Predikimi i Panjohur Më Parë i Shën Nikolla (Velimiroviç) i Zbuluar Në Një Manastir Serb.

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Shën Nikolla (Velimiroviç) nderohet si një nga shenjtorët më të mëdhenj në shekullin e 20-të. Dhuntia e tij për predikime të zjarrta dhe frymëzuese i dhanë atij nofkën “Gojëarti i Serbisë”.

Tani, një tjetër shembull i gojëtarisë së tij, ka dalë në dritë  në formën e një dorëshkrimi të një predikimi të panjohur që u zbulua në Manastirin Studentika në Brezova, Serbi, raporton faqja zyrtare e   Kishës Orthodhokse Serbe.

Kryemurgu Arkimandriti Tikhon i Studenicës shpjegon:

Para pak ditësh, gjetëm një dokument të rëndësishëm—një predikim nga Shën Nikolla që daton në vitin 1938.

Dorëshkrimi ndodhej në mes të letrave dhe fotografive të valixhes së vogël të të ndjerit At Juliani... Është e shtypur, dhe disa fjalë janë shkruar me dorë. Me sa duket Vladika e ka shtypur predikimin kur ka qenë frymëzuar dhe ka lënë hapësira boshe që të vihej emri i kishës ose i manastirit ku do të lexohej, e gjithashtu edhe emri dhe viti i shenjtorit kujtimi i të  cilit kremtohet do t’i festohet kujtimi.

Homelia është shkruar në Manastirin Žiča, në banesën episkopale të Shën Nikollës. Ai vulosi dhe e mbylli homelinë, dhe shtoi: “Pasi ta lexoni, lëreni në arkivat e manastirit.”

Në predikim, Shën Nikolla thekson se Perëndia gjithmonë i ka ndihmuar dhe do t’i ndihmojë njerëzit e Tij, dhe e inkurajon tufën e tij që ta vendosin besimin dhe shpresën e plotë te Perëndia. Dhe ne duhet t’u rezistojmë veprave të liga, por të lavdërojmë gjithmonë Perëndinë:

Të gjitha veprat e këqija janë të mallkuara, dhe çdokush që i bën veprat e këqija hedh mallkim mbi vete dhe fëmijët e tij. Ai që ka frikë Perëndinë, e përlëvdon dhe beson te Perëndia, merr me qindra bekime, dhe bekimi nuk i ndahet as atij e as fëmijëve të tij, as vatrës së shtëpisë, as punës, as bagëtive e as fushës së tij.

Është më mirë të lartësohesh sesa të turpërohesh dhe më mirë të bekohesh sesa të mallkohesh, ashtu si jeta është më e mirë se vdekja dhe shëndeti më i mirë se sëmundja, apo drita më e mirë se errësira. Ju lavdëroftë Perëndia të gjithëve me lavdinë e Tij e ju bekoftë me bekimin e Tij, të gjithëve ju që jeni mbledhur sot për adhurim dhe lutje në këtë shenjtërore të mrekullueshme tuajën dhe atë të etërve tuaj.

Dhe përfundon:

Vendose besimin te Perëndia Krijuesi, dhe kështu mos kij frikë nga askush dhe asgjë. Perëndia është streha dhe mbrojtja jote. Ai që beson te Perëndia kurrë nuk do të turpërohet, por do të lavdërohet në të dyja botët. Etërit tuaj kanë besuar në Të, dhe nuk u turpëruan kurrë por u lavdëruan dhe të bekuar nga Zoti, ata ju dhanë juve bekim dhe lavdërim. Paqja qoftë me ta në Qiell dhe me ju, dhe me të gjithë—jetë dhe bekime, paqe dhe gëzim tani e përherë e në jetë të jetës. Amin.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español