Si e preku familjen perandorake braziliane mrekullia e një shenjtori rus

Si mundi te ndikoje nje murg i shenjte nga Rusia e akullt ne Shtepine Perandorake te nje vendi tropikal si Brazili? 

Transkripti:

Historia sesi Shën Sava Storojevski u ndesh me kronikat e vendit tonë tropik filloi me një incident të jashtëzakonshëm gjatë luftës së 1812.

Princ Eugjen Beauharnais, nipi i Napoleonit, Viceroi i Italisë, ishte gjeneral i trupave të Napoleonit dhe mori pjesë në operacione ushtarake kundër Rusisë gjatë luftës së 1812. Në atë rast ai pushtoi dhomat e manastirit Storojevski, dhe ushtarët e tij filluan të plaçkitin, pa kursyer as tempujt dhe ikonat e shenjta.

Një natë, princi u shtri për të fjetur dhe pa në ëndërr një jerond të nderuar që hyri në dhomë dhe i tha:

"Mos e lejo ushtrinë tënde të plaçkitë manastirin. Nëse bën atë që të urdhëroj, Perëndia do të ketë mëshirë për ty dhe do të kthehesh shëndoshë e mirë në vendin tënd. Dhe pasardhësit tuaj do t’i shërbejnë Rusisë”.

Gjenerali Eugjen Beauharnais u zgjua krejt i habitur. Ëndrra dukej shumë reale. Shkoi në kishë, ku pa një ikonë fytyrën e murgut Sava, të cilin e dalloi si mysafirin e tij të natës. Pastaj ai ndoqi këshillën e jerondit. Francezët nuk e plaçkitën manastirin. Si pasojë, Eugjen Beauharnais ishte një nga gjeneralët e paktë që kishin mbetur gjallë nga ajo luftë dhe nuk ishte plagosur në një betejat e mëpasshme.

Dhe historia ka një fund të pazakontë. Në 1839, djali i Beauharnaisit, Maksimiliani, duka i Lehtinbergut, arriti në Rusi dhe së bashku me familjen perandorake ruse, vizitoi manastirin. Ata nderuan lipsanet e murgut Sava, siç i kishte premtuar të atit. Po në atë vit, ai i propozoi princeshës Maria Nikolaevna, të bijës së perandorit rus Nikolla i I-rë. Pas dasmës, nusja dhe dhëndri u vendosën në Shën Peterburg. Prandaj pasardhësit e tij i shërbyen Rusisë, siç ishte parashikuar nga Shën Sava.

Për shkak të ngjarjeve të 1917, familja e dukë Maksimilianit duhet të shkonte jashtë vendit. Fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e tij jetojnë tani në Francë, Gjermani, SHBA, Belgjikë dhe Australi. Ata janë të gjithë orthodhoksë dhe kanë emra rusë. Dhe murgu nderohet si pajtori i tyre.

Por cila është marrëdhënia midis këtyre ngjarjeve të njohura dhe familjes perandorake braziliane?

Princ Eugjeni Beauharnais, që mori hirin  e Shën Savës, ishte babai i Zonjë Amelisë, gruaja e dytë e perandorit D. Pedro I-rë dhe perandoreshës së Brazilit nga 1829 në 1834. Prandaj, pjesë e kësaj mrekullie të madhe të tokës së ftohtë ruse erdhi për të ngrohur vendet tona tropike.

Lutjet e Shën Savës t’i sjellin paqe e begati atdheut tonë, Brazilit. Sepse na nevojitet.