I censuruar në Tuiter? Provoni këto rrjete sociale ruse!

MORE:Tendencat
Originally appeared at: Russia Beyond

Ne nuk po ju garantojmë se nuk do të censuroheni nëse do të tregoheni të pacipë por nëse rrjetet sociale amerikane e kanë mbushur kupën me interpretimet e tyre liberale mbi atë që është e dëmshme dhe çfarë nuk është, ja një listë e kumtarëve dhe rrjeteve sociale ruse që do të ndihmojnë në plotësimin e boshllëkut!

1. VKontakte (VK.com)

Faqja mediatike sociale Vkontakte e parë në një ekran kompjuterik

Natalia Seliverstova/Sputnik

Në 2020, VK u bë rrjeti më popullor social në Rusi i bazuar në një sërë mesazhesh të shkëmbyera, sipas një raporti të Brand Analytics. Audienca kryesore përbëhet nga rusë dhe qytetarë të vendeve të CIS nën 34 vjeç. Në 2020, mburrej për 97 milion përdorues mujorë me më shumë se 28 milion prej tyre që krijojnë përmbajtjen, sipas Brand Analytics. Skema e interfeisit i ngjan një varianti më të hershëm të Facebook-ut por ka dhe disa shtesa që nuk mund t’i gjesh në Facebook, një bibliotekë të madhe me filma dhe programe televizive, ashtu si dhe muzikë që mund të luhet në një player të brendshëm. Ka dhe tiparin ‘Clips’ – që është pak i ngjashëm me TikTok dhe madje një sistem pagese vendase - VK Pay.

2. Odnoklassniki (ok.ru)

Faqja e medias sociale Odnoklassniki siç mund të shikohet në ekranin e smartfonit dhe të tabletave

Natalia Seliverstova/Sputnik

Rrjeti i vetëm social në Rusi ku kartolinat e animuara elektronike dhe dhuratat virtuale janë ende popullore. Njerëzit i shkëmbejnë ato me rastin e Vitit të Ri dhe Pashkës por shpesh edhe për ditëlindjen e presidentit Putin. Projekti u konceptua fillimisht si një mënyrë për të kërkuar shokët e humbur të shkollës – ndaj edhe emri odnoklassniki (“shokë klase”). Ndoshta, kjo kishte ndikuar në përhapjen fillestare të mitit të njohur se rrjeti vizitohet kryesisht nga personat që janë mbi 55 vjeç. Shërbimi i shtypit e mohon deklarimin, duke thënë se numri i përdoruesve mbi moshën 55 vjeçare është vetëm 14 për qind ndër gratë dhe vetëm nëntë për qind ndër burrat.

Rrjeti fut rregullisht tipare të reja – transmetime online me mundësinë e dhurimit, shërbime muzikore, transferime parash nga vende të tjera dhe një platformë me lexime të shumta në mesin e tyre.

3. Telegram (telegram.org

Christoph Hardt/Imago images/Global Look Press

Projekti i dytë madhor i krijuesit të VKontakte Pavel Durov. Ky messenger shumë i njohur përdor kanale (së bashku me biseda te fshehta (të lidhura me pajisjen e përdoruesit), që i lejon përdoruesit të shkëmbejnë mesazhe me një limit kohor, para se të zhduken – të tilla si dokumente, foto private dhe /ose kritika të rivalëve të një politikani. 

Më 12 janar 2021, Telegrami u dërgoi një mesazh të gjithë përdoruesve, duke raportuar se tani ai ka arritur në më shumë se 500 miliona përdorues, me 25 milion përdorues të rinj, që u janë bashkuar në 72 orët e fundit para se të dërgohet memo.

“Njerëzit nuk duan që ta shkëmbejnë më privacinë e tyre me shërbimet e lira. Ata nuk duan më që të robërohen nga monopolet e teknologjisë që duket se mendojnë se mund shpëtojnë për aq sa aplikacionet e tyre kanë një masë të madhe përdoruesish”, tha Durov,  duke shpjeguar  rritjen e ndjeshme në popullaritetin e messengerit.  

4. Yandex.Zen (zen.yandex.com) 

Yandex.zen

Ҫdo platformë e re e “preferuar” e blogerave rusë i lejon përdoruesit për të monetizuar tekstet e tyre. Pamja i ngjason një buletini të pafund lajmesh por pjesa më e mençur është që lejon vetëm ato shkrime që janë verifikuar nga popullariteti i Jandeksit dhe algoritmet e rekomanduara. Platforma filtron tekste me profanitete, poshtërime personale dhe reklamimin e kumarit, alkoolit, duhanit dhe drogës. Çdo lloj perversiteti filtrohet, si përshkrimet e ngjyrosura të lajmeve të fundit ose ngjarjeve që përfshijnë foto të frikshme dhe skena gjymtimesh; kjo mbulon edhe përmbajtje pornografike dhe dhunë reale në formë teksti ose fotografish.

5. Elitsy (elitsy.ru - available in Russian only)Elitsy

E veçanta kryesore e këtij rrjeti është që është i orientuar ndaj të krishterëve orthodhoksë. Ju mund të takoheni me persona të tjerë të besimit, duke përfshirë priftërinj, që janë të gatshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për këshilla. Faqja ofron një hartë që shfaq tempullin më të afërt të adhurimit. Mund të dëgjoni edhe muzikë fetare dhe të ndiqni programe lutjesh.

“Rrjeti ynë nuk është një rrjet social standard” u shpreh autori i saj Valerij Chepukhalin në një intervistë me Meduzën. “Nuk ka liri shprehjeje këtu. Nëse dikush, psh përfshihet në komente të polemizuara politike do të fshihet”.

https://www.rbth.com/science-and-tech/333276-banned-on-twitter-try-these...

MORE:Tendencat