Duke imituar shenjtoret (11.09.1990)

Më poshtë është një predikim i bërë nga Protopresviter Dimitri Smirnov në Kishën e Shën Mitrofanit në shërbesën e mbrëmjes në kujtim të Shën Premtes Parashqevisë dhe Shën Dimitrit të Rostovit në mbrëmjen e 9 nëntorit 1990. Materiali është nga arkivat e "Annunciation" Orthodox Christian Library.

Sot ne kremtuam kujtesën e dy shenjtorëve: Parashqevisë së të Premtes dhe Shën Dhimitrit, Mitropolitit të Rostovit. Parashqevia jetoi në shekullin e tretë. Emri i saj ishte mjaft i pazakontë: i ati dhe nëna e saj ishin të krishterë dhe e nderonin shumë Premten, sepse atë ditë Krishti u kryqëzua dhe ia vunë emrin Premte (Parashqevi në greqisht). Vajza u rrit në një mënyrë të tillë saqë vendosi që të mos martohej me qëllim që t’ia kushtonte tërë jetën Perëndisë. Dhe e përfundoi jetën e saj si martire, duke ia flijuar veten Perëndisë.

Shën Dhimitri jetoi në fund të shekullit të 17-të dhe fillimit të shekullit të 18-të. Ai lindi afër Kievit, ishte një murg, pastaj u hierotonis episkop që të nisej për në Siberi, por për arsye shëndetësore ndërroi ofiq dhe mbeti në Rostovin e Madh.  Heroizmi i tij ishte krejtësisht i ndryshëm, ndërsa vepra kryesore e jetës së tij ishte përpilimi i jetëve të gjithë shenjtorëve, që u përlëvdua në atë kohë nga Kisha e shenjtë. Ai i mblidhte ato nga burime të shumta: nga Menaioni i Madh i Mitropolitit Makarit dhe nga kopjet greke dhe përpilimet latine të jetëve të tyre. Ai shpenzoi shumë vite në këtë projekt dhe përpiloi katër vëllime të mëdha. Këto jetë shenjtorësh janë ende në përdorim.

Ne shohim që çdo shenjtor lavdërohej nga ndonjë akt heroik të tij. Nuk është aq e rëndësishme se çfarë dhe në ç’mënyrë përpiqet dikush t’i shërbejë Perëndisë mjafton që t’i shërbejë. Fatkeqësia jonë shpeshherë qëndron në faktin se gjithçka me ne synon që t’i shërbejë vetes. Për këtë qëllim, njerëzit arsimohen, specializohen, martohen, lindin fëmijë dhe përpiqen pa reshtur që të përmirësojnë jetën e tyre, që t’u shkojë mbarë gjithçka. Dhe Perëndia zë vendin e dytë në jetën e tyre (unë nuk po flas për ata që as nuk mendojnë fare për Perëndinë): ai e kërkon Perëndinë vetëm kur i ndodh diçka, ose sëmuret por nëse Perëndia nevojitet edhe kur diçka duhet të shenjtërohet. Perëndia ka një domethënie praktike në jetën e dikujt por njerëzit e përdorin Atë në rast nevoje.

Por Zoti e krijoi njeriun me qëllim që t’i shërbejë Zotit. Nuk e kemi krijuar ne veten dhe as prindërit tanë. Prindërit janë mjetet e vetme të lindjes sonë por faktikisht Perëndia bëri gjithçka, Ai e krijoi nga hiçi shpirtin tonë. Prandaj do të ishte e natyrshme që një person të  falënderonte Perëndinë për këtë. Dhe ata që e njihnin thellësisht Perëndinë, përpiqeshin t’ia kushtonin jetën Atij, se për këtë ishin pagëzuar. Por shumë janë pagëzuar, pa e ditur pse. E kur i pyet (unë jam i lodhur nga pyetjet) pse janë pagëzuar, ose pse i pagëzojnë fëmijët, nuk e dinë arsyen. Disa përgjigjen se ky është zakon, kurse disa të tjerë thonë se duam të besojmë, ca të tjerë sajojnë ndonjë arsye tjetër. Por ç’është pagëzimi? Në pagëzim, një person bën një zotim që prej atij çasti ai do t’ia kushtojë tërë jetën, kohën, forcën, aftësitë, dhuntitë e tij shpirtërore, mendore e fizike në shërbimin e Perëndisë. Ofron pra veten e tij për këtë qëllim. Dhe nëse dikush është gati për këtë, atëherë ai duhet të pagëzohet.

Ata do të thonë: po gjithë ata priftërinj, çfarë bëhen ata? Jo, kjo nuk është e nevojshme. Kryesorja është se çdo person thirret për priftëri. Kush është prift pas së gjithash? Që nga fillimi, që nga kohët e lashta, prifti ishte ai që sillte sakrifica Zotit. Kështuqë, i krishteri duhet t’ia sakrifikojë të gjithë jetën e tij Perëndisë. Perëndia i dha jetë, dhe i krishteri duhet t’ia kthejë atë Atij – vetëm ta kthejë atë, si të zbukuruar, ta bëjë jetën në atë mënyrë sa duke e parë atë të thuash: po, ai e lavdëroi Perëndinë me jetën e tij.

Dhe disa e lavdërojnë Perëndinë me virgjërinë, si Parashqevia, dhe martirizim. Ajo kishte një zgjedhje për të bërë – të adhuronte idhujt ose të mbetej besnike e Krishtit, dhe ajo vendosi: më mirë të jap jetën për Krishtin sesa të adhuroj idhujt. Dhe ajo dha jetën, edhe pse ishte e vështirë dhe e dhimbshme, dhe ia shqyen mishin prej kockave me çengela hekuri, vajza e re i duroi të gjitha këto – për hir të Krishtit. Dhe askush nuk e thirri Metropolit Dhimitrin në martirizim. Ai ishte murg, ai donte vetëm t’i lutej Zotit, por Zoti e thirri në kler. Ai filloi të predikonte, tu mësonte të tjerëve fjalën e Perëndisë. Kur arriti në dioqezë ai u tmerrua: priftërinjtë ishin në gjendje aq të plogësht, sa shumë prej tyre nuk dinin as si të lexonin Psalmet. Si shërbenin ?! Disa nuk kuptonin çfarë ai donte prej tyre, çfarë u kërkohej. Dhe ai i rregulloi gjërat atje, dhe hyri në punë të vështirë shkencore – për vete, apo mbase për të lavdëruar veten ? A fitoi para? Jo. Përsëri – në mënyrë që të lavdëronte Perëndinë, në mënyrë që të lexohej nga njerëzit, dhe të botohej. Ai u motivua nga dashuria për Zotin dhe njerëzit. Kur ai vdiq, filluan të pastronin qelinë e tij, për të parë çfarë kishte aty – fundja ishte Metropolit – por gjetën vetëm libra dhe pak rroba, gjërat më të rëndësishme, asgjë më tepër. Ai nuk kishte asgjë tjetër, ai në të vërtetë kurrë nuk  dëshiroi më shumë.

Dhe ne duhet të mësojmë, ashti siç thotë apostull Pavli, për të bërë gjithçka për lavdi të Perëndisë. Kur zgjohemi në mëngjes, cila duhet të jetë gjëja e parë që mendojmë? Jo për ushqimin, për të vrapuar në punë, ose diçka tjetër. Mendimi i parë duhet të jetë se treqind a katërqind njerëz në Moskë vdiqën atë natë, dhe ne jemi ende gjallë. Falë Zotit, kjo do të thotë se Zoti të ka dhënë kohë për tu penduar – një ditë. Ku duhet ta fillosh? Ashtu si një shtëpi ngrihet me themelet, ashtu duhet të jetë lutja e mëngjesit themeli i ditës sonë. Të duhet t’i lutesh Perëndisë, të ngrihesh, t’i kërkosh ndihmë Atij, të kujtosh mëkatet. Ҫfarë mëkatesh kam, si e largoj prej vetes Shpirtin e Shenjtë, e si e zemëroj Atë?  A kam smirë, irritueshmëri, llafazanëri, histeri dhe egoizëm? Ҫfarë duhet t’i kërkoj Perëndisë që të më paralajmërojë? Mos më shtjer në ngasje, çliromë nga i ligu. Si mund të tregohet? Zot, më çliro, më pastro, më shpëto e më forco. Tani, dita është përpara meje dhe dua të të shërbej gjatë kësaj dite.

Si mund të shërbejë dikë? Ёshtë mirë që të shkosh në kishë, të lutem, të  derdhësh dashurinë tuaj për Perëndinë. Për hir të Zotit, që t’i afroheni më shumë Atij, ju mund të lexoni Ungjillin. Ju mund të lexoni jetët e shenjtorëve ose të etërve të shenjtë. Ёshtë e mrekullueshme. Zoti tha: “Isha i uritur dhe më dhatë ushqim, i etur dhe më dhatë të pi, isha i huaj dhe më morët brenda, lakuriq dhe më veshët, i sëmurë dhe më vizituat, në burg dhe më vizituat. Meqë jua bëtë njërit prej këtyre më të vegjëlve të Mi, ju ma keni bërë Mua”. Prandaj, pëlqejini të afërmit me diçka – jo për hir të të afërmit, por për hir të Zotit. Ai, duke e parë zellin tonë do të na bekojë. Ai do të shikojë që nuk po i pëlqejmë vetes. Kush dëshiron të shkojë të vizitojë te ndonjë i sëmurë, e të vizitojë dikë? Vetë punët e ndryshme janë të shumta. Dhe njeriu heq dorë. Meqenëse ju jeni përkushtuar, do të thotë që ju bëni diçka për dëmin tuaj, ju ngatërroheni me dikë, ndihmoni dikë, ndonëse mendja jote lëndohet për diçka tjetër. Bëni diçka të vogël, përsëri për hir të Zotit:  pranoje o Zot.

Si ndryshe mund t’i shërbesh Perëndisë? Duke duruar ndonjë lloj tundimi. Çdo ditë diçka e pakëndshme ndodh për ne, ajo ndodh, edhe pikëllimi do të na vizitojë, apo sëmundja, a ndonjë hidhërim tjetër, ose na fyen dikush. Por pa dëshirën e Perëndisë edhe një fije floku nuk bie nga koka e një personi. Kjo do të thotë që duhet të kujtojmë sesi na mëson Zoti që ta mposhtim këtë : me përulësi, me durim, me besim që kjo na ndodh për shkak të mëkateve tona; kërkoji Perëndisë për durim për ta mposhtur atë. Jo me fuqinë tonë por me fuqinë e Perëndisë – falënderoni Perëndinë : lavdi më Ty o Zot. Dhe në mesin e ditës ju duhet të kujtoni gjithnjë rreth Perëndisë, të ktheheni te Perëndia – për shembull, lutuni para se të hani. Fundja, nuk jemi ne që e kultivojmë ushqimin që hamë, dikush na sjell ushqim të gatshëm që e kanë gatuar kushërinjtë, mjafton që vetëm ta ngrohim e ta hamë, kjo është e gjithë detyra. Dhe Perëndia e rrit atë, Ai na ushqen e askush tjetër. Dhe së paku duhet të falënderoni Perëndinë e t’i luteni Atij në çdo situatë.

Pa e kuptuar, dita i lë vendin mbrëmjes. Ne duhet të lutemi përsëri. Dita kurorëzohet me lutjen e mbrëmjes. Kujtoni që dita ka kaluar, falënderuar qoftë Perëndia dhe do të shkoj për të fjetur. Edhe të tjerë do të shkojnë tani për të fjetur dhe shumë njerëz do të vdesin këtë mbrëmje. Po unë do të vdes këtë natë? Mund të vdes vërtet, zemra ime mund të ndalojë në çdo çast. Ose ndoshta Zoti do ta lërë të jetojë. Ҫfarë nuk kam bërë sot, çfarë nuk kam përfunduar? Si kam mëkatur? Ndoshta kam fyer dikë, jam zemëruar, kam qenë përtac, mund të kem ndier keqardhje për veten, kam pasur smirë ndaj dikujt dhe jam fyer nga dikë. Më shpëto o Perëndi. Nëse ka ndodhur diçka, pendohu dhe thuaj: më fal o Zot, është diçka shumë e keqe. Ti më ke dhënë gjithçka. Ke krijuar tokën për mua, diellin dhe nuk të erdhi keq për vdekjen e të Birit të Vetëmlindur për mua, sepse fyhem prej dikujt, bëj marrëzira, kam zili prej disa rreckave, është edhe qesharake por edhe e frikshme. Më fal o Zot dhe bekomë që ditën e nesërme të mos ta bëjë prapë këtë gjë, por për Ty që të bëj diçka patjetër, qoftë edhe diçka të vogël, që Ti o Zot të kënaqesh.

Nëse qëndrojmë në këtë dialog me Perëndinë gjatë gjithë kohës, kthehuni te Ai çdo çast dhe do të durojmë e do të gëzohemi për çfarë lejon Ai dhe nëse me hirin e Perëndisë, ia kemi dalë që të bëjmë ndonjë gjë të mirë, Ai do të fillojë të na ndihmojë, të na bekojë...Kjo është të shërbyerit e Perëndisë dhe ata që jetojnë në këtë mënyrë quhen shenjtorë të Perëndisë. Ne e njohim Nikollën Pëlqyesin, e tërë shenjtorët shquheshin që nuk jetonin për veten por i pëlqenin Perëndisë dhe e lavdëronin Atë, por mundoheshin shumë. Ndonjëherë do të shikoni se një person i vetëm ka bërë shumë gjëra në jetë, gjë që është mahnitëse!

Por sigurisht që jo të gjithë nuk janë aq të talentuar, të zgjuar e të arsimuar sa Shën Dhimitri i Rostovit. Jo çdo njeri mund ta ndërmarrë një punë të tillë, por duhet bërë edhe diçka e vogël. Dhe nëse përpiqemi sado pak, atëherë pak nga pak do të krijojmë një shije dhe do të jetë e gëzueshme dhe e kënaqshme për ne, ndonëse do të ketë shumë tundime gjatë rrugës, njerëzit do të qeshin ose do të shushaten sepse askush tjetër nuk e bën këtë. Ne do të jemi të marrë ndaj çdo gjëje tjetër: do të bëjmë diçka dhe gjithçka do të duket të jetë e kotë. Por realisht, jo, shpërblimi është i madh në qiell, sepse vetëm Zoti e bën këtë:  njerëzit nuk i ofrojnë gjithçka Perëndisë por Ai provon gjithçka për ta. Prandaj, kushdo që përpiqet në të njëjtën mënyrë: uau, por vetëm për njerëzit kurse Perëndia i merr mbi Vete; ata bëhen të Tijtë sepse veprojnë sipas vullnetit të Perëndisë.

Ёshtë nga kjo në fakt që formohet jeta shpirtërore. Quhet shpirtëror sepse a afron më shumë një person me Perëndinë i Cili është Frymë. Sa më shumë që i bëjmë këto veprime, aq më shumë jeta jonë do të thuret nga këto veprime, më afër do të jemi me Perëndinë dhe më shpesh do të fillojmë të ndiejmë Perëndinë, afërsinë e Tij ndaj nesh; zemra jonë do të vizitohet shpesh nga butësia, lutja jonë do të bëhet më e përqendruar, më e vëmendshme dhe ne do të bëhemi më të durueshëm, më të matur, më të zgjuar sepse do t’i sjellim mendjet tona te Perëndia, do të kthehemi në çdo çast te Perëndia e do të jemi në miqësi me Të dhe hiri i Perëndisë do të na hyjnizojë.

Në këtë mënyrë jeta jonë do të fillojë të përmirësohet, ndjenjat e mendimet tona, gjithçka do të qartësohet e ndriçohet pak nga pak. Çdo errësirë do të largohet nga jeta jonë. Gëzimin do ta kemi gjithnjë në zemrat tona, sepse Zoti do të na vizitojë me të. Ne do të mësojmë atë që askush nuk e di. Njerëzit të gjithë përpiqen për gëzim, por ato e zëvendësojnë me gëzimin e rremë, duke ndikuar në sistemin e tyre nervor, disa me muzikë, disa me verë, disa me duhan e disa me shëtitje. Kjo i jep kënaqësi dikujt por nuk krahasohet me gëzimin që provon dikë kur e viziton Perëndia, kur dikush i afrohet seriozisht Perëndisë. Kjo është hareja, pasqyrimi i asaj hareje për të cilën flet Zoti, kur thotë se lum të varfrit në frymë, ata që qajnë për mëkatet e tyre, lum ata që kanë uri e etje për një jetë të drejtë. Kjo është faktikisht Mbretëria e Qiellit dhe arrihet shumë thjesht, për shembull duke larë rregullisht pjatat.  Unë nuk dua t’i laj e le t’i lajë gjyshja, tezja apo mbesa ime por laji vetë, po për hir të Krishtit, për hir të kësaj mposhtjeje të vetes. Duket se çfarë ka të bëjnë pjatat me Mbretërinë e Perëndisë? Rezulton që ato janë të lidhura ngushtë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Do të mund ta mposhtni veten sado pak, të dorëzohet para dikujt, të bëjë diçka të vogël ose të durojë diçka, e pikërisht atëherë Zoti do të jetë afër jush.

E kështu gradualisht e tërë jeta jonë do të bëhet një vazhdimësi e shërbesës. Prandaj iu lutëm Perëndisë, e lavdëruam Atë aq sa mundsnim, i kënduam, lexuam lutje dhe u larguam nga tempulli dhe gjithçka që kemi mbledhur në veten tonë mund të zhduket në çast. Dhe ne duhet ta ruajmë këtë në mënyrë që e tërë jeta jonë të jetë adhurim. Hani, flini, shkoni diku, bëni diçka, gjithçka për hir të Zotit. Dhe është e qartë se nëse jetoni në këtë mënyrë, nuk do të tundoheni që të shani, të fyeni dikë, të grindeni me dikë që të dalë e juaja. Nuk do të ndikoheni nga të gjitha këto, nuk do të shqetësoheni, por do të jenë në kungim me Perëndinë gjatë gjithë kohës, edhe sikur të kthehet prej jush Zoti.

Sigurisht që është e vështirë. Ne do të shpërqendrohemi në mesin e ditës, madje do ta  harrojmë për disa orë Perëndinë dhe mund të mëkatojmë dhe Perëndia do të largohet por do të vijmë në vete, ndoshta në mbrëmje. Nuk ka problem, ne jemi fillestarë, nxënës. Prit, lutu, pendohu; nëse ndërgjegjja e dënon ndonjë vepër, shko e rrëfehu e thuaj: Zot, më fal. Kungohu. Zoti do të të pastrojë  dhe do të fillosh nga e para e kjo do të ndodhë për çdo ditë. Çdo mëngjes duhet të nisim nga e para. Me hapa të vegjël, edhe me centimetra, por mjafton që t’i drejtohemi Qiellit. E atëherë jeta jonë nuk do të jetë e pakuptimtë. Atëherë nuk do të ketë rëndësi se ku ndodhemi, në pallatet mbretërore apo në burg. Nuk do të ketë asnjë ndikim në ne sepse ne do të jemi në çdo rrethanë me Perëndinë.

Ju mund t’i shërbeni Perëndisë kudo, ju mund të toleroni kudo për hir të Perëndisë, e mund të vuani kudo për hir të Tij. Kjo është gjithnjë e mundshme, pavarësisht sesi zhvillohet jeta jonë, se çfarë sprovash na presin për mëkatet tona. Ju nuk e dini se çfarë tjetër mund të na vijë, ndonjë pikëllim, sëmundje, nëse dikush sulmon, shpif, ose diçka tjetër-gjithçka ndodh. Jeta këtu në tokë nuk është aq e gjatë, shumë prej nesh kanë jetuar tashmë gjysmën e jetës, e disa më shumë se gjysmën e jetës, e na ka mbetur vetëm pak për të mësuar që të kënaqim Perëndinë. Dhe nëse bëjmë gjëra të mëdha, Kisha do të na lartësojë, ne do të jemi edhe në mesin e shenjtorëve, do të jemi gëzim për shumë veta. Por nuk është e nevojshme që ta arrijmë këtë, nuk u jepet kujtdo por vetëm atyre për të cilët është përgatitur. Por secili prej nesh duhet të hyjë në Mbretërinë e Qiellit; edhe ai i fundit, që të jetë me Perëndinë. Kjo është e rëndësishme që jeta të mos jetë e zbrazët.

Dhe ndodh që dikush ka vdekur dhe nuk ka asgjë për t’u thënë për të. Po ai vdiq...na vjen keq. Dhe për çfarë jetoni? Nuk është e qartë pse, gjithçka i shërben vetes: ai u martua për veten, lindi fëmijë për veten, punoi për veten, studioi për veten, u vesh për veten; unë doja që të jetoja gjithçka. Po më pas? Cili është qëllimi i të jetuarit për veten nëse vdes? Një jetë e marrë. Cili është qëllimi i marrjes së një porosie nëse do t’i mbartin mbi një jastëk? Ёshtë çështje tjetër, nëse nuk je përpjekur për këtë, duket se ndodhi vetvetiu. Ju po mbronit dikë që po e abuzonin. Ti ngurroje, i frikësuar e megjithë vërshëllimat e plumbave ti vazhdove të ecje, i kapërceve dobësitë dhe e ofrove jetën për të afërmin tënd. Kjo është një çështje krejt e ndryshme. Dhe nëse do të ketë ndonjë shpërblim për këtë, atëherë Perëndia është me të por nëse nuk ka shpërblim, është e pakuptimtë të sakrifikosh vdekjen për një copë metali.

Ose të fitoni para. Ҫdo njeri dëshiron të jetë më i pasur. Sigurisht që nuk është keq të jesh i pasur, por a ia vlen të shpenzosh jetën tënde për t’u bërë i pasur? Kjo është qesharake. Një person punon shumë dhe me paratë që merr ble vathë. Dhe për të fituar këto para ju duhet të punoni për dy ose tre muaj. Tre muaj për të punuar fort për të varur copa metali për vete! Kjo është çmenduri e vërtetë. Por është çështje tjetër nëse ta dhuroi gjyshja ose dikush tjetër, ka njëfarë kuptimi. Dhe të punosh, të vuash, të mashtrosh, të kërkosh, të blesh dhe pastaj të shposh veshët e të vendosësh vathët. Ёshtë një jetë plotësisht e paarsyeshme!

Prandaj ju duhet të mendoni gjatë gjithë kohës: pse po e bëj këtë? Për çfarë? dhe për gjithë jetën të përpiqesh që gjithçka të bëhet për hir të Perëndisë. Për hir të Perëndisë, ju mund të bëni çdo gjë që dëshironi: të fshini rrugët, të rritni fëmijë dhe të rregulloni televizorë për hir të Perëndisë. Të rregullosh më mirë diçka – personi do të jetë i lumtur, faleminderit, nuk do të thotë: këtu përsëri për herën e pestë në studio. Pra gjithçka mund të bëhet me dashuri, çdo vepër, në çdo vend, kudo që të gjendesh mund t’i shërbesh gjithnjë Perëndisë. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, ne duhet të përpiqemi patjetër sa më shumë. Atëherë ne do të bëhemi gradualisht njerëz shpirtërorë dhe do t’i afrohemi më shumë Perëndisë dhe dritës që marrim nga Krishti, nga mësimet e Kishës, ne do të jemi në gjendje që t’ua përcjellim të tjerëve. Dhe nëse thjesht vibrojmë gjuhën, që e bëjmë zakonisht, në këtë mënyrë duhet bërë – çdo njeri mund të mësojë dhe nuk është aq e vështirë, por është e vështirë të tregojmë sesi. Ju vetë bëheni të ndryshëm. Atëherë njerëzit do të të shikojnë dhe do të thonë: po ky person është i jashtëzakonshëm, nuk ekzistojnë njerëz të tillë. Ai është i qetë, modest, ai bën gjithçka mirë dhe nuk kërkon asgjë për veten dhe po ta lavdërosh atë, ai do të turpërohet dhe do të largohet. Gjithçka është krejtësisht e ndryshme nga njerëzit e botës.

Prandaj ju dhe unë duhet të jetojmë në një mënyrë të tillë që të mos jemi si njerëzit e botës por të jemi krejt të ndryshëm. Kjo është jeta e krishterë. Ne jemi ende mishorë, si bota dhe duhet ta mposhtim pak nga pak këtë prirje me hirin e Perëndisë. Ne do të shikojmë jetën e shenjtorëve dhe të përpiqemi t’i imitojmë. Shpëtona të gjithëve o Zot.