Summer Fund Drive
Synami: $10,000
Mbledhur: $4,389
44%
154 Përkrahës
20 Ditë kanë mbetur

Për t’u bërë të lumtur, ndiqini këto rregulla të thjeshta nga një shenjtor i krishterë orthodhoks Saint

Ja abetarja e lumturisë shpirtërore

Episkop Nikolai Velimirovic (1881-1956) ka qenë një theolog me influencë të lartë dhe një orator i talentuar. Gjatë pushtimit të atdheut të tij, Jugosllavisë prej nazistëve, ai u çua në një kamp përqendrimi. Pas çlirimit, ai u shpërngul në SHBA, ku vazhdoi të ndikonte shumë ndaj Orthodhoksisë në Amerikë. Ai punoi për unitetin në mes të kishave Orthodhokse dhe i përmirësoi marrëdhëniet me anglikanët dhe episkopalianët. Ky shenjtor i kohës së sotme ka shumë për të na ofruar sot, sepse i pa me sytë e tij shumë prej asaj me të cilën po përballemi...


Ti pyet me një ton habie të zërit se çfarë duhet të bëjmë për të pasur një jetë më të mirë? Nuk jam unë që do t’ju përgjigjem, por një njeri i shenjtë …

Ata thonë se një herë në Egjiptin e lashtë njerëzit filluan të luftonin, siç bëjnë sot. Atëherë dy miq nga Aleksandria vendosën që të udhëtonin nëpër botë për të gjetur së paku një person të mençur dhe të lumtur. Pas një kërkimi të gjatë dhe të pafrytshëm ata erdhën te një shenjtor që jetonte i vetëm në pyll. Ai u përkul me nderim të thellë dhe i mirëpriti në shpellën e tij me gëzim. Pas diskutimeve të gjata dhe pyetjeve endacakët bënë çmos që të gjenin një njeri në të cilën gjendeshin të kombinuara urtësia dhe lumturia. Prandaj thërritën: “O njeri i Perëndisë, por ne nuk mund të jetojmë ashtu siç jeton ti! Pra si mund ta fitojmë lumturinë?” Njeriu i Perëndisë nisi të qajë, duke i ngritur sytë e përlotur dhe tha: “Por ju nuk keni pse të jetoni si unë! Por që të jeni të lumtur, ndiqni këto rregulla:

                                                             ‘Një endacak’ nga Vasily Perov

– mendoni për Perëndinë së paku aq sa mendoni për njerëzit;

– kini frikë nga Perëndia së paku aq sa keni frikë nga njerëzit;

– nderojeni Perëndinë së paku aq sa i nderoni njerëzit;

– lutjuni Perëndisë së paku aq sa i luteni njerëzve;

– mbështetuni te Perëndia së paku aq sa mbështeteni te njerëzit;

– kërkojini ndihmë Perëndisë së paku po aq sa u kërkoni ndihmë njerëzve;

– përmbusheni ligjin e Perëndisë së paku po aq sa përmbushni ligjin e njeriut;

– falënderojeni Perëndinë së paku aq sa i falënderoni njerëzit;

– lavdërojeni Perëndinë së paku aq sa i lavdëroni njerëzit!”.

Pasi e dëgjuan këtë mësim për jetën miqtë e lumtur u kthyen në shtëpi. Kjo është përgjigjja edhe për pyetjen tënde, vëlla Stefan. Dhe shpallja me zë të lartë komshiut tënd. Dua të shtoj vetëm diçka: pa e studiuar këtë abetare të thjeshtë askush nuk mund të studiojë manualet më të vështira.

Letrat misionare, Letra 108 për Stefan D., ndaj pyetjes “çfarë të bësh për të pasur një jetë më të mirë?”