Familje e krishterë me 14 fëmijë lë Amerikën dhe shpërngulet në Rusi

"Rusia mund të mos jetë e përkryer, por në përgjithësi, nuk kam gjetur dot një vend më të mirë. Fatmirësisht, në Rusi, Kisha Orthodhokse po forcohet dhe po ushtron një ndikim pozitiv ndaj kulturës”

40 vjeçari Stiv Mitçell nga Misuri bleu 217 ha tokë në Rusinë qendrore, në provincën Ust-Kalmansky të Altait. Ai ka ndër mend që të ndërtojë një fermë në afërsi të fshatit Verkh-Slyudyanka dhe të jetojë në të me bashkëshorten dhe katërmbëdhjetë fëmijët.

Në intervistën e mëposhtme, Stivi na tregon sesi vendosi të shpërngulej në Altai dhe pse e konsideron Rusinë si vendin më të mirë për familjen e tij.

Steve Mitchell dhe familja e tij

Vite më parë, Stivi po studionte në një universitet e në të njëjtën kohë po studionte për teologji dhe po organizonte një biznes për kositjen e barit. Familja e tij u rrit me shpejtësi dhe në atë kohë merrej edhe me politikë dhe prandaj e la universitetin. Në atë kohë ai nisi të predikojë në kishat protestante, por ndaloi së predikuari para një viti kur interesimi i tij ndaj krishterimit të lashtë e drejtoi në Kishën Orthodhokse.

Momentalisht Stiv jeton në Amerikën perëndimore. Ai e nis ditën në 4.45 duke lexuar Biblën. Ndërsa në orën 7 fillon punën.

Bashkëshortja e tij, Margot, punon e palodhur me fëmijët, duke i shkolluar në shtëpi tetë prej tyre dhe ndihmon edhe në biznesin e të shoqit. Ajo e përkrahu me kënaqësi vendimin e tij për të lëvizur në Rusi.

“Ajo është bashkëshortja, nëna dhe miku më i mirë në botë” thotë Stivi.

Steve Mitchell and his wife Margot
Stiv & Margot Mitchell

Stiv, si vendose që të lesh Amerikën dhe të shpërnguleshe në Rusi?

- Para disa vitesh, unë u interesova ndaj politikës dhe ndonëse dëshiroja që të bëhesha kongresman ose senator. Por 12 vite më parë, fillova të studioj mësimet e Jezusit dhe kjo më ndihmoi të fokusohesha në gjëra të tjera: Perëndia, familja dhe të tjerët që kishin nevojë për ndihmë. Unë kisha besuar më parë se SHBA është vendi më i mirë në botë, por ky paragjykim po lëkundej tani. Dhe fillova të kuptoj që SHBA është shumë imperialist dhe egoist dhe u zhgënjeva me mënyrën sesi i trajton SHBA vendet e tjera.

Përreth kësaj kohe, unë vura re sesi presidenti Putin e kishte kthyer një vend të botës së tretë në një nga kombet me ekonominë në rritje. Më pëlqen ta shoh përparimin e Rusisë nga larg dhe kam vënë re zhvillimin e vrullshëm të kombit rus gjatë 20 viteve të fundit. Në të njëjtën kohë, niveli moral i SHBA-së ka rënë gramatikisht. Kur isha djalosh, nuk mund ta dëgjoje fjalën "homoseksual" pa u turpëruar. Por në 25 vitet e fundit, kultura amerikane ka arritur në konceptin e “transxhenderizmin”Dëgjoj në radio histori për transeksualitetin së paku 4–5 herë në javë. Si besimtar i krishterë orthodhoks unë nuk do doja që t’i rrisja fëmijët dhe nipërit e mbesat e mia nën ndikimin e një imoraliteti kaq të madh.

Në Amerikë njerëzit po çmenden. Shkelësi trajtohet shpesh si viktima. Dhe fëmija në shkollë, që ka lindur mashkull dhe ka një penis, quhet “vajzë”. Ҫmenduri! Ndërkohë që në Rusi nuk kam dëgjuar që të ndodhin gjëra të tilla. Kjo është arsyeja kryesore e shpërnguljes. Kompasi moral në Rusi nuk është zhdukur nga zemra e njeriut.

- Ti je i pakënaqur me imperializmin amerikan dhe admiron Putinin. Por edhe ai qortohet për të njëjtën lloj ambicie.

- Shiko hartën e botës dhe shih se ku ndodhen bazat ushtarake amerikane. Dhe do të shihni që ushtria amerikanë ndodhet në gjithë planetin. Prania e ushtrisë ruse as nuk mund të krahasohet.

Autoritetet amerikane nuk janë të sinqertë, thonë se thjesht duan të ndihmojnë për sjelljen e “paqes” kur në fakt synojnë të shtrijnë hegjemoninë dhe influencën e tyre, vetëm që të fitojnë sa më shumë. Vitet e fundit, nuk mendoj se Rusia është sjellë në këtë mënyrë.

Stiv, cili është plani juaj? Kur do të shpërnguleni dhe çfarë do të bëni në Altai?

- Ҫdo gjë mund të ndryshojë, por ky është plani.  Partneri im i biznesit, Andrea, këtë dimër po lidh sistemin elektrik, po shpon një pus dhe po merr lejen që të shtrojë themelet e një kasolleje.  Ai po merr një jurist që të na ndihmojë të ngremë një fermë.

Sapo gjithçka të jetë gati, shpresoj që djali im i madh të vijë këtu që të ndërtojë gardhin e bagëtive. Ne duhet të ndërtojmë edhe një kompleks përpunimi dhe rezidencial.

Pas 4 deri 5 vite pune, shpresoj që të kem një fermë me kafshë. Atëherë do të jemi gati të shpërngulim tërë familjen.

.

- Ҫfarë lloj ferme dëshiron të ndërtosh?

- Unë jam duke planifikuar një fermë të vogël bulmeti për 10–20 lopë. Ne duam të prodhojmë djathë, gjalpë, kos dhe akullore dhe duam të prodhojmë mish të cilësisë së lartë që mund t’u shiten atyre që duan të ushqehen me ushqime të shëndetshme, organike, të freskëta të fermës. Duam gjithashtu që t’u shesim viça fermerëve të tjerë, të kultivojmë një kopsht të madh dhe të shesim komposto molle dhe pjeshke dhe qershish gjatë dimrit.

- A ke ndër mend që të shpërngulësh të tërë familjen?

- Vetëm Perëndia e di. Unë do të doja që të gjithë fëmijët e mi, të shtatë bijtëdhe shtatë bijat të vijnë me ne. Por mendoj që djali më i madh mund të qëndrojë në Amerikë. Ai është 18 vjeç dhe mund të vendosë që ndihet mirë në Amerikë. Kjo do të ishte shumë e trishtueshme për mua. Por fëmijët e tjerë do të vijnë me mua, nëse vajzat më të rritura nuk do të jenë martuar deri atëherë.

Семья Стива Митчелла Фото: из личного архива героя(ев) публикации

Ҫfarë ndjenjash po përjeton ndërsa përgatitesh për lëvizjen?

- Ne jemi të entuziazmuar dhe shpresojmë që të lëvizim më shpejt sesa është programuar. Askush nuk ka frikë nga kjo. Për fëmijët kjo është një aventurë. Kurse për gruan dhe për mua, ideja e një vendi dhe gjuhe të re është premtuese.

“Por ti nuk e njeh fare gjuhën”

- E vërtetë, por do të marr mësime gjatë këtyre dy viteve. Gruaja ime është mjaft e mënçur dhe do ta mësojë shpejt gjuhën. Fëmijët tanë do të mësojnë lehtë që të flasin rusisht. Ata kanë filluar të studiojnë fjalorin rus dhe të mësojnë fraza.

- Në ç’mënyrë tjetër po përgatiteni që të lëvizni në Altai?

- Unë shpenzoj kohë duke studiuar, për të gjetur gjërat e nevojshme dhe sa do të më kushtojnë. Shpenzoj një pjesë të madhe të kohës duke shikuar në Avito.ru, duke e njohur me çmimet e makinerive bujqësore dhe të kafshëve. Unë jam në kërkim të kërkesave ligjore për t’u marrë rezidencën e përhershme.

- Sa herë keni qenë në Rusi dhe si kërkuat për një vend për fermë?

- Rreth 3.5 vite më parë, vendosa të kërkoj në internet për amerikanë që kishin shkuar në Rusi dhe ishin marrë me ferma. Gjeta një histori në lajme rreth Justus Walker (a.k.a. the “Merry Milkman” – një amerikan i njohur në rusi që po ndërton një fermë familjare në rrethinën e Soneshenskit). Ne korresponduam me email dhe ai më ndihmoi që t’i përgjigjesha pyetjeve të mia.

Në atë kohë isha gati të blija tokë në Rusinë veriperëndimore. Kisha një mik që do të përpiqej me mua për ta blerë atë, por më pas ndërroi mendje. Atëherë nuk dija se ç’të bëja.

Justi më ftoi që të vizitoja dhe arrita në kohën kur ishte shpërngulur nga rajoni Krasnoyarski në Altai. Natyra ishte aq e bukur atje dhe njerëzit aq të mirë e të dashur saqë vendosa të vendosesha atje. Gjashtë muaj më vonë, në mars 2017, vizitova përsëri fermën e Justit dhe vendimi im u përforcua.

Në tërësi, kam udhëtuar në Rusi 5 herë. Kam qenë në Moskë, Novosibirsk, Barnaul, dhe në shkretëtirën Siberiane afër Justit. Ky është një vend i mrekullueshëm, ndoshta më i bukuri që kam parë, ku njerëzit të paktën deri tani janë ende të varfër dhe nuk janë bërë “të shtirur” dhe nuk e kanë humbur mendje e shëndoshë. Nuk kam parë gjëkundi një mikpritje të tillë ndaj meje, një i huaj. Në përgjithësi Rusia është një vend me potenciale të mëdha.

На ферме Джастаса Уолкера в Солонешенском районе.
Ferma e Just Uolkerit në rajonin e Soloneshenskit

- Ka një numër rusësh që thonë se Amerika është vendi më i mirë për të gjetur “jetën e vërtetë”.

- Kam takuar njerëz të tillë në Rusi. Mendoj se i ka mashtruar dëshira për pasuri dhe famë.

- A ke përvojë në ferma? Dhe çfarë je duke bërë tani në përgjithësi tani?

- Unë kam njëfarë përvoje. Kur isha në shkollë punoja në një fermë të madhe. Familja e gruas sime ka një fermë bylmeti në South Dakota. Tani kemi tri lopë të cilët i mjelin fëmijë tanë.  

- Kur kishte edhe vende të tjera që mund t’i plotësonin kriteret e tua të nevojshme pse zgjodhe Rusinë?

- Për të që të qenë i sinqertë, nuk kam gjetur vend tjetër që do t’i përmbushte kriteret kryesore. Ndoshta më ka shpëtuar diçka por për shembull, në vendet e BE, prindërit janë të detyruar që t’i çojnë fëmijët në shkolla qeveritare, ndërsa në Rusi ne mund t’i mësojmë në shtëpi. Ndryshe nga Evropa perëndimore, Rusia nuk e mbështet agjendën homoseksuale. Gjithashtu legjislacioni për emigracionin në Rusi është më i mirë.

Rusia mund të mos jetë i përkryer, por në përgjithësi nuk kam gjetur vend më të mirë. Fatmirësisht në Rusi Kisha Orthodhokse po forcohet dhe po ushtron një ndikim pozitiv ndaj kulturës.

Burimet: altapress.ru / komsomolskaya pravda