Shenjtori Modern Legjendar – 8 Mënyrat Kryesore sesi të bëhesh një njeri më i mirë

Edhe pse ishte një asket i madh, këshilla e tij është e shkurtër, e thjeshtë dhe e aplikueshme në ditët tona

Originally appeared at: Pravmir

Shënimi i redaktorit: Shën Paisi (1924–1994), një shenjtor që ka jetuar si murg në Malin e Shenjtë Athos, në Greqi, nderohet shumë nga Rusët. Librat e tij janë tepër të njohura në Rusi—ndoshta më tepër se sa në Greqi. Edhe pse ishte i mirënjohur për asketizmin e tij, këshilla e tij ishte e mirë dhe e thjeshtë  

Me poshte kemi keshillen e Shën Paisit mbi rritjen shpirtërore pasi iu kërkua bekimi nga një vizitor:

1. Duhet të kujdesesh për pastrimin e shpirtit tënd çdo ditë.

2. Duhet të përdorësh drejtësinë e shenjtë dhe jo logjikën, sepse vetëm atëherë hiri i Krishtit do të zbresë mbi ty.

3. Përpara se të bësh diçka, mendo nëse Krishti do që ti ta bësh atë; pastaj vepro sipas kësaj.

4. Duhet fillimisht që ta praktikosh bindjen, që më pas t’u flasësh të tjerëve për virtytin e bindjes.

5. Kur i thua njerëzve “jo” duhet të jetë “jo”, dhe “po” të jetë “po”. Mos u shtir, por thuaj atë që mendon, edhe nëse e lëndon personin tjetër; megjithatë, thuaje në mënyrë të sjellshme, dhe jep disa shpjegime.

6. Gjithmonë ji i vëmendshëm për çfarë i kënaq murgjërit e tjerë dhe jo çfarë të kënaq ty.

7. Çdo ditë lexo një pasazh nga Dhiata e Re, për pastrimin e shpirtit.

8. Mos shiko se ç’bëjnë të tjerët, ose të analizosh si dhe përse e bëjnë. Qëllimi yt është pastrimi i shpirtit tënd dhe nënshtrimi i plotë i mendjes sate në hirin e shenjtë. Bëj gjithçka për qëllimin tënd; lutu, studio, thuaj me përulësi lutjen e Jisuit, duke ditur se ti ke nevojë absolute për mëshirën e Perëndisë.  Me fjalë të tjera, kushtoji vëmendje punës tënde shpirtërore.

Kjo është një këshillë nga e cila mund të përfitojmë të gjithë.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español