Një prift ukrainas, që është vrarë gjatë Luftës së I-rë botërore nga katolikët austriakë, shpallet shenjtor nga Rusia

Atë Maksim Sandovich, një prift ukrainas në Kishën Ruse u vra nga katolikët austriakë në Luftën e I-rë botërore. Vrasja u shpall martirizim dhe si rrjedhim u bë shenjtor. 

Lavdi Jisu Krishtit! Në jetë të jetëve! Kështu thuhet në përshëndetjen tradicionale të popullit të rusëve të Karpateve ose Rusin. Besoni apo jo, austriakët e “krishterë” u përpoqën një herë t’i shkatërronin këto fjalë, pa përmendur vetë rusët e Karpateve. Rusin është vetë një term që rrjedh nga korrupsioni i emrit të lashtë të Rusisë  - Rus, dhe emri iu imponua shumë prej këtyre njerëzve nga pushtuesit e huaj, për të shkatërruar identitetin rus dhe i ndau popujt e ndryshëm rusë në Ukrainë, të cilët e ndajnë origjinën nga rusët.

Populli rusin (rusët e Karpateve), janë një grup etnik nga Ukraina, Slovakia dhe Polonia, të lindur në Malet e Karpateve në Ukrainë perëndimore. Për më shumë rreth historisë së tyre, kontrolloni këtë artikull.

Ndoshta më shumë se çdo vend tjetër, Tokat e Ukrainës dhe më në veçanti Ukraina perëndimore mishëron natyrën paradoksale të tokave ruse. Ёshtë një vend malesh të larta dhe luginash të ulëta, besimi të thellë dhe brutaliteti të paimagjinueshëm, vuajtjeje dhe gëzimi, herezie dhe besimi rus. Pikërisht në këtë fushëbetejë, në hijen shpirtërore të Lavrës së Madhe, luftoi Rusia me armiqtë e saj perëndimorë dhe Perëndia luftoi me djallin në zemrat e njerëzve.

Pikërisht atje, në mes të Maleve të Karpateve, lindi Atë Maksim Sandoviç Gorlitski (i qytetit të Gorlicit).

I ati, Timofei, ishte një bujk dhe psaltës në kishën lokale nga fisi rus i Karpateve i Lemkos dhe e ëma, Kristina ishte një grua shtëpiake. Ai kultivoi shumë shpejt një dashuri të thellë për përshpirtmërinë dhe dëshiroi që të futej në seminar, ndonëse ishte e vështirë të gjeje një të tillë.

Kisha e vjeter e Ate Maksimit prane fshatit te tij, Zdinia, Fshati i Gorlices, ne Voivoden e Polonise se Vogel 

Në atë kohë, Ukraina ishte një brez kufitar midis botës ruse dhe asaj perëndimore. Në fakt fjala Ukrainë nuk do të thotë vetëm brez kufitar por fjala rrënjë “krai”, është ekuivalenti sllav i shenjës gjermanike (si në Danimarkë, shenja e danezëve). Ёshtë një vend i trazuar në kufirin me të afërmit armiqësorë.

Atë Maksimi lindi në cepin e këtij brezi kufitar, në Galician e pushtuar nga austro-hungarezët Father, në rajonin e  Halych-Volhynës.

Keshtjella e Lubartit 


Ky vend quhet ndonjëherë Ruthenia, që është latinisht Rus, emri i vjetër i Rusisë, prandaj fëmijët e saj quhen rusinë. Nëse thoni rusinë apo rusë të Karpateve, është e rëndësishme që të kuptoni se po shprehni të njëjtën gjë, këto janë populli i Rus-it.  

Konflikti më i madh i kohës ishte, siç ka qenë gjithnjë që prej shekullit të 17-të, Unia ose Unioni i Brestit.

Germadhat e forteses se Brestit 


Unioni ishte një përpjekje nga elita latinishtfolëse për të imponuar një kishë pseudo-orthodhokse thuajse identike në rite me atë ruse, por e nënshtruar ndaj pushtetit dhe ndikimit të papës. Ky union ishte një përpjekje për të ndarë familjet dhe për të shkatërruar kulturën ruse.

Perandoria austrohungareze kurdisi komplotin tinëzar kundër rusëve në vitet e mëvonshme. Kundër tyre qëndronte populli ruthenas, rusët ukrainas të Karpateve, të njohur për besimin e tyre legjendar dhe i pari në mesin e tyre ishte Atë Maksimi. 

Por Atë Maksimi është unik në një mënyrë të veçantë: Ai lindi uniat dhe familja e tij ishte palë me Unionin, ndonëse më shumë nga zakoni sesa bindja e fortë.

Kur u fut në seminar, Atë Maksimi duhet të zgjidhte midis dy botëve, atë në të cilin kishte lindur (ajo uniate), dhe ajo e Rusisë së Shenjtë. Ai zgjodhi Botën e Perëndisë përkundrejt zakonit dhe detyrimit familjar dhe kapërceu kufirin nga Ukraina e pushtuar nga austriakët në Rusi. Rruga ishte tepër e gjatë por ia vlente që t’i ngjitej majës së malit të fundit dhe pa Lavrën Pochaev që e kurorëzonte malin e shenjtë si një qytet të shenjtë të bardhë që zbriti nga qielli.

Manastiri i madh që shënoi hyrjen e Maksimit në tokat ruse ka qenë dhe mbetet gjer më sot, një bastion i Orthodhoksisë ruse në Ukrainën perëndimore. Ai ishte gjithnjë në frontin e parë të betejës me uniatët. Dhe përfaqësonte betejën e popullit ukrainas për besimin e vërtetë.

Ndonëse Maksimi nuk njihte askënd në Lavrën Pokaev, shpejt kryepiskopi i Zhitomirit dhe Volin Antoni  do të shikonte një shkëndijë brenda Maksimit dhe do ta pranonte atë në seminarin e Zhitomirit.

Nje pamje e Pochaev Lavra drejt Katedrales se Fjetjes 

Manastiri i madh që shënoi hyrjen e Maksimit në tokat ruse ka qenë dhe mbetet gjer më sot, një bastion i Orthodhoksisë ruse në Ukrainën perëndimore. Ai ishte gjithnjë në frontin e parë të betejës me uniatët. Dhe përfaqësonte betejën e popullit ukrainas për besimin e vërtetë.

Ndonëse Maksimi nuk njihte askënd në Pokaev Lavra, shpejt kryepiskopi i Zhitomirit dhe Volin Antoni  do të shikonte një shkëndijë brenda Maksimit dhe do ta pranonte atë në seminarin e Zhitomirit.

Gra te fisit Lemko ne Poloni, perbejne nje nga grupet e shumta te ruseve te Karpatit.


Më 2 dhjetor 1911, Atë Maksimi shërbeu liturgjinë e parë në fshatin e Grabit. Dhe kështu këtë ditë filloi një seri përndjekjesh dhe vuajtjesh që rezultuan në martirizimin e tij. Ai u arrestua menjëherë nga austriakët dhe u urdhërua që të paguante një gjobë të madhe për të shërbyer si një prift orthodhoks. Pasi u lirua, ai e vazhdoi punën e tij misionare duke ngjallur zemërimin e pushtetarëve. Pak nga pak, ai u bë për famullitarët e tij jo vetëm një prift por edhe një mik.

Më 22 dhjetor 1911, policia ia mbylli dyert kishës së tij në Grab, por kjo nuk e ndaloi Atë Maksimin dhe ai vazhdoi të shërbente nëpër shtëpi.

nje foto e Shen Maksimit 


Ai u arrestua përsëri por këto arrestime nuk ia ndrydhën zellin e tij misionar. Këto arrestime kulmuan në një dënim me burgim për dy vjet në Lvov, për krime që përfshinin “sjelljen e një prifti orthodhoks rus”, “përdorimin e librave liturgjikë në gjuhën sllave të Kishës dhe “të qenit e një partizani rus”. Mbrojtja e tij e vetme ishte “Politika ime e vetme është Ungjilli i Shenjtë”.

Ai u lirua më në fund pas dy vitesh në fillimin e Luftës së I-rë botërore, ndonëse mjerisht ky ishte veçse fillimi i vuajtjeve të tij të mëdha. Ai u burgos sërish ndërsa austriakët filluan të përndiqnin mizorisht sllavët që ndodheshin në të gjitha tokat. Edhe të afërmit e tij u arrestuan me të, duke përfshirë edhe bashkëshorten e tij shtatzënë dhe ata u burgosën në Gorlice. Shpejt austriakët e ligj e dënuan atë me vdekje pa gjyq, vetëm sepse ishte një njeri i Perëndisë.  

Rajoni i Gorlices.

Të dielën më 6 shtator, si një qengj, ai u çua në therje përpara syve të familjes së tij. Një oficer gjerman e mbështeti në mur dhe ia shqeu kryqin duke e hedhur përtokë, duke kryer kështu një akt blasfemie ndaj Zotit. Megjithëse Atë Maksimi ishte i prangosur, ai nuk kishte ndër mend që të arratisej ndërsa po frushkullohej dhe tallej në mënyrë të ngjashme me Krishtin. Bashkëfshatarët e tij e shikonin të përlotur, teksa austriakët rrihnin mizorisht qengjin e butë të fshatit të tyre. Çdo goditje në trupin e tij të thyer ishte një goditje ndaj lirisë së sllavëve, që po vuanin nga Serbia në Ukrainë nën zgjedhën austriake. Pastaj dëshmori i Perëndisë së Shenjtë Triadhik u qëllua tri herë.

Shen Maksimi, protodeshmori i popullit te Lemkos 

Herën e parë ai thirri me zë të lartë: “Rroftë populli rus!”, herën e dytë “rroftë Rusia e Shenjtë dhe të gjithë sllavët” dhe më në fund në çastet e fundit ai briti “Rroftë besa e shenjtë orthodhokse”. Ai u përplas pas murit, nën shikimin e familjes së hidhëruar. Megjithëse prindërit e tij mundoheshin që të duronin, bashkëshortja e tij filloi të qante hedhurazi, pa gjetur ngushëllim. Kur ai u qëllua më në fund në kokë dhe u ther me thikë, gruaja shtatzënë ra pa ndjenja. Kështu pra e dha jetën dëshmori i madh i Besimit Orthodhoks, në duart e perandorisë austriake dhe Vatikanit.

Ai u varros pa ceremoni, por familja e tij mbijetoi mrekullisht dhe ata e morën trupin e tij, dalluan këpucët e tij dhe e varrosën. E shoqja kishte lindur tashmë një djalë, i cili në nder të të atit u bë edhe ai prift. Populli i tij nisi ta ndërojë kujtesën e tij menjëherë pas martirizimit të tij. Kundër të gjitha gjasave, ishte mbijetesa e popullit të Lemkos dhe popullit rus, por ashtu si familja Sandoviç, dhe ata mbijetuan. Nipi i martirit, Mikhail Sandoviç ishte një arkitekt i famshëm dhe pasardhësja e tij, Vera Sandovich-Bonkovska mbikëqyr fondin e mbështetjes për popullin e Lemkos.

Në 1994, Kisha Orthodhokse polake e shpalli hierodëshmor, duke qenë kanunizimi i parë në historinë e tyre të pavarur. Dy vjet më vonë, e shpallën edhe Kisha Ruse mbarëbotërore dhe Patriarkana e Moskës. Lipsanet e shenjtorit ruhen në  Kishën e Trinisë së Shenjtë në Gorlice, ku u transferuan solemnisht në 2007.

 Varri i Shen Maksimit 


Sado që bota, që nga mongolët dhe turqit deri te Hitleri u përpoq për t’i shfarosur, popujt sllavë janë të mbrojtur nga Perëndia dhe gjaku i martirëve të tillë si Atë Maksimi. Rusia e Shenjtë është e mbuluar nga gjaku i shenjtorëve të saj. Kjo është diçka që armiqtë e tillë si bolshevikët dhe austriakët nuk e kuptojnë dot dhe çdo martirizim e bën më të fuqishme Rusinë. Kauza sllave nuk është asgjësuar! Miliona martirë të tokave ruse qëndrojnë përpara fronit të Perëndisë, më shumë martirë nga çdo popull tjetër. Lutjet e tyre ndërmjetësuese janë garanci se e keqja nuk do të fitojë kurrë ndaj botës sllave dhe Rusisë së Shenjtë.

nje vizatim i femijeve te shkolles polake te shkolles.


Martirizimi i tij është një dëshmi ndaj botës se bashkimi i popullit rus dhe ukrainas është i padiskutueshëm në histori dhe i vulosur me gjak. Megjithëse jeta e Atë Sandoviçit përfundoi kur u derdh gjakun e tij, vërshoi si uji përqark vreshtit. Nga ky vresht, ne mund t’i shohim ende frytet e mundimit të tij për të cilin ai dha jetën. Në martirizimin e tij Rusia dhe ukrainasit e shohin të vërtetën në fjalët “Guri që ndërtuesit e mohuan u bë guri i qoshes, kjo është vepër e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tanë”. Vdekja e Atë Maksimit, protomartiri i popullit Lemko nuk shkoi dëm, për aq sa Besa Orthodhokse ruse është shëndoshë e mirë në Ukrainë.


Për të lexuar më shumë për rusët e Karpateve dhe Shën Maksimin, lexoni këtë shkrim!

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español