerime më poshtë. Kijeni parasysh se po përpiqeni që ta shtyni sa më shumë. Nëse vaksinat vazhdojnë të shkaktojnë reaksione të forta në një masë të madhe, atëherë me gjithë përpjekjet e shumta të Big Farmës nuk mund bëjnë gjë. Por nëse nga ana tjetër do të rezultojnë të sigurta dhe të efektshme, do të ketë kohë të mjaftueshme për ta bërë vaksinën po t’jua lejojë ndërgjegjja (ne nuk besojmë se një i krishterë orthodhoks duhet ta bëjë asnjërën prej këtyre dy vaksinave kryesore për arsye morale, por ati juaj shpirtëror dhe ndërgjegjja juaj do t’ju ndihmojë për marrjen e një vendimi të tillë).

Nëse jeni të shqetësuar për të bërë vaksinën dhe përballeni me njëfarë detyrimi për të bërë vaksinën, atëherë më poshtë keni dy sugjerime për të arritur një përjashtim – mjekësor dhe fetar.

Përjashtim mjekësor

Konsultoni një mjek ju lutem nëse kërkoni një përjashtim mjekësor nga vaksinimi. Informacioni i mëposhtëm synon kryesisht që t’ju ndihmojë në përgatitjen tuaj për një konsultim mjekësor.

Më poshtë gjendet një listë nga FDA (shkarkoni PDF këtu) që ilustron efektet e mundshme anësore të vaksinave të kovidit që janë shqetësuese:

Nëse keni kusht në atë listë ose ndodhesh në rrezik për ndonjë prej kushteve në atë listë, atëherë mund të kesh arsye mjekësore për të shmangur vaksinimin. Kushtoji vëmendje të veçantë sëmundjeve autoimune të tilla si artrit reumatoid dhe ndonjë problemi që mund të kesh që lidhet me pezmatimin. Nëse ke njërën prej këtyre, atëherë këto vaksina mund t’jua përkeqësojnë gjendjen.

Nëse ke pasur reaksion të fortë nga vaksina, e tronditje anafilaktike nga ndonjë shkak si ushqimet ose ilaçet, ose alergji të forta nga ndonjë shkak, mund të kualifikohesh për përjashtim. Në Kaliforni drejtuesit e shëndetit e ndaluan përdorimin e Modernës pas reaksioneve në qendrën e vaksinimeve të San Diegos. Kjo pason probleme të tjera të dokumentuara me anafilaksi në vende të tjera. Si problem i njohur, kjo mund të jetë një mundësi e mirë drejt përjashtimit nëse je në rrezik.

Ironikisht, duke qenë se kovidi është ekskluzivisht një problem serioz për ata mbi 70 vjeç me sëmundje shoqëruse, vaksinat mund të jenë të rrezikshme për të moshuarit. Në Norvegji, një sërë vdekjesh në shtëpitë e të moshuarve ka rezultuar në një paralajmërim se efektet anësore të vaksinave mund të jenë fatale për të moshuarit që kanë shëndet të dobët. Nëse ju i përkisni kësaj kategorie, ose keni një prej të dashurve tuaj që i përket, dhe jeni të shqetësuar për vaksinimin, konsideroni konsultimin e një mjeku mbi përjashtimin e mundshëm shëndetësor bazuar në moshën dhe gjendjen shëndetësore.

Një  udhëzues sigurie për vaksinën e prodhuar nga qeveria britanike paralajmëron që gratë shtatzëna ose që japin gji nuk duhet ta marrin vaksinën dhe shtatzënia duhet të shmanget së paku për së paku dy muaj pas marrjes së dozës së dytë. Udhëzuesi thotë gjithashtu:  “Nuk dihet nëse vaksina  ARN kundër kovidit 19 BNT162b2 ka një ndikim ndaj fertilitetit”. Nëse je femër dhe ke ndër mend të bëhesh një nënë, mund ta përdorësh mundësinë e një shtatzënie të shpejtë, ose ekzistuese, apo periudhën gjatë së cilës po jepni gji si arsye të vlefshme mjekësore për të kërkuar një përjashtim.

Kujtoni që të kërkoni udhëzime mjekësore nga një mjek i besueshëm përpara se të siguroheni që të keni mbështetjen e tij ose të saj.

Përjashtimi fetar

Si i krishterë orthodhoks ju përfitoni përjashtimin për arsye fetare nga vaksina e Pfaizerin dhe Modernës (nëse ligjet ose rregullat e vendit ku jetoni e pranojnë lirinë e besimit fetar, por nëse jo, një përjashtim për arsye mjekësore do të jetë një plan rezervë). Por kini kujdes këtu, sepse përdorimi i një terminologjie të gabuar mund t’ju çojë në një argument që mund ta humbni. Në rastin e vaksinës së Pfaizerit dhe Modernës, prodhimi i vaksinave besohet të ketë përdorur qeliza të marra nga një fëmijë i abortuar. Qelizat e referuara si  HEK 293s, ishin marrë nga një abort i kryer në 1973 në Holandë dhe janë që atëherë prodhuar në laboratorë për qëllime kërkimi. Nëse synoni një përjashtim për arsye besimi, mund t’ju thonë se “një qelizë fetusi nuk është e njëjtë me  abortion in the Netherlands, and have since been reproduced in labs for various research purposes. If you attempt to use a religious exemption, you might be told that “a fetal cell line is not the same as fetal tissue.” Teknikisht kjo është e saktë, sepse vaksinat nuk përdorin “inde fetuesi” ose “inde fëmijësh të abortuar”.

Pra ju mund t’ju thuhet se ka një dallim moral midis qelizave të fetuseve dhe indeve të fetuseve. Madje ju mund të ndesheni me citime nga burime orthodhokse si shkencëtarë, teologë, priftërinj apo episkopë, duke argumentuar se pamundësia e lidhjes me abortin dhe “e mira më e madhe” e perceptuar do të thotë që të krishterët orthodhoksë mund të marrin me ndërgjegje të mirë një nga këto vaksinat.

Për një shembull të një shkencëtari orthodhoks dhe teologu të trajnuar, që e mbështet përdoriin e qelizave të tilla për prodhimin e vaksinave, ju lutem shikojeni këtë shkrim:

Profesori orthodhoks amerikan i bioetikës gabon në lidhje me vaksinën kundër kovid-19

Opinionet pro-vaksinës të këtyre personave “orthodhoksë” nuk e paraqesin qëndrimin e përgjithshëm të Kishës Orthodhokse. Pavarësisht se sa kohë më parë mund të ketë ndodhur, qelizat në fjalë janë marrë nga një abort dhe janë qeliza njerëzore. Si të krishterë orthodhoksë, ne jemi në kundërshtim të plotë me abortin dhe nuk mundemi, me ndërgjegje të mirë të marrim pjesë në përdorimin e qelizave ose organeve që kanë këtë origjinë. Citime të mira mbi qëndrimin e Kishës gjenden më poshtë në faqen e një blogeri orthodhoks të quajtur  JY Ljuis:

Kisha i qëndron besnike shtetit, por urdhërimi i Perëndisë për të përmbushur detyrën e shpëtimit në çdo situatë dhe nën çdo rrethanë është përmbi këtë besnikëri.

Nëse autoritetet i detyrojnë besimtarët orthodhoksë për t’u larguar nga Krishti dhe Kisha e Tij dhe për të kryer veprime mëkatare dhe të dëmshme shpirtërisht, Kisha duhet të refuzojë për t’iu bindur shtetit.

Kisha e beson si të papranueshëm përdorimin e metodave të ashtuquajturës terapi fetale në të cilën fetusi njerëzor në faza të ndryshme të zhvillimit abortohet dhe përdoret në orvatje të trajtimit të sëmundjeve të ndryshme dhe për të “përtërirë” një organizëm. Denoncimi i abortit si një mëkat serioz, Kisha nuk mund të gjejë një justifikim për të edhe nëse njerëzit mund të përfitojnë nga shkatërrimi i një jete të ngjizur njerëzore. Duke kontribuar në mënyrë të pashmangshme për të përhapur dhe komercializuar abortin, kjo praktikë (edhe nëse do të provohej shkencërisht efektshmëria hipotetike) paraqet një shembull të imoralitetit verbues dhe është kriminale”.

Ky përjashtim nuk punon për të gjitha vaksinat, sepse jo të gjitha përdorin qeliza që janë marrë nga aborte. Nëse zgjidhni të kërkoni një përjashtim fetar, ne rekomandojmë theksimin e pikave të mëposhtme:

  • Një lidhje me një abort ekziston, pavarësisht se kur mund të ketë ndodhur në të kaluarën
  • Aborti dhe përdorimi i qelizave të fetuseve të marra nga abortet janë të papranueshme për të krishterët orthodhoksë dhe bien ndesh me mësimet e qarta të Kishës Orthodhokse.
  • Këto vaksina janë zhvilluar dhe prodhuar duke përdorur qeliza njerëzore (kultivimi në laborator i qelizave të veçanta të përdorura nuk sjell asnjë ndryshim moral).
  • Këshillimi juaj shpirtëror në Kishën Orthodhokse nuk pranon asnjë prej argumenteve në favor të marrjes së një vaksine (ju mund të përballeni me citime të burimeve “orthodhokse” që mbështesin vaksinat. Sigurohuni që ati juaj aktual shpirtëror ju mbështet në këtë përpara se të keni nevojë për të).
  • Si një i krishterë orthodhoks, ju duhet të respektoni ligjet e Perëndisë përmbi ligjet e njerëzve. Të bësh të kundërtën është një mëkat serioz.

Mund të ketë akoma pasoja

Përdorimi i njërit ose të dyja këtyre përjashtimeve mund t’ju ruajë ju ose fëmijëve tuaj, nga marrja e këtyre vaksinave nën disa rrethana të caktuara. Por të pasurit e të drejtës për të mos ta marrë vaksinën mund të mos i parandalojë të gjitha format e diskriminimit. Ju mund të humbisni disa prej të drejtave tuaja, duke përfshirë të drejtën e udhëtimit të pakufizuar. Mund të mos ketë ndonjë rrugëdalje për këtë por siç kemi vënë re tashmë, ju po mundoheni ta shtyni sa më shumë për të fituar kohë, dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat vitet e ardhshme.

Ka shumë ankth që na rrethon në këto kohë të errëta por shpresa jonë është te Perëndia e jo te gjërat e botës. Ne duam që t’ju lëmë me fjalët inkurajuese të Shën Pais Athonitit:

“Përgjigja ndaj ankthit tonë nuk është droga, alkooli, qetësuesit ose trajtimi psikiatrik. Nuk do të kurohet nga Joga, ose nga ndonjë praktikë lindore meditimi. Problemi është që ne e kemi humbur Perëndinë në qendër të jetës sonë. Vetëm pasi ta kemi bërë dashurinë tonë ndaj Perëndisë fokusin kryesor të jetëve tona dhe ta kemi lejuar Hirin e Tij që të veprojë nëpërmjet nesh, atëherë ne do të ngushëllohemi dhe do të përqafohemi në dashurinë e Tij, pavarësisht nga rrethanat me të cilat do të ndeshemi në jetë. I tërë ankthi zhduket. Ky është synimi i mënyrës orthodhokse të jetesës: të vendosësh Perëndinë të parin dhe të kërkosh Frymën e Shenjtë. Ankthet e jetës bashkëkohore janë vetëm simptoma të ndarjes sonë nga Perëndia”.

Irena, anëtare e Arkdioqezës greke dhe profesioniste e përkujdesit shëndetësor me përvojë prej më shumë se njëzetë vjeçare në praktikë dhe edukim klinik.

MORE:Tendencat
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español