Ёshtë e thjeshtë: të krishterët nuk duhet ta kremtojnë Halloween-in

Temat kryesore të Halloween-it janë frymërat e liga, vdekja, okultizmi, dhe përbindëshat. Ёshtë paganizëm në formën e tij më të vërtetë.

Originally appeared at: OrthoChristian

Kisha Orthodhokse Ruse priret që të ndërmarrë një qëndrim të pakompromistë ndaj kësaj tradite angloamerikane që është përhapur në mbarë botën. Këtu kemi një shpjegim shumë të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë nga një episkop i krishterë orthodhoks. Nëse dëshironi më shumë informacion mbi natyrën pagane dhe demoniake të festës, ju mund të gjeni lidhje nga fundi i shkrimit.


Njeriu njihet nga veprat e tij ndërsa festa nga fryma e tij. Nëse një festë gëzimi dhe paqeje dhe traditat e lidhura me të sjellin mirësi dhe ngrohtësi te zemrat e njerëzve, kjo është një shenjë e vërtetë që tregon se është diçka e mirë dhe e rëndësishme. 

Në rastin e kundërt nuk është asgjë më shumë se një performancë e gjallë dhe një maskaradë e tillë nuk mund të quhet vërtet një festë por është një pseudofestë.

Kjo është pikërisht situata që është shfaqur me Halloween-in, që ka ardhur së fundi në jetën tonë: një histori e dyshimtë me personazhe jo të dashura që nuk kanë as gëzim e asnjë qëllim, por që thjesht popullarizon frymërat e liga. Temat kryesore të Halloween-it janë frymërat e liga, vdekja, okultizmi dhe përbindëshat. Ёshtë paganizmi në formën e saj më të vërtetë.

Photo: countryliving.comFoto: countryliving.com    

Por njerëzit përpiqen më kot të gjejnë një “domethënie” më të “lartë” te Halloween-i dhe u atribuojnë disa motive anësore të krishtera. Në fakt shumë kanë rënë në kurthin e biznesmenëve të cilët po fusin modën e kostumeve të Halloween-it dhe fitojne para me to.

Synimi kryesor i çdo feste të krishterë janë lajmi i mirë i Krishtit. Nëse nuk ka lajme të mira atëherë nuk ka marrëdhënie me krishterimin.

Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm rreth festave të rreme. Të luash me frymërat e këqija nuk mund të çojë në asgjë të mirë. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për jetën shpirtërore. Në fakt, po ashtu është edhe çdo pjesëmarrje në festivalet pagane si “Ivan Kupala”1 dhe të tjerë.

Një rënie shpirtërore mund të mos vihet re fillimisht e ne mendojmë se ç’të keqe ka një festë e vogël, e pak relaksim? Por një relaksim, e shpërqendrim nga rruga kryesore mund të sjellë pasoja fatale si humbjen e orientimit dhe një ndarje nga rruga e sigurt. Më pas vjen endja në errësirë, që mund të vazhdojë për gjithë jetën. Frymërat e errëta nuk të lëshojnë lehtë, por të mbajnë të mbërthyer në darën e tyre.  

Prandaj është e rëndësishme që të qëndrojmë fort pas së vërtetës, edhe në gjërat që duken si të parëndësishme, e jo të mos devijojmë nga rruga e vërtetë nën asnjë pretekst.

Më shumë shpjegime të detajuara mbi historinë jokristiane dhe natyrën e Halloween-it do t’i gjeni në:

https://stjohndc.org/en/orthodoxy-foundation/homilies/concerning-halloween

http://orthodoxinfo.com/praxis/halloween.aspx