“Këto manastirë do të shërbejnë si strehë për brezin e ardhshëm të amerikanëve kur të vijnë kohët e vështira të rënies [...] martirët e rinj të orthodhoksisë amerikane do të dalin nga këto manastire . . ."
Jerond Arkimandriti Efremi (Moraitis) (lindur si Ioannis Moraitis) (24 qershor, 1927 – 7 dhjetor 2019) ishte një arkimandrit dhe igumeni i mëparshëm i Manastirit të Filoteut në Malin e Shenjtë, udhëheqësi shpirtëror i disa manastireve në Malin e Shenjtë dhe Greqi e themeluesi i rreth 20 manastireve në Shtetet e Bashkuara. Ai punoi në Arizonë, në Manastirin Orthodhoks Grek të Shën Andonit. Mitropoliti Neofiti i Morfut (Kisha Orthodhokse e Qipros) tregon një mesazh të marrë ditën vijuese të fjetjes së Jerond Efremit të Arizonës. Ai na tregon gjithashtu disa profeci të Atë Efremit në lidhje me Kohët e Fundit në Amerikë.
Mit. Neofiti i Morfut: Një nga gjërat e çuditshme është kjo që ndodhi pas fjetjes së beluar dhe të shenjtë të tij, dje, të dielën, 7:15 koha lokale e Qipros. Të hënën, një njeri i Perëndisë, me sy të pastra më dërgoi një mesazh dhe më thotë: "Vëllai im i dashur Neofiti, pashë tre kurora që do t’i jepeshin Jerond Efremit nga Zoti gjatë nderimit të tij”. E para, kurora e shenjtorit. Sepse me dashurinë që ai tregoi ndaj lutjes së Jisuit dhe lutjes, siç thashë, sytë e tij u pastruan dhe zemra e tij u ndriçua dhe shenjtërua. Kjo është rruga e shenjtorëve. Rruga e asketicizmit, të jesh vigjilent i nousit (mendjes) sonë dhe në këtë mënyrë u bëre i “virgjër”. Një presencë e shenjtë e cila ishte një grua e martuar kur jetonte në botë, një e njohura ime, kurse tani në parajsë iu shfaq motrës së saj dhe i tha: “Virgjëria nuk është ajo që ju besoni në tokë. Por është të jesh i kujdesshëm për mendjen (nous-in) tuaj që të jetë sa më e shpejtë para se të bjerë në tundim, që të pendohet. Që nga çasti kur mbeta e ve me katër jetimë, fillova të kujdesesha për mendjen time”. Dhe kur dola përpara Krishtit, Ai tha: “Mirofora do të shkojë te virgjëreshat”. Një grua e martuar...por që ishte vigjilente ndaj mendjes së saj … Dhe e di se me kë flas në këtë manastir të së Tërëshenjtës Pantanassa.
Perëndia i dha këtij njeriu të Perëndisë, i virgjër në trup dhe shpirt kurorën e shenjtërisë. Kurora e dytë që dëshmoi ky vëlla në Krishtin, pra që iu dha Atë Efremit ishte kurora e martirit. Ai u martirizua, siç ndodh shpesh për shkak të smirës së murgjërve, priftërinjve, igumenëve, hierarkëve... Kush janë ata që na kanë zili? Dhe kë kemi zili shpesh? Ata që janë të barabartë me ne. Kjo gjendet edhe poshtë rasos së një prifti, qoftë në murgjëri ose në gjendjen e pamartuar brenda në botë. Dhe e vërteta është që ky njeri (Jerond Efremi) u akuzua shumë në Malin e Shenjtë, por akoma më shumë, kur ai shkoi në Amerikë dhe ndërtoi atje gati 20 manastire. Kishte shumë reagime kundër tij nga klima protestante dhe sekulare apo materialiste 30 vite më parë. Ne dëgjonim për këto gjëra, vëllezërit tanë na tregonin për këto...se me ç’sfidë duhet të përballeshin në mënyrë që manastiret ta ruanin asketicizmin. Dhe që të mbusheshin me murgj dhe murgesha amerikane dhe çdo shërbesë e anglishtfolësve të kryhej në greqishten e lashtë dhe me muzikë bizantine.
Ky ishte kushti i vendosur nga Atë Efremi. Ҫdo shërbesë do të kryhej në gjuhën e saktë dhe me urtësinë teologjike dhe me muzikën jo të grekëve apo të bizantinëve por siç thotë Papadiamantis, me muzikën e engjëjve. Atë që dëgjuam sonte. Kurora e tretë që iu dha atij ishte ajo e “të njëjtit me apostujt”. Si të mos ta merrte ai kurorën me gjithë atë punë të mundimshme e të madhe apostolike që kreu në kontinentin e gjerë të Amerikës dhe Kanadasë dhe gjetkë, duke ia dalë mbanë që ta ndryshonte klimën e Amerikës? Një Amerike që tani ka rënë në materializëm, demonizëm dhe adhurim të mishit dhe udhëhiqet nga një hieromurg i Malit të Shenjtë me një zë të dobët dhe një njeri të përulur në gjendjen asketike dhe me sjelljen e pastrimit, ndriçimit e shenjtërimit. Kjo sjellje orthodhokse e etërve e nënave tona të shenjta.
A e dini se ç’gjë e çuditshme ka ndodhur? Sot kishin shkruar në internet, “Dje, të martën në mëngjes, Shën Efremi iu shfaq” dhe nuk jemi me nxitim që ta kanonizojmë, njerëzit e kanë bërë tashmë, një djali të vogël në Amerikë dhe i foli në anglisht. “Atë, cilat janë këto tre kurora në kokën tuaj”, e pyeti djali. Dhe ai iu përgjigj: “Njëra është për asketizmin, tjetra për durimin e fyerjeve dhe faljen e atyre që më kanë akuzuar dhe e treta është për punën apostolike që bëra në vendin tënd që të bëheni shenjtorë, brezi i ri i Amerikës!” Një herë, kur episkopët e pyetën me ironi : “pse po i ndërtoni këto manastire me murgesha dhe murgjër, Atë Efremi?” Dhe ai iu tha atyre, që ka të bëjë me kurorën e katërt.
Perëndia do t’i japë atij shumë shpejt kurorën e katërt: kurorën e profetit! Ai, së bashku me Shën Paisin, janë profetët e sojit tonë, në lidhje me Kohët e Fundit që po vijnë. Ai vetë ka thënë: “Këto manastire do veprojnë si strehim për brezin e ardhshëm të amerikanëve kur të vijnë kohët e prishjes dhe Amerika nuk do të jetë më një superfuqi! Dhe atëherë shumë njerëz do të gjejnë strehë rreth manastireve që të shpëtojnë shpirtrat e tyre dhe do të shpëtohen. Më pas, martirët e rinj të Orthodhoksisë Amerikane do të dalin nga këto manastire. Igumene, sot ndërtuat një manastir dhe kryem Liturgjinë dhe pas njëqind viteve do të vijnë murgesha të reja për t’u bërë martire. Njëri mbjell, tjetri korr. Kështu punon providenca e Frymës së Shenjtë.
Kështu ka punuar Atë Efremi dhe Shën Spiridhoni dhe kështu duhet të punojmë edhe ne në qoftë se duam të kemi një pjesë të shenjtërisë së madhe të Shën Spiridhonit dhe të profetit të madh të Kohëve të Fundit, Martirit, të njëjtë me apostujt, Shën Efremit!
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.