“Mos u fshihni më nën besimin tuaj të mallkuar” thirri një protestues tjetër. “Kjo kishë është raciste” ulëriti një tjetër.
Protestuesit, bërtisnin pa reshtur: “Jetët e zezakëve vlejnë” dhe madje edhe ngacmonin dhe bllokonin kishëndjekësit që ishin me fëmijët e tyre, duke përdorur një megafon për t’u ulëritur e duke i turpëruar dhe kërcënuar prindërit me thirrje ndaj Shërbesave për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Videot e postuara në mediat sociale shfaqin besimtarë, si të bardhë ashtu edhe zezakë, të ngacmuar dhe sulmuar fizikisht në kishën baptiste të hirit në Troj, Nju Jork.
Protestuesit, bërtisnin pa reshtur: “Jetët e zezakëve vlejnë” dhe madje edhe ngacmonin dhe bllokonin kishëndjekësit që ishin me fëmijët e tyre, duke përdorur një megafon për t’u ulëritur e duke i turpëruar dhe kërcënuar prindërit me thirrje ndaj Shërbesave për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Dhunimet, ngacmimet dhe protestimet kanë që nga fundi i qershorit që ndodhin, sipas videove virale të postuara në internet. Kisha nuk ka pranuar të mbyllet ose të tërhiqet, duke i drejtuar besimtarët e famullisë për të ndihmuar në shoqërimin e adhuruesve brenda kishës ndërsa janë të bllokuar nga protestuesit e JZV.
Në një nga videot, protestuesit e sulmojnë kishën duke thirrur “Jetët e zezakëve vlejnë” dhe nis një grindje. Po ashtu një nga protestuesit i bërtet një kishëndjekësi : “ne djall të vesh” dhe ai përgjigjet duke thënë “Jisui të do”. Protestuesi ia kthen duke thënë se Jisui nuk e do atë.
Në një video tjetër, shumë prej kishëndjekësve zezakë turpërohet nga protestuesit që i bërtasin ndërsa hyjnë në kishë. Një nga protestueset i bërtet një besimtari zezak: “duhet të kesh turp motër”.
Një nënë e re me tre fëmijë ngacmohet gjithashtu ndërsa përpiqet të hyjë në Kishën baptiste të Hirit. Nëna shihet duke u përpjekur të ngushëllojë një nga djemtë e saj të vegjël që është i shqetësuar dhe i frikësuar, e përpiqet të largohet prej andej.
Në një rast tjetër, një nga besimtarët përpiqet t’u ngjitet shkallëve të Kishës Baptiste të Hirit, por e zmbrapsin dhe sulmojnë fizikisht protestuesit. Pastori i kishës përfshihet për të shpëtuar besimtarin që e kanë rrethuar një numër i madh protestuesish.
Pastori u sulmua gjatë një kacafytjeje, ndërsa një protestues thumbon: “si e ndien kokën pastor? Atë e quajtën “të butë” dhe “p****”.
“Mos u fshihni më pas besimit tuaj të mallkuar”, thirri një protestues. “Kjo kishë është raciste” ulëriti një tjetër.
Për sa i përket kishës, Grace Baptist nuk ka ndër mend të tërhiqet.
Një mesazh në llogarinë e kishës në Tuiter postoi një video të një prej pastorëve që zotohen të vazhdojnë shërbesën, duke refuzuar të ndryshojnë mesazhin ose të frikësohen nga koronavirusi ose nga “turmat”.
“Ne nuk do t’i kërkojmë KURRЁ falje turmave!” video e postuar të hënën mund të shikohet më poshtë.
“Nuk është faji im që predikoj të njëjtën gjë që kemi predikuar për 33 vjet”, thotë pastori . “Nuk është faji im që të gjithë duan ta vendosin në internet. Nuk më intereson. Ata mund të na mbyllin faqen. Unë nuk kam ndër mend që ta ndryshoj predikimin sepse jemi online”.
Shikoni protestën e dhunshme më poshtë :
Këta fëmijë të vegjël ishin më të matur se rrugaçët që i shanin ata dhe nënën e tyre ndërsa futeshin në kishë.
Dëgjoni ndërsa pastori i pyet disa herë që të mos ta bllokojnë hyrjen e kishës. Disa burra të GBC formojnë një resht për të mbrojtur fëmijët.
Frekuentues të Grace Baptist Church in Troy duhet të shoqëroheshin brenda dhe jashtë kishës ndërsa sulmoheshin nga protestuesit e JZV:
Shikojeni këtë me kujdes
Ne nuk do të tërhiqemi nga ligësitë në Troy, NY!
Kur të krishterët në Grace Baptist Church në Troy, New Jork, ishin mbledhur për shërbesën e adhurimit të së Dielës, pjesëtarë të dhunshëm JZV sulmuan kishën, ndaluan shërbesën dhe dhunuan si verbalisht ashtu edhe fizikisht të krishterët paqësorë.
NDIQENI
Pse turmat po rrahin besimtarët e kishës në Troj, Nju Jork, teksa po hynin në kishë dhe të shoqëronin pjesëtarët e organizatës nëpër turmë?
“Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” “Protestë paqësore!”
SHIKOJENI reagimin e Grace Baptist:
Ne nuk do t’u kërkojmë kurrë falje turmave
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.