Një komb që i ndalon qytetarët e tij të marrin pjesë në adhurim publik, është një komb i destinuar të shkatërrohet.
Krishtërimi është një besim komunitar, që u kërkon pasuesve që të përfshihen në mënyrë aktive tek të tjerët. Adhurimi i Kishës është komunitar dhe vetë shpëtimi është një akt kolektiv, që kërkon ndërreagim me të tjerët. Nuk shpëtohemi në vakuum, por si pjesë e jetës së përbashkët të Kishës. Shpëtimi juaj duhet të jetë po aq shqetësues për mua sa ç’është shpëtimi im. Marrëdhënia ime me Krishtin nuk është rreth meje por rreth nesh. Mëkatet tona nuk janë thjesht kundër Perëndisë por kundër Trupit të Krishtit, Kishës. Dashuria jonë ndaj Perëndisë nuk mund të na shpëtojë nëse nuk i duam të tjerët, sepse ashtu si Zoti ka thënë: “Në thëntë ndonjë se dua Perëndinë edhe urren vëllanë e tij, është gënjeshtar, sepse ai që s’do të vëllanë, të cilin e ka parë, si mund të dojë Perëndinë të cilin e ka parë? (1 Joani 4:20)”.
Për shkak të natyrës komunitare të Kishës, është alarmuese që Qyteti, Shteti dhe qeveritë federale po e përdorin këtë pandemi të kovid19 për të ndaluar mbledhjen e besimtarëve në tempujt e tyre për adhurimin e përbashkët. Rëndësia e ndërreagimit social në sheshin qendror, siç shihet në fshatrat tradicionale ku jeta e lidhur me të tjerët, së bashku me natyrën komunitare të Kishës, ishin burimi kryesor i ndërreagimit vëllazëror demonstrojnë rrezikun që i kanoset një shoqërie që i ka urdhëruar pjesëtarët e saj që ë qëndrojnë të veçuar, të mbyllur në shtëpitë e tyre.

E izoluar nga të tjerët, natyra komunitare që është një element i rëndësishëm në ayë që do të thotë të jesh njeri është e humbur. Si njerëz, ne jemi krijuar për të qenë së bashku, sepse pikërisht në jetët tona së bashku ne rritemi në mendje dhe frymë. Ёshtë në komunitet që mësojmë ta duam Perëndinë dhe brenda mbledhjes kolektive së bashku për Liturgjinë Hyjnore ne e dëgjojmë kolektivisht Fjalën e Perëndisë dhe marrim Trupin e Gjakun Jetëdhënës të Shpëtimtarit tonë.
Ёshtë koha e përshtatshme që të ballafaqohemi qartë me ata që kanë vendosur se dyqanet e pijeve alkoolike, e të drogës janë më pak esenciale për mirëqenien e shpirtrave tanë sesa Kisha. Një komb që ua ndalon njerëzve që të marrë pjesë në adhurim kolektiv është një komb të destinuar të dështojë. Ёshtë e qartë se ne kemi nevojë për akses ndaj ushqimit që na duhet për mbarëvajtjen e trupit por ushqimi shpirtëror që nevojitet për një shpirt e trup të shëndetshëm e bën Kishën institucionin më esencial në vend.
Me dashuri më Krishtin,
Ava Trifoni
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.