Shenjtorët dhe Etërit e Shenjtë Flasin Mbi Vaksinat e COVID-it

Originally appeared at: Monomakhos

Në përgjigje për Jean.

Aspekti me të cilin drejtohet ky diskutim duket se është aspekti shkencor; ose besimi se shkenca është mënyra e vetme për t’i njohur të gjitha. Megjithatë, për shkak se kjo ide mund të provohet me lehtësi se është e gabuar – shkenca e mirë as nuk e justifikon metodën e duhur shkencore – ne duhet të fillojmë të fusim degëzime të reja njohjeje, para se të shpresojmë të fitojmë dituri.

Së pari, si një i krishterë Orthodhoks – i ditur aq sa për të njohur mjaftueshëm teologjinë dhe filozofinë; dhe dëshmitar i superioritetit të tyre mbi format e tjera të mendimit – mësimet, duke përfshirë edhe ato nga shenjtorët dhe etërit, vijnë së pari. Sipas kësaj ne mund të drejtohemi menjëherë tek shenjtorët e të shkuarës që profetizuan me saktësi ngjarjet e ditëve të sotme. Ndërkohë që profecia mund të mos jetë tepër e besueshme, fakti që detajet për periudhat e këtyre profecive janë shumë afër me ato që kanë ndodhur deri më tani, të çon të besosh se pasojat e parashikuara do të jenë po aq të sakta. Shkurtimisht, jerondë Perëndimbajtës e dinë për çfarë po flasin, dhe për kohën për të cilën flasin. Shiko më poshtë për më shumë:

Shën Paisi Athoniti thotë: “Do të dalë një sëmundje për të cilën do të nxjerrin një vaksinë që do të bëhet e detyrueshme e cila do të jetë fillimi i vulosjes”. Këto fjalë janë thënë jo më pak se 30 vjet më parë.  Shën Paisi

Jerond Sava Akileu i Athinës († 2016): Ata na paralajmërojnë që duhet të presim një grip shumë të veçantë. Po si e dinë ata këtë? Sepse ata vetë do ta lëshojnë virusin! Ata do të krijojnë viruse! Kjo nuk do të ndodhë në mënyrë natyrore, një lloj gripi i zakonshëm pandemik, por një i tillë që do ta krijojnë vetë. Çfarë e shkakton këtë sëmundje të re që duket si grip i zakonshëm? Shkaktohet nga një formë mykoplazme (bakterie e njohur për të qenë rezistente ndaj antiobiotikëve). Këto janë termat mjekësore. E do të transferohet tek të tjerët nëpërmjet një vaksine gjoja antivirale. Këtu duhet të jemi mjaft të kujdesshëm. Bota do ta ndiejë nevojën për të marrë vaksinën antivirale por vetë vaksina do të përmbajë sëmundjen mizore, pa pasur asgjë që mund të pengojë përhapjen e virusit te njerëzit. Në asnjë mënyrë nuk duhet marrë vaksina”.  

Jerond Justin Parvu i Rumanisë (†2013) (trupi i të cilit mund të letë lëshuar miro sa ishte gjallë dhe sigurisht gjatë varrimit të tij): “Etërit do të dorëzojnë bijtë, nënat dhe bijat e tyre në vdekje. Ja ne po dëshmojmë përmbushjen e kësaj profecie. Nëse nëna do ta lërë fëmijën të vaksinohet, është njësoj sikur ta dorëzojë për vdekje... Prandaj mos e pranoni këtë vaksinë ose diçka që do t’ju sjellin sot elitat e reja”.

Gjithashtu ekziston një bindje e arsyeshme në Kishë se shenjtorët nuk mund të flasin në mënyrë të besueshme mbi problemet dhe çështjet mjekësore, nëse nuk e kanë studiuar subjektin. Megjithatë kjo është provuar se nuk qëndron nga të paktën dy shenjtorë të kohëve tona, si nga Shën Porfiri (†1991), që pavarësisht se kishte vetëm një edukim shumë të thjeshtë, ftohej nga mjekët për konsultime me pacientët e tyre; dhe Shën Paisi i lartpërmendur. Pasi kishte mbaruar vetëm shkollën fillore, ne lexojmë në jetën e këtij të fundit se, “Ai kishte njohuri të gjëra e mbi çdo fushë, ndonëse nuk ishte marrë me asgjë. Ai ishte informuar për gjërat e botës teksa jetonte në shkretëtirë. Edhe pse larg nga të gjithë, ai ishte shpirtërisht me të gjithë, dhe kishte dashuri për të gjithë botën. Ai dinte shumë gjëra edhe pse nuk kishte studiuar. Ai kishte një komunikim të mirë me shkencëtarët dhe njerëz të tjerë të shquar, duke folur natyrshëm me ta dhe pa asnjë ndjenjë inferioriteti. Përkundrazi, të mençurit e botës konsultoheshin me të... Ai ishte në gjendje që të komunikonte me një gjest përshkrues të dorës informacion për një person ose një situatë të caktuar.”

Me këtë, le të konsiderojmë paralajmërimin që po na japin shumë etër të mbushur me hir në ditët e sotme që të mos shpohemi me vaksinat, pasi janë tepër të rrezikshme.

Jerond Gabriel Athoniti, një nxënës i Shën Paisit, u shpreh në këtë mënyrë më 27 qershor 2021, “Nuk duhet të vaksinohemi! Mjekë të njohur po e thonë këtë. Igumeni i Manastirit të Shën Pavlit tha, ‘Kushdo që vaksinohet do të jetojë më së shumti edhe për 3 deri në 5 vjet’… Ata duan të shpopullojnë botën, prandaj i krijuan vaksinat. Më kanë thënë që do të krijojnë shumë vaksina që do të sundojnë trupin dhe do të studiojnë trurin. Vetëm me një kërcitje gishti ata do të krijojnë hipertension dhe trombozë. Duan të shpopullojnë botën; kanë frikë të shpallin luftë sepse do të rrezikojnë... Nëse e merr vaksinën mund të mos të kesh më shanse që të bësh një gabim tjetër. Sa dekada ka që ekzistojnë e vazhdojnë vaksinat? Askush nuk është detyruar deri tani me forcë që të merrte vaksinën kurse tani po të detyrojnë ta marrësh me forcë, që është diçka e rrezikshme.”

Jerond Partheni i Manastirit të Shën Pavlit në Malin e Shenjtë, mbajti një fjalim më 13 janar 2021, duke thënë se duhet të lutemi që “kjo ligësi, kjo stuhi, kjo sëmundje të mos na godasë”. Në të njëjtin fjalim, jerondi i nderuar thekson se ai nuk bekon asnjë për të marrë vaksinën e koronavirusit, sepse përputhet shumë me çfarë është shkruar në Zbulesën 13, ku përshkruhet se vula do t’u kërkohet njerëzve për të blerë apo shitur, ose për të bërë një jetë normale. Jerondi shton se kjo nuk është njëlloj, por ngjashmëritë janë të dukshme. Jerondi beson se një tregues i veçantë është fakti se kompanitë të cilat prodhojnë vaksinën janë të çliruara nga çdo detyrim ose përgjegjësi, pra po tallen me popullin.

Jerond Efthimi i Kapsalës (Mali i Shenjtë), një nxënës i Shën Paisit, shkruan në një letër të datës 20 qershor 2021 “Ne nuk jemi kundër vaksinave në përgjithësi. Vaksinat e vjetra e të sprovuara kanë shpëtuar shumë jetë njerëzish. Të rejat kanë shumë efekte të padëshirueshme.  Në lidhje me këtë vaksinë specifike, njerëzit janë me të drejtë të frikësuar. Kjo është një vaksinë që u bë e detyrueshme me ligj që përpara se të prodhohej, nga e cila kompanitë prodhuese ishin të përjashtuar nga përgjegjësitë dhe kompensimet dhe u fut në përdorim shumë shpejt para se të testohej mjaftueshëm, që nuk i mbron plotësisht të vaksinuarit dhe çdo ditë mësojmë për efekte serioze anësore dhe vdekjen e individëve të vaksinuar. Ne i mësojmë këto fakte jo vetëm nga statistikat por edhe nga të njohurit e të afërmit tanë … Nëse vaksina do të ishte testuar mjaftueshëm dhe do të mbronte mirë pa efekte anësore dhe vdekje, njerëzit do të ishin të mirë informuar dhe e tërë kjo propagandë e presion do të ishin të panevojshme. Prej një kohë shumë të gjatë janë goditur tashmë njerëzit tanë nga e gjitha kjo çështje e koronavirusit. Le t’i lënë më në fund të gjithë të lirë për të vepruar sipas gjykimit të tyre, pa asnjë presion”.

Jerond Filoteu i Manastirit të Karakalloit, Malin e Shenjtë, më 11 qershor 2921, në një intervistë, ai thotë: “Ne kemi një ndjesi mjaft të qartë, se kjo pandemi nuk ka ardhur rastësisht por është krijuar qëllimisht. Dhe pastaj u shfaq vaksina, gjoja për të reduktuar dhe mposhtur pandeminë. Por ne kemi një ndjesi shumë të qartë se e gjitha kjo është artificiale; është e kontrolluar dhe drejtuar nga disa persona, në realitet, në mënyrë që ata të arrijnë atë që duan-qëllimin e tyre përfundimtar…vulosjen e ardhshme… të mund të zbatojnë jo atë që thuhet publikisht por atë që dëshirojnë. Pra ata po përpiqen të arrijnë synime që janë shumë të rëndësishme për ta. Dhe ata po përgatiten për këtë tani. E shohim pra se në ç’mënyrë diktatoriale ata po përpiqen ta imponojnë vaksinën! Me çfarë indoktrinomi nga mediat dhe interneti! Dhe ne e dimë se po i paguajnë reporterët, kanalet...Po eliminojnë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shumë gjëra. Si mund ta shpjegojmë këtë? Sigurisht nën pretekstin e pandemisë që e kanë krijuar vetë”.

Jerond Sava Agjioriti (Athoniti), me diplomën e Shkollës së Stomatologjisë dhe Teologjisë së Universitetit të Selanikut, ka thënë më 31 Dhjetor 2020: “Ekziston në internet një video ku Bill Geits thotë se nëse kemi sukses dhe çdo gjë shkon mirë me vaksinën së bashku me të gjitha masat e tjera që po marrim, do t’ia dalim të reduktojmë popullimin global me 15 %; dhe ai e konsideron këtë sukses – të eliminojë 1 bilionë njerëz! Dhe na e thotë këtë fare hapur, se kjo ka për të ndodhur nëpërmjet vaksinës. Ka njerëz shumë naivë që ende nxitojnë të marrin vaksinën. Ua kemi borxh që t’i lajmërojmë dhe t’i informojmë për këtë.”

Mitropoliti Neofit i Morfut, Qipro, që shumë e konsiderojnë jerond të mbushur me hir dhe nderues të madh të etërve bashkëkohorë të Greqisë, ka thënë më 13 maj 2021: “ Unë nuk jam vaksinuar deri tani dhe nuk kam ndërmend as në të ardhmen, pasi i konsideroj këto vaksina shumë të rrezikshme. Fundja, në shumicën e intervistave dhe shërbesave të mia që qarkullojnë në internet, unë e kam shpjeguar me përgjegjësi arsyen pse unë refuzoj të vaksinohem.”

Të vazhdojmë, dhe gjithashtu të mos e nënvleftësojmë fare shkencën, ka shumë mjekë të besueshëm të cilët na nxisin që t’i shmangim këto vaksina. Ёshtë e lehtë të gjesh plot shembuj të këtyre mjekëve dhe disa prej tyre i kemi në këtë faqe interneti.

Pastaj është historia e politikës. Nëse ndokush mendon se ia vlen të kërkojë, nuk do të gjejë asgjë më pak sesa letërsinë e shekujve – shkruar nga askush tjetër veçse vetë inxhinierët shoqërorë! – që kanë formuar planin për të pasur një të ardhme me një botë sipas stilit të Frankeshtainit, të përzier me shkencë, arsyetim, paganizëm, komunizëm dhe kapitalizëm. Dhe nëse kaq informacion nuk mjafton për njerëzit, këto synime ruhen në punët e shquara të statuteve të Kombeve të Bashkuara duke përfshirë Axhendën 2030, dhe kërkesën për gjithçka që tashmë po realizohet me ‘pandeminë’.

Vepra kyçe për t’u shënuar për sa i përket kësaj janë ato të Aldousit dhe Julian Huksleit (shkencëtarë të çmendur, filozofë të rremë, dhe/ose pjesëtarë të Kombeve të Bashkuara); Jonas Salk (kumbari i vaksinimit që frymëzoi shpërndarjen e vaksinave, për qëllimin e manipulimit të njerëzve); HG. Wells (autor i Konspiracionit të Hapur, si edhe veprave të tjera, që mbështesnin ardhjen në pushtet të elitës, që rezulton në male të tëra kafkash); Zbigniew Brzezinski (autor i Përtej Dy Botëve, i cili theksoi se “Në të ardhmen, ne do të kemi mjetet për të manipuluar sjelljen dhe funksionimin intelektual të gjithë njerëzve me anë të manipulimit biokimik dhe mjedisor të trurit”).

Lista e mësipërme nuk është e plotë dhe nuk përmend asnjë nga persona si Bill Geits – qëllimet e liga të të cilit duhet të njihen mirë.

Tani, kur dikush merr parasysh gjithë diturinë e mësipërme dhe e krahason me atë çka ofrojnë provaksinuesit, mendoj që zor se mund të bëhet krahasim. Ndërsa ne së fundmi nuk kemi zgjidhje veçse të presim dhe të shohim çfarë vjen pas kësaj, nuk kam pse të mos jem shumë dyshues; të jesh tepër dyshues është e vetmja gjë e arsyeshme për të bërë.

Ese nga Stefan  J.M. 

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español