Ne kemi krijuar një kulturë pre-sovjetike në Shtetet e Bashkuara

“Ҫfarë filloi në Rusi do të përfundojë në Amerikë.” ~ Atë Ignati i Harbinit, Mançuria

Originally appeared at: Pravmir

Si amerikan unë kam parë qartë gjatë këtyre dyzetë viteve, një sekularizim të kombit tonë, ku si rezultat e keqja po zë rrënjë.

Si pasojë, populli amerikan po mashtrohet nga një ateizëm që po na e rrëmben vendin tonë. Amerika po bëhet ashtu si Bashkimi Sovjetik ndërkohë që Rusia po kthehet në atë gjendje në të cilën ka qenë kombi amerikan.

Ne amerikanët jemi duke dëshmuar një shfarosje progresive të institucioneve tona tradicionale publike dhe arsimore, duke ndjekur të tmerruar zëvendësimin e vlerave tradicionale me çdo perversitet. Institucionet tona që kanë qenë më parë krenare janë duke u korruptuar gjithnjë e më shumë, ndërsa dhuna, dekadenca dhe problemet mendore janë në rritje.

Ideologjitë marksiste dhe parimet sekulariste po ndryshojnë kulturën tonë kristiane, duke çuar në presionet e sponsorizuara nga shteti që do të na i marrin në fund liritë tona individuale.

Aleksandër Solzhenitsin, në “Mosbesimi: hapi i parë drejt Gulagut” përmend sesi uzurpimi komunist i Rusisë u parapri nga një mendësi ateiste që çoi në sekularizimin e Rusisë, duke e shkëputur popullin rus nga morali dhe besimet e krishtera. Solzhenitsin me të drejtë konkludon se Rusia ishte e hapur ndaj ateizmit dhe moralit anti-kristian  sepse “njeriu e ka harruar Perëndinë”.

Ёshtë edhe më imperative që të lutemi me zell për vendin tonë dhe të dëshmojmë rëndësinë e Krishtit në jetët tona. Sekularizimi që është duke ndodhur nuk duhet të lihet që të dominojë por duhet të zmbrapset prej nesh. Ne duhet të qëndrojmë fort kundër këtij uzurpimi radikal dhe si luftëtarë të besimit tonë të luftojmë kundër fuqisë shkatërruese të armikut të ligë të shpëtimit tonë.

Me dashuri në Krishtin,

Abati Trifon 


Abat Trifoni sherben ne manastirin Shpetimtari i gjithemeshirshem ne Ishullin Vashon, Iashington, SHBA. Manastiri eshte nen omoforin e rev.kryepiskop Kirilit te Shen Franciskos dhe Amerikes perendimore te Kishes Orthodhokse Jashte Rusise. E ndodhur ne qender te nje pylli te bukur, rrethuar nga Deti i Kripur, te manastiri mund te shkohet me traget nga Siatell, Takoma ose Uashington. 

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Português
  • Русский
  • Español