“Patriarku Bartholome do të dalë shpejt përpara Perëndisë dhe çfarë do të thotë atëherë?” — Matushka e kishës së uzurpuar

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Duke pasur parasysh sulmin e tij ndaj Kishës Orthodhokse  dhe kaosit që ka shkaktuar në Ukrainë, do të jetë e vështirë për patriarkun Bartholome që të dalë përpara Perëndisë, beson Matushka Juliana Taborovets nga Kisha e Mbrojtjes së Shenjtë në fshatin e Berestes.  

Matushka mori pjesë në kongresin e përfaqësuesve të kishave famullitare të pushtuara nga skizmatikët në Ukrainë, që u mbajt në Lavrës së Shpellave të Kievit më 22 shkurt, ku ajo i dha komente Unionit të Gazetarëve Orthodhoksë.

Patriarku Bartholomeu, 81 vjeç, “do të shkojë shpejt te Perëndia dhe do ta shikojë në sy. Po çfarë do të thuash ‘dyadka [literalisht “xhaxha,” që përdoret për ndonjë person më të moshuar ose të panjohur — OC]?’” pyet Matushka.

“Unë them ‘dyadka,’ sepse nuk e konsideroj atë patriark, sepse ka shkelur kanunet. Ai vetë u bë skizmatik sapo pranoi dhe njohu skizmatikët” shpjegoi Matushka Juliana.

Pushtuesit skizmatikë i kanë përçarë të gjitha fshatrat në rajonin e saj. “Dhe çfarë ka bërë ai? ... Ҫfarë do të thotë ai [Patriarku Bartholomeu]? Unë nuk kam të drejtë që të gjykoj; vetëm veprimet mund të dënohen. Por është e frikshme. Ёshtë e frikshme sa të këqija ka bërë ai, e sa shumë lot është derdhur për shkak të veprimeve të tij. Dhe është derdhur gjak për kisha të tjera” tha solemnisht Matushka.

Ajo shpjegoi gjithashtu se kisha e saj u pushtua, siç ndodhi edhe me shumë të tjera – së pari nga vota e njerëzve që nuk kishin fare lidhje me kishën, duke përfshirë edhe baptistë, pentekostalë dhe nga fshatra të tjerë.

Pas kësaj u bënë katër përpjekje brenda muajit për të pushtuar fizikisht kishën, por njerëzit luteshin pareshtur dhe priftërinjtë shërbyen shumë akathistë.

Besimtarët e kishës kanonike këndonin Lutjen e Jisuit dhe Besoren e Nikeas, ndërsa skizmatikët thërrisnin “Ukraina nuk ka vdekur ende”. I shoqi, kryeprifti Sergei bashkë me të tjerë u rrahën shumë herë dhe i pështynë, kujton Matushka.

Më në fund skizmatikët ia dolën që ta pushtonin kishën më 2 prill 2019, ndërsa policia qëndronte pranë dhe shikonte. Famullitarët e moshuar u rrahën dhe vajzat u tërhoqën zvarrë prej flokëve. Skizmatikët ishin tërbuar, me vështrime të zbrazëta, tha Matushka.

Në fund, ata e pushtuan kishën, shtëpinë e famullisë dhe kishën e varrezave, duke i lënë besimtarët orthodhoksë që të luteshin në një kasolle.