VIDEO: Kungata e Shenjtë ndalohet në kishat në Toronto, Kanada – teksti

Natën e kaluar, morëm vesh që qyteti e ndaloi Kungatën e Shenjtë dhe duket se po vazhdon përndjekja e Kishës  . . .

Shteti është duke përndjekur aktivisht Kishën. Nëse je një i krishterë orthodhoks që jeton në Toronto, Kanada, tani shteti nuk të lejon ta marrësh Kungatën Hyjnore.

Këtë të diel të kaluar, në një Kishë Orthodhokse Greke në Toronto, Kanada, prifti i tha bashkësisë së tij se qeveria ia kishte ndaluar që të jepej Kungata e Shenjtë. Si pasojë, ai ishte aq zemërthyer saqë nuk ishte në gjendje që të predikonte. Më poshtë është fragmenti në video, pasuar nga teksti:

Teksti ose transkripti:

"Vëllezërit e mi, sot ndihem shumë i trishtuar. Mbrëmë, morëm vesh nga Kryedioqeza jonë se Toronto e ndaloi Kungatën e Shenjtë në zonën e Torontos dhe duket se po vazhdon përndjekja e Kishës”.

"Nuk gjej fjalë për ta shprehur zhgënjimin dhe trishtimin tim dhe nuk e ndiej se mund ta ndaj dot sot me ju predikimin sepse nuk mund të flas dot për besimin e për Krishtin.

"Unë e ndiej se në këtë çast do të doja vetëm që t’i kërkoj Perëndisë të na falë, të na falë besimin tonë të pakët, të na falë dobësinë tonë, e të na falë sepse nuk jemi të denjë që ta ruajmë bekimin e madh të Besës Orthodhokse".

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español