Summer Fund Drive
Synami: $10,000
Mbledhur: $4,389
44%
154 Përkrahës
20 Ditë kanë mbetur

25 rregullat kryesore të jetës Thënie nga Dostojevski

Originally appeared at: The Catalog of Good Deeds

Lumturia nuk do të thotë të jesh i gëzuar ; në fakt është procesi i arritjes së saj.

Ёshtë e nevojshme më shumë ta duash jetën sesa të përpiqesh të gjesh domethënien e saj.

Jeta mbytet pa pasur një qëllim.

Nëse ndalon së lexuari libra, do të thotë se nuk po mendon më.

Nuk ka lumturi në rehati; gëzimi lind në mjerim.

Bukuria do të shpëtojë botën.

Nëse je rrugës drejt një finishi apo synimi dhe ndalon të qëllosh me gurë ndonjë qen që të leh, nuk ke për ta arritur kurrë finishin..

E vërteta pa dashuri është gënjeshtër.

Kërko dhe ruaj dashuri në zemrën tënde. Dashuria është aq e fuqishme sa na bën të rilindim.

Nëse me të vërtetë do, ose xhelozia do ta mundë dashurinë, ose dashuria jote do të mundë xhelozinë.

Kërkohet shumë pak për të shkatërruar një njeri:thjesht binde se askush nuk ia ka nevojën gjërave që ai bën.

Ёshtë e mrekullueshme se çfarë një rreze e vetme dielli mund t’i bëjë shpirtit të një njeriu!

Fëmijët mund të shërojnë shpirtin e dikujt.

Nëse do të ndihmosh, të mirën mund ta bësh edhe me duar të lidhura.

Miku im, mbaj mend se është diçka e mirë, e sigurt, dhe e bukur të qëndrosh në heshtje.

Të rriturit nuk e dinë se një fëmijë mund të japë një këshillë shumë të rëndësishme edhe në raste shumë të vështira.

Mendja është një horr që do të justifikojë gjithçka!

Mos e mbush kujtesën me mëri dhe inat, sepse nuk do të ketë vend për të kujtuar momentet e bukura.

Dua së paku një person që të diskutojë të gjitha gjërat po aq hapur sa unë flas me veten.

Ta duash një person do të thotë ta shohësh atë ashtu si Zoti deshi që ai të ishte.

Duhet të flisni ballë për ballë me njëri-tjetrin...në mënyrë që të keni mundësi të lexoni shpirtin e tjetrit përmes fytyrës, duke e parë në sy,  që   zemra  të  jehojë në tingujt e fjalëve që thoni. Një fjalë e thënë me bindje, me sinqeritet të plotë, pa hezitim dhe ballë përballë, tregon më shumë se një duzinë letrash të shkruara.

Mos e gënjeni veten. Ҫdokush që i gënjen vetes dhe dëgjon gënjeshtrat e veta do të vijë në një pikë që nuk do të dallojë dot më asnjë të vërtetë për veten apo për ata që e rrethojnë. Prandaj bie në mosrespekt ndaj vetes dhe të tjerëve. Ai nuk do më asnjë, por në  mënyrë që të argëtojë vetveten ndërkohë që nuk ka dashuri, e dorëzon veten si pre e pasioneve dhe dëshirave të këqija, derisa arrin në pikën ku bëhet si një bishë në ligësinë e vet, dhe e gjitha kjo vjen si pasojë e gënjeshtrave pa mbarim ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.  

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español