Mos harroni se një shenjtor NUK është një person që nuk ka mëkatuar kurrë. Familja e fitoi shenjtërinë e saj nga durimi i pabesueshëm dhe dashuria që treguan gjatë sprovave të tyre dhe vdekjes.
Shënim i redaktorit: Njerëzit shpesh pyesin përse Car Nikolla II dhe familja e tij u kanonizuan nga kisha Ruse. Debati është ngritur më shumë në muajt e mëparshëm në Rusi. Shumë njerëz e vënë në diskutim shenjtërinë e Carit në mënyrë të veçantë, për shkak të kriticizmit ndaj veprimeve të tij politike dhe personale. Kohët e fundit Tsargrad.tv nxorri një video ku shpjegohej ky kanonizim. Ky artikull është bazuar mbi përkthimin e argumenteve në këtë video. Gjithashtu plotëson materialin e videos me burime të tjera.
Në fillimin e trazirave shoqërore të shkaktuara nga filmi rus që do të dalë shpejt i quajtur “Matilda”, pyetja bajate ka ardhur sërish në sipërfaqe: Pse e kanonizoi Kisha Ruse Car Nikollën II si shenjtor ?
Shumë njerëz janë dyshues, dhe thonë : Çfarë lloj shenjtori ishte ky ? Ai refuzoi fronin dhe shkatërroi vendin, ishte një udhëheqës i dobët, etc.
Edhe pse shumë prej këtyre akuzave janë stereotipe të pasakta, edhe nëse janë të vërteta ose jo, janë pa vend për këtë rast.
Le të rishikojmë edhe njëherë, se sit ë krishterët e kuptojnë “shenjtërinë” dhe pse Kisha mori vendimin për ta quajtur Nikollën II shenjtor.
Një shenjtor NUK është një person që kurrë nuk ka mëkatuar. Një shenjtor nuk është aspak dikush që nuk ka gabuar kurrë.
Bibla e konstaton në mënyrë të qartë se nuk ka jetuar asnjë njeri që nuk ka mëkatuar (Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë - Predikuesi 7:20.
Një shenjtor është dikush që gjithnjë tërhiqet drejt Perëndisë, i afrohet Perëndisë, dhe me fuqinë e Hirit të Zotit e mund të ligën në vetvete dhe në botën që e rrethon.
Kisha Ruse ka kategori të ndryshme për shenjtorët, që ofrojnë shpjegim për çfarëdo aspekt të veçantë të jetës së një personi që e kanë bërë atë të pëlqyeshëm dhe të ngjashëm me Krishtin.
Ja disa shembuj:
- Martirët e Shenjtë janë njerëzit që u përballën me zgjedhjen mes ruajtjes së jetës së tyre ose të të qenit besnik ndaj Krishtit. Ata zgjedhin besimin te Krishti, dhe humbin jetën e tyre.
- Rrëfyesit janë njerëzit që predikuan hapur besimin gjatë persekutimeve.
- Shenjtorët anargjentë janë shenjtorët që treguan bamirësi të jashtëzakonshme dhe bujari në emër të besimit të krishterë
Në Kishën Ruse, Nikolla II dhe familja e tij u kanonizuan ( u bënë shenjtorë ) si as pësimmbartës (dikush që e përballon vdekjen në një mënyrë të ngjashme me Krishtin).
Pësimmbartësit vdesin dhe vuajnë për arsyen e qartë se janë të Krishterë. Ata janë njerëz që janë vrarë të pafajshëm, pa pasur faj, por prapëseprapë iu përmbajtën sjelljes së krishterë dhe dashurisë përkundrejt persekutuesve dhe vrasësve të tyre duke përmbushur urdhërimin e Zotit.
Një shembull i kësaj dashurie, i kësaj sjelljeje të butë ndaj torturave të dikujt, na u dha nga Vetë Krishti.
Duke qenë plotësisht pa faj në Kryqin e Golgotës, Krishti shqiptoi fjalët që ndryshuan linjën e historisë së njerëzimit, duke ofruar një rrugë komplet tjetër ndaj armiqve. Ushtarët që sapo e kishin kryqëzuar Krishtin po rrinin rreth kryqit. Ata nuk e kuptonin dot çfarë sapo kishte ndodhur, ata nuk e kuptonin se KUSH po vdiste në Kryq. U ulën rreth zonës së vuajtjes e dhunës, dhe hidhnin short për secilën pjesë të rrobës së Krishtit që do të merrnin në shtëpi.
Dhe përsëri Krishti tha “ Zot, fali ata. Nuk dinë se ç’bëjnë.”
Perandori Nikolla dhe e gjithë familja e tij, me butësi dhe durim, pranuan persekutimin e padrejtë, kritikën e padrejtë që i rrethonte dhe urrejtjen, trajtimin e ashpër që morën dhe vdekjen e dhunshme e brutale.
Dihet mire se Perandorit iu ofrua shansi për t’u larguar nga vendi, për t’i shpëtuar fundit të tmerrshëm dhe të shpëtonte jetën e vet dhe të anëtarëve të tjerë të familjes së tij. Por ai me vullnetin e vet vendosi që të mos ta bënte. Ai qëndroi në vendin e tij me dashje ; ai besonte se ishte detyra e tij.
Nikolla II dhe familja e tij u quajtën shenjtorë sepse ata pranuan vuajtjet dhe sfidat me mënyrën e krishterë; sepse takuan vdekjen nga duart e atyre që ishin ndikuar nga urrejtja dhe zemërimi, me një dashuri dhe durim të ngjashëm me Krishtin.
Në vigjiljen e vrasjes së tmerrshme e shtëpisë Ipatjev , vajza më e madhe e Nikollës së II-të, shkruante dukesha e madhe Ollga.
"Babai ka kërkuar që mesazhi pasues t’u dërgohet gjithë atyre që janë akoma besnikë ndaj tij, dhe gjithë atyre mbi të cilët ende ushtrojnë ndikim, që të mos tentojnë të marrin hakun e tij, duke qenë se ai i ka falur të gjithë dhe lutet për të gjithë. Ai do që ata të mbajnë mend se e liga që është tani në botë do të forcohet, por e liga nuk e mposht dot të ligën, vetëm Dashuria…"
Ishte saktësisht për shkak të butësisë së tyre të pamposhtur, durimit dhe dashurisë, që Cari me familjen u bënë shenjtorë. Jo për veprimet politike, jo për faktin se jetët e tyre ishin të “drejta” dhe të shenjta, por për mënyrën si e pritën fundin e tmerrshëm: me dashurinë e krishterë dhe besimin.
Më shumë rreth mënyrës se si i trajtuan sprovat e tyre dhe ata që i urrenin dhe që i torturuan me qëllim nga një artikull në Pravmir:
Në Ekaterinburg ata kaluan tri muaj ferri me torturë psikologjike - dhe sërish ata mbajtën qetësinë e tyre të brendshme dhe gjendjen e lutjes, në atë mënyrë sa as një numër i vogël i torturuesve u zbutën nga këta luftëtarë trima të krishterë.
Ashtu siç Pierre Gilliard, tutori francez i djalit të Carit, Aleksit thotë:
"Guximi i të burgosurve u mbajt në mënyrë të mrekullueshme nga besimi fetar. Ata kishin mbajtur një besim të mrekullueshëm që në Tobolsk kishte qenë admirimi i shoqërisë që u kishte dhënë një forcë, një qetësi të tillë gjatë vuajtjeve.
Ata ishin thuajse krejt të shkëputur nga kjo botë. Caresha dhe Dukesha e Madhe mund të dëgjoheshin shpesh duke kënduar këngë fetare, që u bënin përshtypje rojeve brenda vetes.
Gradualisht këta roje bëheshin të njerëzishëm nga kontakti me të burgosurit.
Ata mahniteshin nga thjeshtësia e tyre, tërhiqeshin nga mirësjellja, zbuteshin nga dinjiteti i tyre, dhe së shpejti e ndjenin veten të dominuar nga ata të cilët pandehnin se i mbanin të nënshtruar.
Në gjendje të dehur Avdievi e pa veten të çarmatosur nga madhështia e shpirtit; u bë i vetëdijshëm për poshtërsinë e tij. Tërbimi i këtyre burrave u dominua nga devocioni i thellë."
Kur kjo të ndodhte, Bolshevikët çnjerëzorë do të ndërronin rojet që ishin prekur me roje edhe më mizore e shtazarake.
Duke qenë rrallë të lejuar të shkonin në kishë, ata kujdeseshin për shpirtrat e tyre me lutje në shtëpi dhe gëzoheshin shumë kur u jepej mundësia të merrnin Misteret e Shenjta.
Tri ditë përpara martirizimit, në po atë shtëpi ku u burgosën, u krye edhe shërbesa e fundit kishtare e jetëve të tyre në vuajtje.
Si prifti në detyrë, Atë Joan Storozhev, na tregon:
" M’u duk se Perandori me gjithë vajzat ishin shumë të lodhur. Gjatë një shërbese si kjo, është traditë të lexohet lutja për të sëmurët. Për këtë arsye, dhjaku filloi ta këndonte, (bëhet zakonisht në shërbesat e përkujtimoreve për të fjeturit), dhe unë iu bashkova… Sapo filluam të këndonim, dëgjuam që Familja Mbretërore që ishte prapa nesh u ulën në gjunjë' ( ashtu siç bëhet gjatë shërbesave funerale)...
Pra kështu ata përgatitën veten, pa dyshuar për këtë gjë, për vdekjen e tyre – duke pranuar kungimin në çastet e fundit.
Në ndryshim nga zakoni i tyre familjar asnjëri nuk këndoi gjatë shërbesës, dhe duke u larguar nga shtëpia klerikët shprehën mendimin se ‘ata u dukën ndryshe’ – sikur t’u kishte ndodhur diçka."
Jo vetëm Cari, por e gjithë familja e tij e bekuar, u përballën me fatin e tyre me durim të vërtetë të krishterë. Në Mars 13 Mars,1917, djali i Carit Aleksi i shkruan motrës së vet Anastasisë:
"Unë do të lutem fort për ty dhe Marian. Me Zotin çdo gjë do të kalojë. Bëhu e durueshme dhe lutu.”
Pak kohë pas abdikimit Perandoresha tha: " Vuajtjet tona nuk janë asgjë. Shiko vuajtjet e Shpëtimtarit, se si Ai vuajti për ne. Nëse kjo është e nevojshme për Rusinë, jemi gati të sakrifikojmë jetën dhe gjithçka."
Dhe përsëri: " E dua vendin tim, me të gjitha fajet. Gjithmonë e më shumë bëhet edhe më i dashur për mua… Ndjehem e plakur, vërtet, oh, shumë e plakur por ende jam nëna e këtij vendi, dhe unë vuaj dhimbjet e vendit sikur të ishin dhimbjet e fëmijëve të mi, dhe e dua edhe me mëkatet dhe tmerret… Meqenëse [ Perëndia ] na ka dërguar sfida të tilla, provohet se Ai mendon që ne jemi mjaftueshëm të përgatitur. Është një lloj ekzaminimi... Mund të gjendet diçka e mire dhe e përdorshme te çdo gjë – në çfarëdo vuajtjeje që ne kalojmë – le të jetë ashtu si duhet. Ai do të na japë force dhe durim dhe nuk do të na braktisë. Ai është i mëshirshëm. E nevojshme është vetëm që të përulemi ndaj vullnetit të Tij dhe të presim – atje në anën tjetër Ai po përgatit për të gjithë ata që e duan lumturi të papërshkrueshme.

Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.