Prifti dënohet me 9 muaj prapa hekurave për shkeljen e udhëzimeve për mbajtjen e maskave

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Një prift u dënua me 9 muaj burg dhe me një pezullim 3 vjeçar të premten e kaluar në Kretë, për nxitje mosbindjeje kundër direktivës së OBSH-së mbi përdorimin e detyrueshëm të maskave që përfshin përdorimin e maskave në çdo hapësirë të mbyllur dhe në shkolla.

Incidenti me priftin 47 vjeçar ndodhi të hënën e kaluar, 14 shtator, gjatë ceremonisë së bekimit të një kopshti lokal. Video e tregon priftin duke u thënë qatë fëmijëve se “do t’i sëmurin fëmijët”, duke i dërguar në shkollë me maska dhe i kritikoi për mos mbajtjen e një proteste kundër maskave, raporton Keep Talking Greece.

Foto: chaniapost.eu

Prindërit kundërshtuan se shkolla nuk është vendi për predikime dhe prifti iu përgjigj duke i quajtur majtistë që ngrihen për të mbrojtur “të drejtat” e homoseksuale dhe grupeve të tjera, por nuk ngrihen kundër maskave.

Të nesërmen priftin e arrestuan dhe të premten u gjykua. Gjatë seancës gjyqësore ai refuzoi të mbante maskën, nuk kërkoi falje dhe u tha gjyqtarëve se do t’i padiste për shkelje.

Pas gjyqit, prifti u tha mediave vendore se nuk u gjykua ai por e vërteta, ligji dhe vetë Perëndia. Ai ka ndër mend që ta apelojë vendimin e gjykatës.

Një prift në ishullin e Kalimnosit u arrestua në gusht pasi u bëri thirrje besimtarëve të famullisë që të mos mbanin maska në të kremten e Fjetjes së Hyjëlindëses. Ai pret vendimin që do të merret më 8 tetor.