Vrasja e Nikollës së II-të është çelësi i ringjalljes së Rusisë (Atë Artemi Vladimirov)

"Për ata që nuk e respektojnë historinë e vendit të tyre dhe i lënë në harresë mundimet e arritjet e stërgjyshërve të tyre janë të privuara nga dinjiteti njerëzor dhe  për të qenë të drejtë nuk mund të quhen një popull, siç na thërret Perëndia të bëhemi me besim, dashuri për vendin tonë dhe gatishmëri për të flijuar së paku diçka të vogël në shërbim të të tjerëve”.

Originally appeared at: Pravoslavie.ru

Ekaterinburg Golgotha. Kush është ai ndër ne që nuk është i vetëdijshëm për atë që është tragjedia më e madhe e shekullit të njëzetë që përcaktoi kthesën në procesin historik të botës.  

Falënderuar qoftë Zoti që Rusia, e cila në këto njëqind vjetët e fundit, e njollosur me mëkatin e apostazisë dhe shkëputjes nga “traditat e lashta” në personin e pjesëtarëve të komandës së ushtrisë që e ndryshoi betimin fetar të besnikërisë së dhënë ndaj carit dhe atdheu tonë të përgjakur dhe gjymtuar, duke vuajtur turpin e tmerrshëm të viteve 1990 si hakmarrje për ateizmin zyrtar, është duke u ngritur tani.

"Tregu i demokracisë sonë” nga Glazunov është një dritare në Rusi gjatë viteve 1990


Ngrihet pa dyshim nga lutjet e martirëve të shenjtë mbretërorë: carit pasionmbartës, lartmadhëria e tij, perandori Nikolla Alexandrovich II, gruaja e tij e nderuar caresha Aleksandra Feodorovna, caresha Aleksej, dhe dukesha e nderuar Ollga, Tatiana, Maria, dhe Anastasia.

Ju e mbani mend miqtë e mi të dashur kohën kur ishte e pamundur në Bashkimin Sovjetik edhe që të shfaqje imazhe fotografike të Carit për dikë ose t’i mbaje ato në shtëpi pa pasur pasoja. Industria e shpifjeve, e themeluar në vitet para revolucionit nëpërmjet shtypit masonik, një lloj volanti, mjerisht nuk ka ndaluar edhe sot.

Por nuk mund ta fshehësh bufin në thes dhe akoma më shumë e vërteta dhe dashuria janë fitimtare, duke e davaritur pak nga pak këtë errësirë të thellë dhe muzgun e ideve të gabuara të historisë së Rusisë. Presidenti ynë shpesh ua kujton qytetarëve rusë mijëvjeçarin e historisë së shtetit, në të cilin thuret një fije e kuqe në fatin e Rurikëve dhe  Romanovëve, ato dinastitë princërore dhe cariste, pjesëtarët e të cilëve u bënë zotërinj të Rusisë përmes vullnetit të Perëndisë, duke ndërtuar fuqinë e mëmëdheut tonë orthodhoks.

"Rusia e përjetshme" Glazunov


Sot, imazhet fotografike të carit, fytyrat vajtuese të tij dhe të familjes së tij — të burgosurit e famshëm të Gatchinës e pastaj ata të Tobolskut, dhe më pas martirët e Ekaterinburgut — janë të ndriçuar dhe shkëlqejnë me aureolën e tyre në ikonat mbretërore.

Dhjetë mijëra janë mbledhur këto ditë në Ekaterinburg. Ju duhet të shikoni tani sesi në Liturgjinë Hyjnore që mbahet në natyrë, si të moshuarit ashtu edhe fëmijët, bashkë me barinjtë dhe grigjën, të urtët e njerëzit e thjeshtë, e gjithë Rusia po kungohet. Duket se jo shumë kohë më parë, Rusia po ecte në  procesionin e kryqit të Velikoretskit, duke shfaqur një durim e trimëri mbinatyrore.

Dhe tani në Uralet gri në Ganina Yama, ku nën mbulesën e errësirës u krye një mbretvrasje me gjymtimin dhe djegjen e trupave erëmirë të pasionmbajtësve mbretërorë, besimtarët tanë po mblidhen për t’u lutur për rilindjen shpirtërore të Mëmëdheut.

Nuk do të pajtohem kurrë me ata që thonë se vetëm muajt e fundit të jetës së tij meritonin lartësimin e carit – si një pasionmbartës, si një person që e vështroi vdekjen në sy dhe e pranoi atë denjësisht me pendim e lutje për mëmëdheun në buzë.

Më falni, por denjësia e çdo cari dhe sundimtari njihet nga një kriter shumë i thjeshtë —shtimi i popullsisë. Popullsia u rrit me 50 miliona gjatë sundimit të Nikolla  Alexandroviç  II. Më tregoni o demografë dhe sociologë se ku, kur dhe në cilin vend u shtua popullsia, dëshironin të jetonin, të ndërtonin, të krijonin dhe të lavdëronin Perëndinë me anë të frytit të duarve të tyre, si në Rusinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë në fillim të shekullit famëkeq njëzetë!

Cari dhe qeveria e krijuar prej tij në kohë të tilla të trazuara, që ia kalonin edhe kohës së “Sheshit te Pavaresise - Maidanit” të poshtër” (ku u zhvilluan protestat e dhunshme në Kiev te Ukraines, quajtur ndryshe Euromaideni, e nxitur nga levizja pro-evropiane), që u pagua nga manipuluesit jashtë vendit në 1905-1907, e kthyen atdheun në ritmin e vet të larmishëm. Po të mos ishte për ryshfetin e dytë, për ndotjen e mendjeve e zemrave nëpërmjet propagandës antikristiane, apo për terroristët që eliminuan Alexandrovich Stolypin-in, i cili ishte i vetmi, si një luftëtar i shenjtë rus që u rezistoi elementeve radikale të marrëzisë, mendoj se do të ishim 500 milion sot. Por le të mos flasim në mënyrë hipotetike, të cilën historia si mësuesja më e mirë nnuk e kupton e as nuk e pranon.  

Le t’i hedhim vështrimin fytyrave të mrekullueshme të pasionmbajtësve mbretërorë dhe na udhëheqshin Car Nikolla Alexandrovich II, dhe familja e tij sakrifikuese me gruan dhe fëmijët mbretërorë, si verbalisht, nëpërmjet ditarëve të tyre ashtu edhe me anë të mënyrës së jashtme, që tërhoqi me miliona zemra në soditjen e bukurisë së mrekullueshme fizike dhe shpirtërore dhe harmoninë e mendjes e zemrës që zotëronte familja mbretërore.

Cari është një shembull i përmbushjes së detyrës së besnikërisë, një njeri që e dinte sesi të përgjigjej për fjalën që kishte dhënë, një njeri që i përmbushte gjithnjë premtimet e tij, një garant i paqes në Evropë, falë heroizmit të tyre Rusia, si kurrë më parë, ishte afër fitores në atë luftë patriotike që krejtësisht në mënyrë të pameritueshme cilësohet si imperialiste në tekstet post-sovjetike.

Sot, kur besnikëria mashkullore dhe vlera janë të mangëta në skajshmëri; kur krerët e familjes nuk hezitojnë t’i braktisin ata të cilët kanë në shtëpi; kur njerëzit kanë harruar se ku qëndron forca e tyre dhe bukuria shpirtërore dhe janë kthyer në renegatë, duke u shërbyer pasioneve të tyre; sot vështrimi i qetë dhe disi i pikëlluar i të pandehurit dhe plot me besim të fuqishëm në providencën e Perëndisë na qetëson.

Prej tij, cari rus, ne duhet të mësojmë besim e besnikëri, e nderim,  që i jepen një herë e përgjithnjë Perëndisë dhe atdheut. Ne na duhen njerëz të tillë sot, mbi supet e fuqishme të të cilëve mund të mbështeten shokët e tyre të jetës. Ne na duhen etër të tillë, autoriteti i të cilëve do të jetë i palëkundur për fëmijët e tyre. Cari ynë i kombinoi mrekullisht brenda vetes trimëri dhe butësi.  

Askush nuk e pa atë të zemërohej por ai përmbahej në mënyrë të mrekullueshme. Por vështrimi i tij mbretëror, lëvizja e gishtave të tij, e një nga fjalët e tij udhëzonjëse ua mbyllte gojën edhe njerëzve më të pacipë, të guximshëm e të pashtruar sepse para fjalëve të carit shkonin veprimet e tij, sepse hiri i vajosjes, që i ishte përcjellë atij në misterin e martesës, u shumëfishua pareshtur nga mundimet e tij ditë e natë për të mirën e kombit.

Caresha. Po, shoqëria e lartë bëri shumë për ta përlyer këtë shok besnik të bashkëshortit të saj mbretëror. Sa miliona dollarë të kthyer në të gjelbër nga zemërimi u konsumuan nga kjo shpifje e neveritshme!

Kundërshtarët e atdheut nuk e përçmuan ndonjë insinuatë për të njollosur fytyrën e shkëlqyeshme të Careshës Aleksandra Feodorovna. Ata e fajësuan atë në lidhje me  Gregori Rasputin, e quajtën gjermane, e paditi për tradhti, e quajti puritane, të ftohtë dhe arrogante.

Ajo i duroi me butësi të gjitha këto sepse Krishti e dinte sesi të heshtte përpara “dëshmitarëve” të paguar, përpara Sanhedrinit, mbushur me blasfeminë dhe krenarinë që e bën njeriun  të çmendur dhe të sëmurë pa shpresë.

Ёshtë një akt heroik i përditshëm për të ruajtur praninë e frymës, vullnetit të mirë dhe një buzëqeshjeje për subjektet tuaja. Ёshtë një akt heroik, dhembshurie dhe bamirësie për të cilin njerëzit nuk përhapën ndonjë informacion në internet ose në gazeta.

Por kur shpërtheu Lufta e Madhe, duke shkëmbyer fustanet e saj të bukura me uniformën e infermieres, së bashku me bijat e saj, Caresha u pastronte qelbin e plagëve ushtarëve rusë, ishte e pranishme në operacionet e tyre, i inkurajonte të lënduarit me fjalë e vepra dhe shërbente çdo ditë në spitalet e ngritura brenda pallateve mbretërore.

Pikturë nga Pavel Ryzhenko


Ajo lutej pa u lodhur për Rusinë, për popullin e saj, - ashtu e dobët, e brishtë dhe lehtësisht pre e tundimeve, por jashtëzakonisht e dashur dhe e ndjeshme ndaj shfaqjeve të dashurisë, me të cilat zemra e careshës sonë ishte aq e pasur.  Ajo nuk i besonte askujt tjetri për t’u mësuar fëmijëve  Ligjin e Perëndisë, por e bënte vetë, ashtu si i ushqente ata me qumështin nënës së tyre.

Për të kultivuar sot shpirtra të pastër e të dëlirë, për të kultivuar të panjollë, zemra të papërlyera, për t’i edukuar sa më mirë fëmijët tanë, pa kryeneçësi apo shkëputje nga prindërit e tyre por vetëm një nderim të pafund ndaj autoritetit të tyre, është detyra më e lartë.  

Duket praktikisht e padurueshme për prindërit modernë, pa tërhequr ndihmën e Perëndisë në punët e tyre nëpërmjet jetëve të tyre të perëndishme.

Duke vështruar fytyrat e Ollgës, Tatianës, Marisë dhe Anastasias dhe shprehjen serioze në fytyrën e Carit të ri Alekseit, i cili ëndërronte të ishte një udhëheqës i mirë dhe thoshte shpesh se nuk do të kishte asnjë njeri jo të lumtur ose të sëmurë në mbretërinë e tij, e fytyrat e tyre të pikëlluara, ne shohim në ta engjëjt mbrojtës të të rinjve e fëmijëve tanë, që mund të zhduket pa lënë asnjë gjurmë duke u futur në analet e historisë së botës nëse nuk merr si stafetë, një llambë besimi nga paraardhësit tonë – besën orthodhokse, besën e atyre që mund të shohin, besimin që i ngrohte zemrat e pasionmbajtësve mbretërorë.

Të jesh në gjendje që të mos fundosesh në dëshpërim nga parazitët, të cilët nëpërmjet pranisë së tyre prekin shqisat dhe trazojnë zemrat e princeshave të virgjëra, të jesh në gjendje t’i paraprish vdekjes por pa u dëshpëruar dhe pa u hidhëruar, dhe sipas Ungjillit të lutesh për ekzekutuesit tuaj nuk është thjesht një art, aftësi, ose mjeshtëri por është një podvig, që njerëzit e rrallë në histori mund ta imitojnë.

Prandaj shumë njerëz jo të sinqertë dhe cinikë sot u drejtohen të gjitha përpjekjeve të udhëheqësve të korruptuar dhe kalemxhinjve të papërvojë për të zvogëluar domethënien e familjes mbretërore për fatin e Rusisë dhe të ardhmes së saj.

Ne shpresojmë me të vërtetë që liria e shfrenuar e disinformacionit masiv në shoqërinë tonë do të zëvendësohet shpejt nga një censurim i shëndetshëm që u mbyll gojën atyre që kanë një ndërgjegje të plagosur, atyre që i përkasin agjentëve të shkatërrimit, që Aleksander Sergeeviç Pushkin i quante të degjeneruar.

Për ata që nuk e respektojnë historinë e vendit të tyre dhe i lënë në harresë mundimet dhe arritjet e etërve dhe nipërve të tyre privohen nga dinjiteti njerëzor dhe me të drejtë nuk mund të quhen madje as popull, që Perëndia na thërret të jemi me besim, dashuri për vendin tonë dhe gatishmëri për të sakrifikuar diçka të vogël në shërbimin e tjetrit.

Sot, të rrethuar nga pasionmbajtësit mbretërorë dhe martirët, duke e drejtuar vështrimin tonë te trupat e tyre të kryqëzuar, ne shprehim o vëllezër e motra besimin e shpresën tonë të patundur që falë lutjeve të Martirëve mbretërorë, bota ruse e ngjallur në atdheun tonë do të gjejë atë statusin e nevojshëm për shpëtimin e tërë kozmosit nga fryma e pabesisë, korrupsionit dhe krenarisë satanike.

(Ju mund t'i shikoni te gjithe artikujt e botuar rreth Ate Artemi Vladimirov, autorit te ketij shkrimi, ketu)

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español