Dëshmori i kohës sonë, që u qëllua në kishën e tij

Një mysliman i zemëruar u fut në kishë me një revole dhe bërtiti “ku ndodhet prift Danieli?” Prifti doli nga altari dhe tha  "Unë jam Danieli". U qëllua për vdekje me gjakftohtësi në mes të kishës. Në moshën 34 vjeçare ai mori vdekjen e një dëshmori për shkak të predikimit të Ungjillit. Kjo ka ndodhur njëmbëdhjetë vjet më parë.  

Njëmbëdhjetë më parë një prift orthodhoks u martirizua pse u predikoi Krishtin myslimanëve dhe i konvertoi ata.

Një mysliman i zemëruar u fut në kishën e këtij prifti me një revole dhe bërtiti “ku ndodhet prift Danieli?”

Ate Daniel Sisojev 

Besimtarët dolën jashtë me të shpejtë. Atë Danieli ishte prapa ikonastazit të altarit dhe mund të kishte dalë lehtësisht jashtë nga dhoma e veshjeve. Por përkundrazi ai doli nga altari në pjesën e përparme të kishës dhe tha: “Unë jam Danieli” Dhe u qëllua për vdeje me gjakftohtësi në mesin e kishës.

Ditën e martirizimit Atë Danieli nuk i kishte mbushur ende të tridhjetë e pestat. Ai kishte lindur në Bashkimin Sovjetik dhe i kishte kaluar 17 vitet e para të jetës së tij prapa Perdes së Hekurt. Ai e donte Krishtin që në të ritë e tij edhe në Rusinë sovjetike, një vend zyrtarisht ateist, e ndonëse kur ishte fëmijë dhe i ri e tallnin bashkëmoshatarët dhe mësuesit për hir të besimit të tij në Jisu Krishtin, ai nuk e braktisi kurrë Shpëtimtarin e tij.

Dhe në moshën 34 vjeçare, ai mori vdekjen e një dëshmori për shkak të predikimit të Ungjillit.

Kjo ka ndodhur njëmbëdhjetë vjet më parë. 

Kjo nuk është një histori që ka ndodhur shekuj më parë, ndonëse Atë Danieli numërohet tani në mesin e atyre në qiell që vdiqën për besimin në vitet e hershme të Kishës.

Lavdi Perëndisë që është i çuditshëm ndër shenjtorët e Tij.

Fr. Daniel Sysoev