Shenjtori i famshëm rus parashikon fundin e botës – Profeci të Shën Serafimit të Sarovit

"Satani ishte revolucionari i parë dhe prandaj ra nga qielli ... Prandaj të gjitha shoqëritë revolucionare, të fshehura ose të hapura, nën cilido emër të jenë, sado tërheqëse të jenë në dukje, kanë një synim të përbashkët: shkatërrimin e plotë të krishterimit dhe shtrimin e rrugës së antikrishterimit përballë hyrjes së Antikrishtit në botë”.

Shen Serafimi i Sarovit 

Shën Serafimi i Sarovit është një nga shenjtorët më të njohur në Rusi. Ai lindi më 19 korrik 1754 dhe jetoi në Kursk, Rusi. Kur ishte djalosh, ai dëshironte të lexonte jetë shenjtorësh, të merrte pjesë në shërbesat e kishës dhe të shpenzonte kohë në lutje. Në moshën 18 vjeçare, vendosi të bëhej murg. Nëna e tij e bekoi atë me një kryq të madh bakri, që e mbajti sipër rrobave të tij gjatë gjithë jetës.

Shën Serafimi jetoi në shkreterirë, jo larg manastirit të Sarovit. Kafshë të egra si arinj, lepuj, dhelpra dhe të tjera vinin në kasollen e tij dhe ishin në paqe me të. Matrona Plescheeva, jerondesha e  manastirit Diveevo, e pa madje me syte e vet Shën Serafimin duke ushqyer një ari të egër prej dorës së tij. Gjatë jetës së tij, ai u shërua mrekullisht në më shumë se një rast dhe pa vizione të shumta të Krishtit, Marisë, engjëjve dhe shenjtorëve të ndryshëm.

Me mijëra njerëz nga të gjitha fushat e jetës filluan të vizitonin Shën Serafimin. Të gjithë e shihnin se ai ishte i butë, i gëzueshëm dhe i sinqertë. Ai e përshëndeste çdo njeri me fjalët: "Krishti është ngjallur, gëzimi im!” Dhe ai shpesh jepte këtë këshillë"Fito një frymë të qetë dhe përreth teje me mijëra do të shpëtohen”. Ai përkulej me nderim në tokë para kujtdo që vinte ai.  

Shën Serafimi mori dhuratën e profecisë. Para vdekjes së tij në 1833, ai profetizoi shumë prej sprovave të ardhshme që do të binin mbi Rusinë dhe tërë botën. Ai profetizoi përndjekjet e mëdha që do të godisnin Rusinë gjatë viteve të komunizmit dhe përtëritjen e rritjen e Kishës që do të ndodhte më pas. Ai foli për Antikrishtin dhe qeverinë e ardhshme botërore.


Profecitë e Shën Serafimit të Sarovit

Para lindjes së Antikrishtit do të bëhet një luftë e madhe dhe e gjatë e një revolucion i tmerrshëm në Rusi, që i tejkalon të gjitha caqet e imagjinatës njerëzore, sepse masakra do të jetë e tmerrshme. Rebelimet e Riazanit, Pugaçevit dhe Revolucioni Francez nuk do të jetë asgjë në krahasim me atë që do të ndodhë në Rusi.

Shumë njerëz që janë besnikë ndaj atdheut do të shuhen, pronat e kishës dhe manastiret do të plaçkiten; kishat e Zotit do të përdhosen, pasuritë e njerëzve të mirë do të plaçkiten, dhe ata do të vriten, lumenj gjaku rus do të rrjedhë.

Por Zoti do të ketë mëshirë ndaj Rusisë dhe do ta sjellë atë përgjatë rrugës së vuajtjeve të mëdha në lavdi . . .

~

Çdo gjë që mban emrin etiketën e “Decembristëve”, “Reformatorëve”, ose i përket “partisë që synon përmirësimin e jetës”, është një anti-krishterim, që do të sjellë shkatërrimin e Krishterimit në botë — duke shkatërruar pjesë të Kishës Orthodhokse – dhe që së fundi do të përfundojë me fronëzimin e Antikrishtit në të gjitha kombët e botës, përveç Rusisë.

Ajo do t’i bashkohet një trupi të vetëm të bashkuar me të tjerë kombe sllave dhe do të jetë një oqean i madh, para të cilit të gjitha fiset e tjera të botës do të dridhen nga frika.

Dhe kjo është po aq e sigurtë sa 2+2=4.

~ Konstandinopoja dhe Jerusalemi do të banohen nga fuqitë e kombinuara të Rusisë dhe të tjerëve. Me shpërbërjen e Turqisë gjithçka do t’i bashkohen Rusisë e cila me forcat e bashkuara të shumë shteteve të tjera do të marrë Vienën dhe rreth 7 milion vjenezë vendas do të mbeten ... dhe atje territori i perandorisë austriake do të ndërtohet.  

Francës, për hir të dashurisë që ka për të Tërëshenjtën do t’i jepen rreth 70 milion francezë me kryeqytetin në Reims, ndërsa Parisi do të rrënohet krejtësisht. Shtëpia e Napoleonit do t’i jepet Sardenjës, Korsikës dhe Savojës.

~

Kur Perandoria Ruse të marrë 180 milionë banorë nën sundimin e vet, duhet të presim shfaqjen e Antikrishtit.

Antikrishti do të lindë në Rusi midis Petersburgut dhe Moskës, në atë qytet të madh që do të formohet pas bashkimit të të gjitha fiseve slave me Rusinë.  Do të jetë kryeqyteti i dytë i Mbretërisë Ruse dhe do të quhet “Moskë-Petrograd”, ose “Qyteti i Fundit”.

Jisu Krishti, Perëndi-Njeriu i vërtetë, Biri i Perëndisë Atit prej Shpirtit të Shenjtë lindi në Israel, ndërsa Antikrishti i vërtetë do të lindë ndër sllavët dhe rusët. Ai do të jetë biri i një virgjëreshe kurorëshkelëse të fisit të Danit dhe biri i djallit, përmes transferimit artificial prej farës së burrit. Shpirti i errësirës do të banojë me të në barkun e saj.

Por njëri prej rusëve që do të jetojë deri në lindjen e Antikrishtit, ashtu si Simeoni Hyjmarrësi, që e bekoi Foshnjën Jezus dhe ia shpalli botës lindjen e tij, do të mallkojë antikrishtin në lindjen e tij dhe do t’i kumtojë botës se ai është antikrishti i vërtetë

~

Judenjtë u shpërndanë në gjithë faqen e dheut sepse nuk e pranuan dhe njohën Zotin Jisu Krisht. Por në kohën e Antikrishtit shumë Judenj do të kthehen te Krishti, sepse do të kuptojnë se Mesia të cilin e presin gabimisht nuk është askush tjetër përveçse Ai për të cilin Zoti ynë Jisu Krishti ka thënë: “Unë kam ardhur në emrin e Atit tim, e nuk më pranoni. Në ardhtë tjetër në emrin e tij, do ta pranoni atë”

~

Satani ishte revolucionari i parë dhe prej këtij rebelimi ra prej qiellit. Midis mësimit të pasuesve të tij dhe mësimit të Zotit Jisu Krisht nuk ka asgjë të përbashkët por ekziston një hendek i thellë. Zoti i thërret njerëzit që t’i ndjekin urdhërimet e Tij dhe prandaj Ai e fton njerëzimin në parajsë ku banon drejtësia. Fryma e errësirës premton ndërtimin e parajsës në tokë.  

Pra të gjitha shoqëritë revolucionare, të fshehura ose të hapura, nën cilido emër që të shfaqen, sado tërheqëse të jetë pamja e tyre, kanë një synim të përbashkët: shkatërrimin e plotë të Besimit të Krishterë dhe hapjen e rrugës për ardhjen e antikrishterimit dhe futjen e Antikrishtit në botë. Fytyrat e njerëzve (qoftë edhe ata shpirtërorë) provojnë se këto mësime ndjekin njëri-tjetrin, që të puqen me njëri-tjetrin.

~

T’i përziesh këto mësime së bashku, për të pajtuar Perëndinë me Belialin është çmenduri. Dhe nuk është vetëm mospëlqyese për Perëndinë, por është blasfemuese. Dhe Zoti, paralajmëron për këtë duke thënë: “Shumë do të vijnë në emrin tim dhe do të thonë se janë Unë” (pra, shumë njerëz do të përpiqen të predikojnë si unë) – Mos u besoni atyre.

~

Para lindjes së antikrishtit në Kishën Ruse do të dalë një Patriark. Pastaj do të mbahet Sinodi i 8-të Ekumenik, që ka si qëllim:

  1. Të sigurojë një paralajmërim përfundimtar kundër verbimit shpirtëror të përhapur gjerësisht – largimin e të Krishterëve nga Zoti Jisu Krisht;
  2. Bashkimin e të gjitha Shenjtorëve të Krishtit dhe veprën e unifikuar të Kishës kundër trendit antikristian që sa vinte po forcohej — nën një Krye të vetëm, Krishtin Jetëdhënës dhe nën velin e Lavdërimit të Nënës së Tij;
  3. Mallkimin përfundimtar të Masonerisë, Iluminatit, Jakobinizmit  dhe të gjitha grupeve të tilla, nën drejtuesit kryesorë të cilët kanë vetëm një synim: nën pretekstin e begatisë së plotë tokësore egalitariane dhe me ndihmën e njerëzve të cilët janë bërë fanatikë prej tyre, për të krijuar anarkinë në të gjitha shtetet dhe për të asgjësuar Krishterimin në mbarë botën dhe së fundi, nëpërmjet fuqisë së arit të përqendruar në duart e tyre, për t’ia nënshtruar tërë botën antikrishterimit në personin e një cari të vetëm autokratik,  që lufton kundër Perëndisë – një mbret që sundon në tërë botën.

~

Kjo do të jetë koha, thotë Atë Serafimi, kur ligësia e episkopëve rusë do t’ia kalojë asaj të episkopëve grekë që kanë jetuar në kohën e Perandor Theodhosit të Riut (shih Menaionin, 4 gusht, Kujtimi i Shtatë të Rinjve të Efesit)

Dhe do të përmbushet thënia: "Këta njerëz më afrohen me gojë dhe më nderojnë me buzë por zemrat e tyre janë larg Meje. Por ata më nderojnë më kot, duke mësuar urdhërimet e njerëzve”. Sepse nën pretekstin e progresit të Krishterë në Kishë, për hir të kërkesave të kësaj bote, ata do të zgjedhin dhe do të ndryshojnë dogmat (doktrinat) dhe statujat e Kishës së Shenjtë, duke harruar që këto doktrina kanë filluar me Vetë Zotin Jisu Krishtin, i Cili ua mësoi dhe dha mësimet e Tij nxënësve të Tij, Apostujve të Shenjtë mbi krijimin e Kishës së Krishtit dhe urdhërimeve të saj dhe i urdhëroi: "Shkoni dhe u mësoni të gjitha kombeve atë që ju kam urdhëruar" (Mattheu 28:19).

Që atëherë e deri më sot, mësimet e Krishtit kanë mbijetuar dhe janë ruajtur. Ne kemi traditat e Apostujve të Shenjtë të cilat u shpjeguan dhe konfirmuan vazhdimisht nga pasuesit e shenjtë të Apostujve dhe Etërit e Shenjtë, të udhëhequr nga Fryma e Shenjtë, në 7 Sinodet Ekumenike.

~

"Mjerë ai që shton ose heq fjalë qoftë edhe një fjalë të vetme”, thotë Atë Serafimi — Kisha jonë nuk ka asnjë të metë. Mjerë ata që guxojnë të modifikojnë Liturgjinë Hyjnore dhe mësimet e Kishës, që është Shtylla dhe Themeli i Të Vërtetës dhe për të cilën Shpëtimtari tha, se edhe portat e ferrit nuk do të mund ta mposhtin atë, pra do të qëndrojë e pacenuar deri në fund — deri në ardhjen e dytë.

Ҫdo dëshirë për të ndryshuar rregullat dhe mësimet e Kishës së Shenjtë është herezi. Dëshira për të krijuar Kishën tuaj të veçantë në bazë të arsyes është një largim nga urdhëresa e Frymës së Shenjtë dhe është një blasfemi kundër Frymës së Shenjtë dhe është një blasfemi kundër Frymës së Shenjtë që nuk do të falet kurrë. Kjo është çfarë tërë ata që u larguan nga uniteti kanë bërë dhe do të bëjnë ndaj Kishës së Shenjtë Apostolike.

Apostull Pavli foli për ta: “Sepse njerëz të tillë janë apostuj të rremë, punëtorë mashtrues, të shndërruar në formë në apostuj të Krishtit. Edhe s’është për t’u çuditur; sepse vetë Satanai ndërron formën në engjëll drite. S’është pra punë e madhe, nëse edhe shërbëtorët e tij ndërrojnë formën në shërbëtorë drejtësie, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre” (2 Kor. 11:13-15)

~

Episkopët e Rusisë dhe spiritualiteti i Rusisë do të shkojë në këtë drejtim dhe zemërimi i Perëndisë do t’i godasë ata. “Krishti është po ai dje dhe sot dhe në jetë të jetëve”.  Ai i dha mësimet e urdhërimet e Tij një herë e përgjithnjë, pa u ndryshuar, sepse kjo është e vërteta që Vetë Biri i Perëndisë zbriti nga Qielli.

Shkenca dhe mësimet njerëzore duhet t’i nënshtrohen ndryshimit dhe përmirësimit, por mësimi Hyjnor që na është dhënë nuk mund të ndryshohet nga njerëzit. Vetë Zoti është i pandryshueshëm dhe Ai e themeloi Kishën e shenjtë dhe misteret. Prandaj thotë Atë Serafimi, nuk ka vend për arsyetimin njerëzor.

Apostulli thotë: “Por edhe sikur ne, a engjëll prej qielli ju predikoftë tjetër ungjill e jo atë që ju predikuam, qoftë i mallkuar” (Galatianëve 1:8).

~

Shikoni se çfarë u thoshte shpesh të gjithëve se çfarë do t’i ndodhte atij: “Eshtrat e mia do të ngjallen dhe unë do të shkoj nga Sarovi në Divejevo . . . "



  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español