Qeveritë antikristiane përdorin akuzat politike për të përndjekur Kishën

Ju nuk mund ta duroni që insistojmë ndaj faktit që njerëzit duhet të jetojnë sipas urdhërimeve të Perëndisë dhe jo sipas diktatit të departamentit të SHBA-së  . . . "

Shënim i redaktorit: Mitropoliti Luka i Zaporozhjes, një nga episkopët më në zë të Kishës Orthodhokse Ukrainase ka shkruar një letër që nxjerr në pah strategjinë që përdorin shpesh qeveritë e pabesa që persekutojnë Kishën.

Atë. Zakaria Linç na ka siguruar një përkthim në anglisht të kësaj letre të goditur:


Krishti me ne, lexuesit e mi të dashur!

Bota nuk dëshiron Krishtin por Barabën.

Sot gjatë liturgjisë hyjnore ne dëgjuam leximin e Ungjillit që na tregoi gjykimin e Pontit Pilat ndaj Jisu Krishtit (Marku 15:1-15). Hipokrizia e judenjve na zbulohet në këtë gjyq.  Teksa ishin të mbledhur në këshillin e sanhedrinit ata e paditën Zotin për “blasfemi” sepse e kishte barazuar veten me Perëndinë, por kur dolën përpara Pont Pilatit judenjtë sollën kundër Shpëtimtarit vetëm akuza politike.

Tani del që faji i tij më iu madh është që e ka shpallur veten mbret të ri, duke rebeluar kështu kundër autoritetit qeveritar të Cezarit. Ishte më e thjeshtë që të fitohej nga prokurori romak një dënim me vdekje për Krishtin në këtë mënyrë. “Ҫ’të keqe ka kryer ai?” pyeti Pilati. Duke mos qenë në gjendje që t’u përgjigjeshin kësaj pyetjeje judenjtë vetëm sa bërtitën: “kryqëzoje, kryqëzoje Atë!”

A ka ndryshuar gjë në kohën tonë? Pushtetet politike që kundërshtojnë Perëndinë përdorin akuza politike kundër Kishës. Pas revolucionit të 1917 klerikët u cilësuan si “ortakë të imperializmit”, ndërsa në 1937 ne u akuzuam për “intrigë kundërrevolucionare me synimin e përmbysjes së pushtetit sovjetik”. Pas 2014 ne u bëmë “agjentët e Kremlinit” dhe “ortakë me shtetet agresore”.

Njerëzit, të frymëzuar nga djalli nuk do të thonë kurrë se e urrejnë kishën sepse i shërben Perëndisë. Ata do të kenë gjithnjë akuza politike kundër saj. Unë do të doja të përsërisja pyetjen e Pont Pilatit “Ҫ’të keqe ka bërë Kisha jonë në Ukrainë?” Sillni shembuj konkretë të “veprimeve antiqeveritare” të saj.

A jemi ne fajtorë të faktit që kemi mbledhur para dhe qindra litra gjak për fëmijët me kanser? Apo ngaqë ushqejmë të varfrit dhe riparojmë spitale për ushtarët? Jo, realisht ne jemi “fajtorë” për faktin se ne flasim "keq" — keq sepse nuk e pranojmë ideologjinë e re gjenocidale që po na imponohet nga rendi i ri botëror.

“Faji” ynë gjendet në faktin që e quajmë luftën të keqe * dhe insistojmë që fëmijët duhet të kenë një nënë dhe një baba dhe jo “prindin nr.1 dhe nr. 2". Ne besojmë gjithashtu fuqimisht se disa pjesë të trupit të njeriut janë krijuar nga Perëndia, jo për kënaqësi seksuale sepse kanë një qëllim krejt të ndryshëm dhe kjo ju tërbon fare. Sepse nuk mund ta duroni dot që këmbëngulim se njerëzit duhet të jetojnë sipas urdhërimeve të Perëndisë dhe jo sipas diktateve të departamentit amerikan. Ju doni ta kryqëzoni Kishën sepse dëshironi ta shihni Barabën të çliruar dhe jo Krishtin. Kjo ndodh sepse bota nuk dëshiron Perëndinë por një rebel.

— Mitropoliti Luka i Zaparozhjes

* Shënim i përkthyesit: kjo është një referencë ndaj luftës vëllavrasëse që filloi pas mbështetjes amerikane të grushtit të shtetit në Ukrainës në 2014, duke përmbysur qeverinë e zgjedhur demokratike dhe duke instaluar një “qeveri” kukull, të nënshtruar ndaj SHBA-së. Prandaj Ukraina u detyrua me forcë në sferën “perëndimore të ndikimit.

  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español