Një sërë librash të Atë Serafim Roz depërtuan në Rusi gjatë viteve kur të krishterët ruse po vuanin përndjekje nën komunizmin ateist. Nga dora në dorë nga personi në person, shkrimet e tij u përhapën në mesin e të krishterëve besnikë rusë gjatë viteve 70 dhe 80, duke prekur ndërkohë jetët e shumë vetave. Shumë të krishterë rusë e shohin atë si një shenjtor.
Në mes të të krishterëve rusë, Atë Serafim Roz është një nga amerikanët më të dashur. Dhe në Kishën e Fjetjes ai nderohet në mes të shenjtorëve më të dashur. Në murin e kishës, është jë ikonë e tij pranë atit të tij shpirtëror, Shën Joan Maksimoviçit.
Roz kishte privuar shumë fe si protestantizmin, ateizmin, budizmin. Kishte mësuar shumë gjuhë dhe kishte studiuar filozofët më të njohur të botës por nuk i kishte gjetur asnjëherë përgjigjet e pyetjeve e nevojave më të thella të zemrës së tij.


Pastaj në Shën Francisko ai hyri në katedralen ruse të Nënës së Perëndisë “Gëzimi i të gjithë të pikëlluarve” dhe kuptoi se më në fund kishte arritur në shtëpi, duke përmbushur atë që kërkonte. U pranua menjëherë në Kishën Orthodhokse duke marrë emrin “Serafim” dhe u mësua nga vetë Shën Joan Maksimovici.
Serafimi u shpërngul në shkretëtirën e Kalifornisë së veriut, duke jetuar si një murg orthodhoks rus dhe u dorëzua në priftëri. Përveç kryerjes së shërbesave të përditshme në manastir , Atë Serafimi botoi shumë libra e shkrime, duke përhapur të vërtetën e krishterimit orthodhoks në një botë që kishte dëshpërimisht nevojë për shpresë e shpëtim.

Një numër librash të Atë Serafimit depërtuan në Rusi gjatë viteve kur të krishterët rusë ende vuanin përndjekje nën komunizmin ateist. Nga dora në dorë e nga një person në tjetrin shkrimet e tij u përhapën ndër besnikët e krishterë në Rusinë e viteve 70 dhe 80 duke prekur jetët e shumë personave. Librat e tij vazhdojnë ende sot që të jenë në qarkullim në Rusi.
Një numër i madh rusësh kanë folur për ndikimin që ka pasur në jetën e tyre Atë Serafimi. Madje edhe tani, që jetoj në Rusi, vazhdoj të takoj njerëz që ofrojnë mirënjohjen e tyre ndaj tij. Shumë rusë më kanë thënë se kontakti i tyre i parë ndaj besimit të krishterë ka qenë falë këtij murgu amerikan.
Në shumë raste, Atë Serafimi ka shkruar rreth procesit të kanonizimit të shenjtorëve të rinj në Kishën Orthodhokse. Kjo ndodh normalisht në një nivel bazë me të krishterë të shumtë që pranojnë shenjtërinë e dikujt që ka fjetur kohët e fundit. Ofrohen lutje, pikturohen ikona dhe bashkësi lokale nderojnë dikë që e shohin si të shenjtë. Në fakt hierarkia e Kishës e vëren dhe personi kanonizohet ose njihet zyrtarisht. Ky është i njëjti lloj procesi që i ka ndodhur edhe atit shpirtëror i Atë Serafimit, Shën Joan Maksimovicit.

Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.