Elisabeta e nderuar Ҫudibërëse

Vrau një dragua të egër me lutje, shëroi një grua që kishte vuajtur nga fluks gjaku prej vitesh dhe dëboi frymëra të ndyra nga njerëz. . . . .

Elisabeta e nderuar u zgjodh që t’i shërbente Perëndisë, që para se të lindte. Iu zbulua të ëmës se ajo do të ishte një enë e zgjedhur e Frymës së Shenjtë. Si fëmijë Elisabeta u dërgua në manastir nga prindërit. Virgjëresha u rrit me kreshmë dhe mundime, për të cilat mori dhuratën e shërimit si të sëmundjeve trupore ashtu edhe ato shpirtërore. Motrat, duke dalluar shenjtërinë e saj dhe duke dashur që të shpëtoheshin nën drejtimin e saj, e zgjodhën Elisabetën si kryemurgeshën e tyre.

Vetëpërmbajtja e shenjtores ishte e pakrahasueshme. Ajo mbante vetëm një korse të ashpër. Ndërsa trupi ngrinte, shpirti digjej nga flaka e dashurisë hyjnore. Për shumë vjet shenjtorja hante vetëm barishte dhe perime. Shumë herë ajo e kaloi gjithë Kreshmën e Madhe pa vënë asgjë në gojë. Duke imituar përulësinë e publikonit, për tri vjet nuk i ngriti sytë në qiell por i ngrinte në çdo çast sytë e shpirtit të saj te Perëndia. Gjatë lutjeve të saj të mesnatës një dritë qiellore e ndriçoi shenjtoren.

Ajo kreu shumë mrekulli. Vrau një dragua të egër me lutje, shëroi një grua që kishte vuajtur nga fluks gjaku prej vitesh dhe dëboi frymëra të ndyra nga njerëz. Pas vdekjes së saj u kryen shumë shërime në varrin e saj. Madje edhe pluhuri i lipsanit të saj shëroi të verbër.

7 maji është e kremtja e Elisabetës së Nderuar Ҫudibërëse.

  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español