Lufta e vazhdueshme e Amerikës kundër Kishës Orthodhokse

Politika amerikane është e tejdukshme: Kisha orthodhokse duhet të përputhet me sekularizmin, siç ishte Vatikani në vitet 60

Originally appeared at: Orthodox England

Kryepiskopi i moshuar i Athinës dhe patriarku grek i Aleksandrisë kanë marrë kërcënime nga ministria e jashtme greke që është kukull e departamentit amerikan: ose pranoni skizmatikët ukrainas ose ndryshe do të pushoheni dhe do t’ju priten fondet. Ky është në fakt i njëti kërcënim që u bë para 18 muajsh ndaj patriarkut grek të Konstandinopojës që iu dorëzua presioneve.

Kryepiskopi grek dhe episkopët skizmatikë takohen me departamentin amerikan Fatkeqësisht ka disa njerëz për të cilët paraja është më e rëndësishme sesa kanonet. Nuk ka asgjë të re këtu. Ka shumë karrieristë në Kishë dhe gjithnjë kanë qenë. Nuk është për t’u habitur që një mitropolit kanonik ukrainas e ka krahasuar patriarkun e Aleksandrisë me Judën: (https://russian-faith.com/alexandria-patriarch-like-judas-n2545) Kryepiskopi i ri dhe agresiv grek i mbështetur nga Trampi në SHBA, Elpidiforos, është takuar me mitropolitin Tikhon, udhëheqësin e Kishës Orthodhokse ruse në Amerikë të cilin e kërcënuan edhe atë, ose nënshtrohu ose përndryshe. Kush e ka radhën? Shumë besojnë se do të jetë patriarku i Jerusalemit, edhe ai i caktuar nga ministria e jashtme greke. Pastaj ndoshta  kryepiskopi i Qipros. Do t’i bëhet presion patjetër edhe Kishës shqiptare të drejtuar nga grekët dhe Kishës rumune, patriarku i së cilës është caktuar nga ambasadori amerikan në Bukuresht, sidomos nëse departamenti i shtetit mund ta bindë Naton që të pushtojë Moldovën dhe ta detyrojë që t’i nënshtrimit sundimit rumun. Ndoshta edhe kisha serbe dhe ajo gjeorgjiane do të dorëzohen para presioneve të ambasadorëve të tyre amerikanë. Politika amerikane është e tejdukshme: Kisha orthodhokse duhet të përputhet me sekularizmin perëndimor, siç ndodhi me Vatikanin në vitet 60. Ёshtë e qartë që SHBA-ja udhëhiqet nga ateistët, por elita ateiste amerikane nuk ka dëgjuar asnjëherë sesi ra Bashkimi Sovjetik brenda një nate: ishte para një dite dhe u zhduk. A nuk e keni lexuar për fatin e Babilonisë? MENE, MENE, TEKEL, PARSIN…Festa e Belshazarit po përfundon. Ju e keni marrë paralajmërimin.

  • Shqip
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Portuguese, International
  • Русский
  • Español