Summer Fund Drive
Synami: $10,000
Mbledhur: $4,389
44%
154 Përkrahës
20 Ditë kanë mbetur

Shenjtori i madh serb ofron një shpjegim të thjeshtë për krizën ekonomike botërore (Shën Nikolai Velimirovic)

"Më parë evropianët kur u binte ndonjë fatkeqësi, përdornin fjalën “gjykim” në vend të fjalës “krizë”. Këto kohë fjala “gjykim” zëvendësohet me fjalën “krizë”, një fjalë e qartë me një më të paqartë.

Episkop Nikolai Velimirovic (1881-1956) ka qenë një theolog me influencë të lartë dhe një orator i talentuar. Gjatë pushtimit të atdheut të tij, Jugosllavisë prej nazistëve, ai u çua në një kamp përqendrimi. Pas çlirimit, ai u shpërngul në SHBA, ku vazhdoi të ndikonte shumë ndaj Orthodhoksisë në Amerikë. Ai punoi për unitetin në mes të kishave Orthodhokse dhe i përmirësoi marrëdhëniet me anglikanët dhe episkopalianët. Ky shenjtor i kohës së sotme ka shumë për të na ofruar sot, sepse i pa me sytë e tij shumë prej asaj me të cilën po përballemi...


Po më pyet, o njeri i Perëndisë, nga e ka prejardhjen kriza në ditët tona, dhe çfarë do të thotë. Cili jam unë të më drejtosh pyetje për një mister kaq të madh? “Të flasësh kur ke diçka më të mirë (për të thënë) se heshtja” thotë shën Grigor Theologu. Dhe ndonëse shoh se heshtja tani është më e mirë nga çdo fjalë, nga dashuria për ty, do të shkruaj çfarë mendoj në lidhje me pyetjen tënde.

Fjala “krizë” është greke, dhe do të thotë “gjykim”. Në Shkrimin e Shenjtë fjala “gjykim” përdoret shumë herë. Në Psalmet lexojmë: “Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin” (Psalmi  1: 5). Në një vend tjetër thuhet: “Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drejtësinë tënde” (Psalm. 101:  1). Solomoni i urtë shkruan, se gjykimi do të vijë nga Zoti për çdo njeri” (Fj. Urta 29:26). Vetë Shpëtimtari tha: “Sepse Ati nuk gjykon askënd por gjithë gjyqin ia dha Birit” (Joan. 5: 22).  Apostull Petro shkruan “sepse arriti koha të niset gjyqi nga shtëpia e Perëndisë” (1 Pjetrit  4: 17).

Zëvendësoje fjalën “krizë” me fjalën “gjyq, gjykim” dhe lexo: Unë do të këndoj për mëshirën dhe krizën”. Kriza do të vijë për çdo njeri nga Zoti”. “Ati ia dha tërë krizën Birit”.

Deri tani evropianët përdornin fjalën “gjyq, gjykim”  në vend të fjalëz “krizë”, sa herë dhe nëse i zinte ndonjë fatkeqësi. Tani fjala “gjykim” është zëvendësuar me fjalën “krizë”, një fjalë e qartë me një më pak të qartë. Edhe kur ndodhte thatësi, përmbytje, luftë apo epidemi njerëzit do të thonin “gjykimi i Perëndisë!” Ndodhnin tërmete, karkaleca dhe fatkeqësi të tjera, dhe prapë thonin të njëjtën gjë. Prandaj kriza është për shkak të thatësirës, për shkak të përmbytjes, luftërave dhe epidemive. Dhe njerëzit e shohin katastrofën e tanishme ekonomike, apo financiare si gjykim të Perëndisë por e quajnë “krizë” dhe jo gjykim.  Dhe kështu vështirësia të shumëfishohet nga mungesa e arsyetimit. Sepse kur fjala e qartë “gjykim” thuhej, arsyeja për shkak të së cilës erdhi vështirësia ishte e qartë dhe Gjykatësi që e lejoi atë u bë i njohur dhe po ashtu edhe qëllimi për të cilën u lejua. Por pasi u zëvendësua fjala “gjykim” me fjalën “krizë”, që është e paqartë për shumë veta, askush nuk mund ta shpjegojë pse ndodh, prej kujt dhe për ç’arsye. Dhe ky është i vetmi dallim midis krizës së sotshme nga kriza që vjen nga thatësia ose nga përmbysja ose lufta ose sëmundja ose përmbytjet apo tundime të tjera.

Më pyet për shkakun e krizës së sotshme, ose gjykimin e Perëndisë? Arsyeja është po ajo. Shkaku i çdo thatësire, përmbytjeje, epidemie ose fatkeqësie tjetër është

është po ai që është shkaku i krizës së sotshme: apostazia (largimi) i njerëzve nga Perëndia. Mëkati i këtij largimi nga Perëndia ka rezultuar edhe në këtë krizë, që Zoti e ka lejuar në mënyrë që të zgjojë njerëzit, t’i bëjë të vijnë në vete, që të pendohen dhe të kthehen te Ai. Kriza është në masë proporcionale me mëkatet. Dhe Zoti i përdori vërtet mjetet bashkëkohore për t’u mësuar njerëzve të kohës sonë: goditi bankat, bursat, shkëmbimet valutore e tërë sistemin financiar. Ai i ktheu përmbys tryezat e këmbyesve të parave ashtu siç bëri dikur në tempullin e Jerusalemit. Shkaktoi panik të paparë ndonjëherë midis tregtarëve dhe para-këmbyesve. Shkaktoi ngatërresë, trazira dhe frikë. Të gjitha këto i bëri që të zgjohen, të pendohen e të kujtojnë Perëndinë të mençurit krenarë evropianë dhe amerikanë. Që ata të cilët janë të lidhur fort pas rehatisë materiale të kujtojnë se kanë shpirt, të pranojnë paudhësitë e tyre dhe të bien përmbys përpara Perëndisë Shumë të Lartit,  Perëndisë së gjallë.

Deri sa do zgjasë kriza? Deri sa të paudhët krenarë të dorëzohen përpara të Plotfuqishmit. Derisa njerëzit ta kuptojnë se duhet ta përkthejnë fjalën e paqartë “krizë” në gjuhën e tyre amtare dhe të shpallin me psherëtima pendimi: “gjykimi i Perëndisë!”

Prandaj edhe ju o atë i ndershëm duhet ta quani “krizën” “gjykimin e Perëndisë” dhe do të kuptoni kështu gjithçka.  

Përshëndetje dhe paqja e Zotit qoftë mbi ju!

Burimi: spcsantiago