Ja pse Rusia mund ta nxjerrë shpejt jashtë ligjit festën e Halloween-it

Festa e kundershton hapur besimin e madh te kombit rus 

Së fundmi u ndeshëm me një shkrim të Moscow Times që na bëri të ditur për

një provincë të madhe ruse në të cilën u ndalua festimi i Halloween-it në shkolla. Bëhet fjalë për një provincë të barazvlefshme të një shteti amerikan.  

Siç pritej MT e paraqiti historinë si thjesht një shembull tjetër të çudive ruse.

MT duket e pavetëdijshme për disa prej fakteve bazë rreth vendit të cilat i paraqesin jo në mënyrë të saktë.

Ja një shpjegim nga një faqe interneti serbe amerikane që shpjegon pse krishterimi serb dhe rus gjithashtu e dënon kremtimin e Halloween-it.

Teksti është shkruar nga një shenjtor i kohës sonë i cili ka shpenzuar 10 vitet e fundit të jetës së tij në SHBA, Pensilvani, Shën Nikola Velimirovic (Wikipedia)

Si të krishterë orthodhoksë ne duhet të shqyrtojmë me kujdes çdo aspekt të përfshirjes sonë në botë, aktivitetet, festat e pushimet e saj, për të qenë të sigurt nëse këto përfshirje janë apo jo në përputhje me Besën e Shenjtë Orthodhokse.

Ka kohë që gjithçka që ndodh në botë na kujton se Halloween-i është afër: në shkollë fëmijët tanë po lyejnë kungujt, presin e ngjisin lakuriqët e natës, fantazmat dhe shtrigat, si dhe po mendojnë për të gjetur kostumin ideal që do të përdorin për rreng apo dhuratë.

Shumë prej shkollave tona, organizatave të komunitetit lokal dhe të argëtimit në radio, televizion dhe media do të marrin pjesë dhe do të shfaqin festimet e Halloween-it. Shumë prej nesh do të marrin pjesë në këto festime duke shkuar në festat me kostume, ose duke i çuar fëmijët për rreng apo dhuratë në lagjen tonë pasi të jetë errur më 31 tetor.

Shumë prej nesh do të marrin pjesë në festimet e Halloween-it duke besuar se nuk ka kuptim më të thellë se thjesht një zbavitje dhe kohë interesante për fëmijët. Shumë prej nesh nuk e njohin sfondin historik të festës së Halloween-it dhe kostumeve të saj.  

Festa e Halloween filloi në kohët pre-kristiane në mesin e keltëve britanikë, irlandezë dhe të Francës veriore. Këto popuj paganë besonin se jeta fizike kishte lindur nga vdekja. Prandaj ata e kremtonin fillimin e “vitit të ri” në vjeshtë, në vigjiljen e 31 tetorit dhe gjatë 1 nëntorit, kur siç besonin, fillonte stina e të ftohtit, errësirës, kalbëzimit dhe vdekjes. Të udhëzuar nga priftërinjtë e tyre, druidët, njerëzit i shuanin të gjitha vatrat e zjarrit dhe dritat për të sunduar errësira.

Sipas traditës keltike pagane, shpirtrat e të vdekurve kishin hyrë në botën e errësirës, prishjes dhe vdekjes e bënin përbashkësi të plotë me Samhainin, Zotin e vdekjes, i cili mund të qetësohej dhe miklohej me flijime të djegura për t’i lejuar shpirtrat e të vdekurve të ktheheshin në shtëpi për një vizitë festive gjatë kësaj dite.

Besimi çoi në praktikën rituale të endjes në errësirë të veshur me kostume që paraqesin shtriga, lugatë, zana dhe demonë. Të gjallët hynin në miqësi dhe përbashkësi me të vdekurit nëpërmjet këtij akti imitimi ritual, nëpërmjet kostumeve dhe endjeve në errësirë.

Ata besonin se shpirtrat e të vdekurve mbanin pikëllimin e urisë së madhe gjatë kësaj vizite festive. Ky besim solli praktikën e lypjes si një tjetër imitim ritual të veprimtarive të shpirtrave të të vdekurve në këtë vizitë festive. Implikimi ishte që çdo shpirt i të vdekurve dhe imituesve të tyre që nuk qetësohet me “dhurata” si psh ofrime, do të nxisë zemërimin e Samhainit, engjëjt e shërbëtorët e të cilit mund të hakmerren nëpërmjet një sitemi “rrengjesh” ose mallkimesh.

Në Kishën e hershme orthodhokse keltike strikte, Etërit e shenjtë përpiqeshin t’i kundërviheshin kësaj feste të re pagane duke vendosur Festën e Të gjithë Shenjtorëve po atë ditë (në Lindje kjo festë kremtohet një ditë tjetër). Natën para festës, (vigjiljen e Halloween-it), një shërbesë vigjiljeje, agripnie mbahej dhe një kremtim mëngjesor të Kungatës.

Por pjesa tjetër pagane dhe antikristiane reaguan ndaj përpjekjes së Kishës për ta zëvendësuar festivalin e tyre duke shtuar entuziazmin këtë mbrëmje, prandaj nata para festës së krishterë të të Gjithë Shenjtorëve u bë nata e magjive, dhe e praktikave të tjera okultike, shumë prej të cilave përfshinin përdhosje dhe tallje të praktikave e besimeve të krishtera. Kostumet e skeleteve psh u zhvilluan si një tallje e nderimit të lipsaneve të shenjta nga ana e Kishës. U plaçkitën objekte të shenjta të cilat u përdorën në rite profane.   

Praktika e lypjes u bë sistem përndjekjeje të të krishterëve që nuk pranonin të merrnin pjesë në këto festime. Prandaj përpjekja e Kishës për t’iu kundërvu këtij festivali profan dështoi.

Ky është thjesht një shpjegim përmbledhës i historisë dhe kuptimit të festës së Halloween-it. Ёshtë e qartë se ne si të krishterë orthodhoksë nuk mund të marrim pjesë në këtë festë në asnjë nivel përfshirjeje (edhe sikur ta quajmë zbavitës) dhe se përfshirja jonë në të është një tradhti idhujtare e Perëndisë sonë dhe e Besës sonë të Shenjtë. Sepse nëse i imitojmë të vdekurit duke u veshur me kostume e duke u endur në errësirë, ose duke lypur me ta, atëherë kemi kërkuar me dashje miqësi me të vdekurit, Zoti i të cilëve nuk është një Samhain kelt por Satani, i Ligu që qëndron kundër Perëndisë.

Po ashtu, nëse i nënshtrohemi dialogut të “rrengut ose dhuratave”, ofrimi ynë nuk u shkon fëmijëve të pafajshëm por vetë Satanit.

Le të kujtojmë paraardhësit tanë, Martirët e Shenjtë të Krishterë të Kishës së hershme, ashtu si dhe Martirët tanë të rinj Serbë, që refuzuan, pavarësisht nga ndëshkimet e dhimbshme dhe përndjekjet e tmerrshme për të adhuruar, nderuar ose përkulur para idhujve që janë engjëjt e Satanit. Themeli i Kishës sonë të Shenjtë është ndërtuar pikërisht mbi gjakun  e tyre.

Në botën e sotme të apatisë shpirtërore që është rrënja e ateizmit dhe e largimit nga Perëndia, nxitemi që t’i shpërfillim rrënjët shpirtërore dhe origjinën e praktikave laike kur format e jashtme duken të zakonshme, zbavitëse dhe të padëmshme. Dogma e ateizmit përshkon shumë praktika të tilla duke mohuar ekzistencën e Perëndisë dhe të Satanit.

Kisha jonë e shenjtë, nëpërmjet Jisu Krishtit mëson se vetëm Perëndia gjykon gjithçka që bëjmë dhe besojmë dhe se veprimet tona janë ose për Perëndinë ose kundër Tij. Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve.

Prandaj le të mos i ndezim vatrat e zjarrit ashtu siç bënin keltët paganë dhe të endemi nëpër errësirë duke imituar shpirtrat e të vdekurve. Por le të ndezim kandilet përpara ikonave tona të Slavës dhe së bashku me familjet tona, t’i kërkojmë Perëndisë që të na japë besim e kurajë e t’i ruajmë si të krishterë orthodhoksë në këto kohë tepër të vështira dhe për të na çliruar nga i Ligu.  

-Shën Nikolla (Velimirovic)