“Unë mësova prej tij sesi të jetoj dhe të vdes” (Atë Serafim Rose)

Si ndikoi Ate Serafim Rose ne jeten e nje prifti te ardhshem 

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Prifti i parë Martin Person është rektor i Kishës Orthodhokse ruse të Shën Hermanit të Alaskës në Sunnyvale, CA. Ai dhe Matushka e tij Sara u takuam në 1980 në universitetin e Kalifornisë në  Santa Kruz, ku ishte një Shoqëri e krishterë orthodhokse aktive studentore. Ky grup i autorizohej dhe frymëzohej nga arkimandrit Anastasi (Newcombe) dhe nga hieromonaku Serafim Roz.

Atë Martin dhe priftëresha Sara kanë qenë së fundmi në Rusi në një pelegrinazh në vendet e shenjta përreth Shën Peterburgut dhe Moskës. Në mesin e grupit të tyre të pelegrinëve ishte Marta Nikols, që ka qenë një bijë shpirtërore e Atë Serafimit. Kujtimet e Martës për Atë Serafimin, të ofruara në pelegrinazhin në nder të përvjetorit të trembëdhjetë mund të lexohet në artikullin “Vignettes of a Holy Life.” (Skicat e një jete të shenjtë)

Unë kam pasur bekimin që iu bashkova Atë Martinit, priftëreshës Sara, Martës dhe pjesës tjetër të grupit të pelegrinëve ndaj fundit të darkës një mbrëmje në restorantin gjeorgjian dhe kishim mundësinë për të folur për një numër subjektesh, duke përfshirë kujtimet  e Atë Martinit ndaj Atë Serafimit dhe si ndikoi në jetën e tij.

Komentet e Atë Martinit prezantohen thjesht me “—,“ ata nga Matushka Sara me “—(MS),” dhe ata nga Marta me “—(M).”

Hieromonak Serafim (Rose) pas fjetjes

— Unë kuptoj që ti ke pasur një grup mjaft interesant miqsh në kolegj që po vinin në orthodhoksi në të njëjtën kohë.

—(MS): The Orthodox Christian Fellowship (OCF) në Universitetin e Santa Cruz ishte një bashkërrjedhje interesante njerëzish dhe ngjarjesh. Ne kemi qenë të bekuar për t’u mbështetur nga disa etër shpirtërorë: Nuk ishte thjesht i bekuari Serafim Roz, por edhe arkimandrit Anastassy (Newcombe) dhe Protopresviter Konstantine Tivetski që ndihmoi të kujdesej për këtë grup studentësh të OCF. Grupi ynë përfshinte mitropolitin Jona (Paffhausen), arkimandrit Gjerasim, ish abati i Shën Hermanit në Platinë, arkimandrit Jakovi (Corazza), që shërben në katedralen e vjetër ruse të Shën Franciskos, Ava Damaskini, biografi i Atë Serafimit dhe abati aktual i Shën Hermanit, dhjaku John Dibs, në  arkidioqezën antiokiane, Murg Lazarus në manastirin e Mar Savës në Jerusalem dhe Nënë Sofia në një manastir në Indiana… dhe ka më shumë se sa mund të kujtoj në këtë moment.

— A ndodheshit aty kur Atë Serafimi dha leksion në Santa Cruz që u regjistrua dhe më vonë u botua si libri God’s Revelation to the Human Heart (Zbulesa e Perëndisë ndaj zemrës njerëzore)?

(MS):Unë nuk ndodhesha aty. Ndihmova në organizimin e leksionit, por kisha një klasë në të njëjtën kohë që duhet të ndiqja.

— Unë isha ende rezistues ndaj orthodhoksisë në atë kohë. Në atë kohë shkova te një mësues hinduist me emrin Paramahansa Yogananda. Sarah dhe Atë Jakovi e dërgoi Atë Damaskinin për të folur me mua, sepse kishte qenë budist dhe mendoi se ai do të ishte në gjendje që të kontaktonte me mua. Mua më pëlqente Joani (emri i tij përpara monasticizmit), dhe mendonte se ishte një person i mirë dhe i sinqertë.

Nuk e kam takuar Atë Serafimin derisa u diplomova dhe bëra një udhëtim në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Unë po lexoja Tregimet e një Pelegrini rus që më pëlqeu dhe pata një përballje interesante në New Mexico. Menjëherë pas përfundimit të librit, pashë një njeri që ecte në rrugë. E mora mënjanë dhe e pyeta  nëse donte ta merrja në makinë. Xhimi u fut brenda dhe nisëm një bisedë. Unë kisha The Autobiography of a Yogi të Yoganandës në panelin e makinës ishte përfshirë me grupin e Yoganandës në vitet 50. Prandaj ne filluam të flisnim për Yoganandën, Hinduizmin, dhe spiritualitet dhe ka qenë një djalosh mjaft inteligjent. Pastaj filloi të ndante sistematikisht hinduizmin e vërtetë nga krishterimi i bekuar; duke i ndarë ato, duke treguar papërputhshmërinë e të dyve.

Fjalët e tij të ndarjes kur e lashë në Grand Canyon ende më jehojnë fort në veshët e mi. Ai u përkul dhe tha: “dëgjo, në çdo besim ka njëfarë aspekti të të vërtetës dhe kjo është çfarë na tërheq ndaj saj deri derisa të gjeni Jisu Krishtin, Kush është e Vërteta, nuk do të gjeni kurrë paqe”. Dhe e mbylli derën dhe u largua.

(MS): Ai ka vite që udhëton vetëm me një krevat portativ dhe një Bibël dhe u konvertua nga hinduizmi në besimin katolik.

— Unë u befasova. Kjo përballje ishte e mrekullueshme dhe ishte fjala e duhur në kohën e duhur. Pastaj vendosa të shkoj të vizitoj Atë Anastasin në Point Reyes, por ai ishte i zënë me disa pelegrinë, prandaj më drejtoi në Platina dhe tha se duhet të shkoj për të folur me Atë Serafimin. Unë e njihja Atë Gjerasimin nga Santa Cruz, e ai më përshëndeti dhe më çoi në manastir. Në atë kohë ai ishte rishtar.

Shpenzova një javë atje dhe pata biseda të pabesueshme me Atë Serafimin. Bënim shëtitje të gjata dhe uleshim në një trung jashtë qelës së tij, duke folur rreth jetës dhe spiritualitetit. Në një moment thashë: “ unë dua të njoh Perëndinë ashtu siç Ai është e jo ashtu si unë dua që Ai të jetë. Edhe nëse nuk më pëlqen, unë dua ta njoh Perëndinë siç Ai është”. Atë Serafimi tha: nëse je i sinqertë, Ai do të të zbulohet”.

Në fund të asaj jave ai më bëri katekumen dhe më dërgoi me Northern Thebaid dhe librin e lutjes së Jordanvill-it. U zhyta mbi këto dy libra. Pastaj mora një telefonatë nga Atë Gjerasimi rreth një apo dy muaj më vonë për të më njoftuar se Atë Serafimi ndodhej në spital. Shkova në Redding, prandaj herën e dytë që e takova ishte në spital. Nuk ishte në formë. Ishte një çast pranë shtratit të tij kur po lusnim një moleben, dhe ata e kishin bekuar atë me Ungjillin dhe ai u ngrit me vështirësi nga dhimbjet për të puthur Ungjillin dhe të gjithë shpërthyem në lot. Mbeta i mrekulluar nga një besim që ishte i fortë përballë vdekjes.

Herën e parë që u takova me Atë Serafimin, vura re sesi duhet të jetojë një orthodhoks. Kurse herën e dytë që e takova atë, pashë sesi duhet të vdesë një orthodhoks.

— Ёshtë e mrekullueshme që në dy përballje me të ti ke parë gjithçka.

— Unë pashë gjithçka që më duhej. Përballja ime me të ishte mjaft e shkurtër dhe nuk e njihja mirë. Unë pata vetëm këto dy përballje me të por ato ma transformuan jetën.

(MS): Unë isha konvertuar në Orthodhoksi pak përpara kësaj. Unë i thashë Atë Martinit që të takohesha me Atë Anastasin dhe i kisha dhënë të lexonte  The Way of a Pilgrim (Tregimet e një pelegrini rus), dhe çdo mbrëmje si një student që studioja në Zvicër unë lutesha që ai të konvertohej dhe të bëhej murg që të bëhesha murgeshë. Ti e di si janë të konvertuarit e çmendur. Pastaj më shkroi dhe më tha: “Oh, kam pasur një kohë të mrekullueshme në manastir, ku shpenzova një javë të tërë, e dua të kthehem”. Unë mendova: “Prit pak, ki kujdes se çfarë kërkon” (e qeshur).

Atë Martin dhe Matushka Sarah

***

Atë Martin dhe Matushka Sarah

Marta Nikols, një bijë shpirtërore e Atë Serafimit, në burimin në Skitën e Shën Joanit Pararendësit në manastirin e Optinës. 

Pastaj shkova në vendin e qirinjve dhe kërkova sa më shumë shishe me vaj nga kandili i Shën Joanit, por nuk mund të merrja më shumë se tri. Mora edhe 100 ikona kartoni që u bekuan me lipsanin e Shën Joanit. Mendova se nëse mund të sjell vaj, së paku mund të sjell edhe kartolinat e vendosura pranë lipsanit. Kjo është jeta. Pastaj shkova në katedralen e vjetër e Atë Jakovit (Koraca). Ne jemi miq të vjetër që nga kolegji dhe patëm një vizitë të mrekullueshme dhe i fola për vajin. Pastaj më vuri nën mantian e Shën Joanit dhe u lut për mua si bekim për udhëtimin. Teksa po largohesha, ai më dha një kuti prej njëzetë shishe vaji. Faleminderit Shën Joan! Pastaj të shtunën para se të niseshim, bëra një pagëzim dhe Sergj Loukianoff, vëllai i kryepiskopit tonë Petro, ndodhej aty. Më pas ai më tha: “kam dëgjuar se do të shkosh në Rusi” dhe më dha shtatëdhjetë shishe vaji nga Shën Joani! E kështu përfundova me 100 shishe. Një bekim i qartë nga Shën Joani! Takimet me njerëzit të cilave u ofroj këtë vaj kanë qenë të paçmueshme. Krejtësisht të paçmueshme.

— (M): Këto janë margaritarët e udhëtimit. Ndodheshim dje në Kishën e Trinisë së Shenjtë-Shën Sergjit dhe shkuam në varrin ku është varrosur Atë Kirill (Pavlov).  Ishte një grua me hemoragji celebrale. Ati i dha asaj shishen dhe ajo tha me zë të lartë “Spasibo! [Faleminderit!]”

— Ka pasur disa raste kur njerëzit kanë pasur njëfarë lidhje me Amerikën dhe unë i pyeta nëse e njihnin Atë Serafimin dhe ata thanë sigurisht që po, prandaj u dhashë disa shishe me vaj nga kandili pranë varrit të Atë Serafimit, për të cilat ata janë shumë mirënjohës.  

— E kam provuar këtë në Greqi, duke përfshirë Malin Athos dhe Servinë. Sa herë që thoshim se ishim nga Amerika, ata na pyesnin të entuziazmuar nëse e njihnim Atë Serafim Roz! Në Greqi ata pyesin më parë për Atë Efremin, e më pas për Atë Serafimin. Në Serbi ata pyesin për Atë Serafimin. Unë isha me një grup duke pritur për një autobus për në Malin e Shenjtë. Filluam të flisnim me një person afër nesh dhe u përmend Atë Serafimi. Unë kam një copë të veladonit të Atë Serafimit që më dha Mary Mansur, të cilën e marr me vete kur shkoj në pelegrinazh. Një djalosh më tha se e donte Atë Serafimin, dhe i dhashë një copë të veladonit për nderim dhe u habit. Ka me mijëra shenjtorë athonitë dhe ky person u mahnit nga Atë Serafimi.

—  (M): Siç thamë, ishte një grua në kishën e Shën Nikollës që po blinte një libër rreth Shën Joanit dhe kur Atë Martini e vuri re këtë dhe i dha një shishe me vaj, sytë e saj sikur i dolën nga vendi dhe tha: nuk e besoj dot, nuk e besoj”. — Ishte një sinkronicitet i pabesueshëm. Ajo po blinte një libër rreth Shën Joanit. Unë e pashë këtë dhe duhet t’i jepja një shishe. Një prift nga Shën Francisko qëlloi të ndodhej aty. Ҫ’mrekulli për të!

— (M):  Ne kemi vënë re se kisha atje kishte një ikonë të madhe të tij. Ne ishim shumë të gëzuar që mund të gjenim një ikonë të tij.

—  Ka gjithandej ikona të tij. Kur isha në Qipro pashë ikona të tij. Shkova në Egjina disa vite më parë për të nderuar Shën Nektarin dhe kur zbrita nga trageti ishte një kishëz mbi ujë ku ndodhej një ikonë e Shën Joanit. Shën Joani dhe  Shën Lukai i Simferopol-it gjenden kudo. Një nga murgeshat në një nga manastiret më dha një triptik të vogël palosës që kishte Shën Lukain me lipsanet e tij. Falënderuar qoftë Perëndia.

Ka kaluar ca kohë që kur kam lexuar jetën e tij, por nëse më kujtohet mirë, ai lavdëroi patriarkun Sergji. Ai e ndiente se kishte bërë atë që duhet të bënte që të mund të vazhdonte Kisha. Ёshtë një pikëpamje interesante duke konsideruar të gjithë shqetësimin rreth sergjianizmit që ishte i madh në Kishën Orthodhokse Ruse jashtë Rusisë dhe vazhdon të jetë ende për disa njerëz.

— Kur po konvertohesha, Shën Hermani po botonte pjesë-pjesë Shënjtorët rusë të katakombeve dhe e përpiva. Në vitin e parë atje, po punoja me ta për procesin e shtypjes së librit, duke radhitur këtë libër. Kisha një përbuzje të “shëndetshme” për Patriarkanën e Moskës dhe patriarkun Sergji. Ishte një libër që doli në botim, A Long Walk to Church (Një udhëtim i gjatë nëpër Kishën). Një libër shumë interesant. Doli në botim diku rreth viteve 90, por ishte një nga botimet e para që kishte një dokumentim mjaft voluminoz që po dilte në dritë në atë kohë. Përshkruante çfarë kaloi patriark Sergji. E futën në një tren për ta dërguar në një nga kampet e përqendrimit në të cilat kaloi vuajtje e përndjekje të tmerrshme. Ishte diçka shumë interesante për mua. Më jepte një kuptim më të perceptueshëm të situatës së pamundur në të cilën ndodheshin ai dhe pjesa tjetër e njerëzve. Më kujtohet episkop Nektari (Kontzevitch) që bisedoi me ne një verë, kur po sistemonte Russia’s Catacomb Saints dhe ndonëse ai i mbështeste krejtësisht martirët, unë mendoj se ai e thoshte këtë për të krijuar njëfarë balancimi, duke thënë se ju as nuk mund ta imagjinoni se çfarë kaluan këta njerëz. Pa e përjetuar vetë çfarë përjeton një prift djali i të cilit qëndron përpara me një revolver në kokë, mos guxoni t’i gjykoni këta njerez për atë që kanë kaluar. Më kujtohet kjo shumë mirë.

— Më kujtohet dikush tjetër që më tha se kishte pasur të njëjtën ndjenjë kundër patriarkanës moskovite derisa në në konferencë ku mori pjesë së bashku me një prift nga Moska, diku nga fillimi i viteve 80, nëse më kujtohet mirë, në të cilën arriti t’i fliste atij për atë që kishin kaluar në të vërtetë. Ky njeri e kuptoi sesa gabim e kishte pasur që i kishte trajtuar ashpër këta njerëz. … Ёshtë interesante për mua që njerëzit mendojnë se Atë Serafimi ka qenë një fanatik i tillë.

— Ke të drejtë.

— Por nëse lexon biografinë e tij, do të shihni se në të njëjtën kohë që kishte njerëz në Kishën Orthodhokse Ruse jashtë Rusisë me këtë qëndrim të fortë kundër Moskës, ai dhe Atë Hermani ishin të gatshëm që të mbështesnin Atë Dimitri Dudko, dhe se Atë Serafimi nuk do të thoshte kurrë se nuk kishte hir në patriarkanën e Moskës. Këtë pëlqej te Atë Serafimi, që ishte mjaft i balancuar.

— (M): Thjesht të rrije pranë tij të jepte qetësi.

— Më kujtohet një herë kur po flisja me dikë që e kritikonte Atë Serafimin se ishte gjoja një fanatik mendjengushtë. Disa prej nesh e kishin takuar atë dhe thamë që nuk ishte e vërtetë. Ndoshta ashtu mund të duket në shkrimet e tij por nëse e dëgjon të flasë, apo madje duke qenë thjesht në praninë e tij, ai nuk ishte aspak i tillë. Ai ishte mjaft i dashur dhe i përzemërt.

— (M): Ai u përshtatej gjithnjë njerëzve duke u ulur në nivelin e tyre, ndërsa ua paraqiste krishterimin esencial, Ungjillin.  

Atë Martini, Matushka Sara, Marta Nichols, dhe pelegrinë të tjerë në katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

— Ai ishte mjaft intensiv. Atë javë kur isha atje dhe bëmë shëtitjet dhe bisedat, më kujtohet në veçanti se për çfarë teme për të cilën po flisnim, ai ishte i padurueshëm me mua e thoshte: “Cila është gjëja më e rëndësishme? Cila është gjëja më e rëndësishme?” Jo në një mënyrë të acaruar por me padurim. Ai donte që të merrej me gjërat esenciale dhe ishte shumë e dobishme për mua që më nxiste drejt asaj që ishte më e rëndësishme. Më shtynte të mendoja: “Po cila ishte pika më esenciale?” Ai më detyroi që të mendoja për të. Ishte mjaft interesante të ishte nën këtë rrezatim kaq intensiv rrezesh lazari.

— Ky është kuptimi i kësaj. Ai e shpërfillte falsifikimin dhe mjegullën. Mund t’u  dukej si fanatik disave por ai e kishte seriozisht, i vetëdijshëm sesa pak kohë i kishte mbetur.

— (M): Ai nuk kishte kohë për këtë.

— Ai thjesht donte që të prekte esencialet. Nuk kemi kohë. Motoja e tij klasike ishte: “është më vonë nga sa mendon”. Kjo e përshkruante qëndrimin e tij.

— Nga shkrimet e tij, cili do të thoshit se është më e rëndësishmi për ju? — Kjo është një çështje shumë interesante. Shkrimi që më vjen në mendje është një shkrim krejtësisht i panjohur — “In Step With Sts. Patrick and Gregory of Tours (në një hap me Shën Patrikun dhe Grigorin e Tursit”. Sipas meje kjo e bëri atë për vete.

— Si është e mundur? — Ai tha se mendësia jonë moderne e kthen vështrimin te njerëzit e kësaj epoke, që i shikonin dukuritë qiellore dhe pyesnin për kuptimin e tyre, duke i parë si supersticione, por ne nuk e kuptojmë. Ata kishin një pikëpamje organike të botës dhe të kozmosit, sepse Perëndia na flet vazhdimisht.

Ёshtë një sekuencë ku flet sesi po punoni në makinën e shkrimit duke shkruajtur artikujt e mrekullueshëm që do t’i flasin botës dhe papritur makina e shkrimit bllokohet dhe letrat hidhen kot dhe ju mërziteni e humbni qetësinë sepse e gjithë përpjekja juaj misionare shkon dëm. Ai thotë se nëse ky është reagimi juaj, ju nuk po e kuptoni fare qëllimin, që është të ruani qetësinë dhe të bëni atë që mund ta bëni por është gjithçka në dorën e Perëndisë.

Sipas meje kjo lidhet me Atë Serafimin. Shkrimi tjetër nga i cili përfitoj shumë është seria që bëri rreth Etërve të Shenjtë ndaj sëmundjes, si të lexosh Shkrimet, si nuk duhet të lexohen dhe kështu me radhë. Disa shkrime të kësaj serie ishin mjaft të mira.

— Unë kam një nga këto pamflete të vogla me përgjigjet që u japin Etërit e Shenjtë  çështjeve aktuale të ditëve të sotme, që është një nga gjërat e preferuara të tij, ndërsa mendoj në raport me mungesën e origjinalitetit të tij.

—  Absolutisht.

— Ai thjesht donte të transmetonte. Thjesht shkoni te Etërit. Sigurisht kjo mendësi është qesharake për botën dhe për disa orthodhoksë. Për njëfarë arsye më ka tërhequr çështja e krijimit dhe evolucionit dhe kam marrë shumë të qeshura sepse mendoj që Atë Serafimi është ka krejtësisht të drejtë.

Edicioni i ri i Genesis, Creation, and Early Man (Zanafilla, Krijimi dhe Njeriu i parë) që botoi Atë Damaskini ka shtojcën e të gjithë shenjtorëve të tjerë të shekullit të njëzetë që thonë të njëjtën gjë që thotë edhe Atë Serafimi … unë nuk e di pse ende mund të ekzistojë pyetja se cili është qëndrimi i Kishës.

— Unë jap mësim çdo të shtunë dhe një nga burimet prej nga mora materialet mësimore ishte përshkrimi i çështjes prej Damaskinit, “Krijuar në paprishje”, që shërben si një epilog për librin. Ёshtë e rëndësishme të kuptosh që dinjiteti dhe fisnikëria që Perëndia synonte për ne është në një kontrast të tillë ndaj kaosit të tërë idesë moderne së evolucionit. Nëse ju e kuptoni qëllimin dhe vullnetin e Perëndisë për ne, si qenie njerëzore, ju do ta kuptoni se është diçka fisnike. Ёshtë ideja e sensit qesharak të vetëvlerësimit për hir të vetëvlerësimit, por është edhe ndjenja e duhur orthodhokse e vetërespektimit dhe fisnikërisë ndaj së cilës jeni thirrur. Ёshtë shumë e rëndësishme sepse njerëzit përfundojnë në dëshpërim për shkak të gjendjes njerëzore, por po ta kuptonin arsyen pse janë krijuar dhe kjo është një thirrje e lartë …

— Në Amerikë ne e shohim këtë thjesht si një çështje fillimesh dhe diçka për të cilën debatojnë Ungjillorët. Njerëzit nuk e kuptojnë se është e lidhur me tërë besimin, sidomos me çështjen e vdekjes. A e krijoi Perëndia vdekjen? Kjo ndikon në atë që mendoni për Krishtin, se çfarë besoni mbi natyrën e Tij. Edhe nëse nuk rrëfeni qartë një herezi për shkak të kësaj, nëse do t’i hiqnit të gjitha implikimet e saj, do të kishit një një mendësi të deformuar rreth çdo aspekti tjetër të besimit.

— Absolutisht.

— Unë kam qenë i interesuar për këtë çështje prej vitesh të tëra dhe duke lexuar për Zanafillën kam mësuar rreth Besimit Orthodhoks në tërësi. Nuk është thjesht komentari i Zanafillës. Ёshtë gjithçka. Sigurisht Atë Serafimi e kuptonte këtë.

— Kjo është shumë e rëndësishme.

—  Duke folur për shenjtorët e shekullit të njëzetë, sigurisht që çështja del ndonjëherë nëse do të shpallet apo jo shenjtor Atë Serafimi dhe unë kam parë njerëz që ngrejnë akuza se nuk e njohim si duhet të vërtetën rreth tij sepse ka kaluar kohë e gjatë dhe ka dalë nga kujtesa e Platinës. Prandaj del pyetja nëse është Atë Serafimi i vërtetë nga çfarë lexojmë për të dhe njohim rreth tij? Nëse lexoni Jeta dhe Veprat e tij, a duket nga çfarë shohim Atë Serafimi i vërtetë?  Apo ka ndonjë legjimitet një ide e tillë?

— Jo. Sidomos versioni i dytë, His Life and Works, hoqi disa tendenca të të parit. Mendoj se ky libër bën një punë të shkëlqyeshme të paraqitjes së tij.

—(M): Dhe kemi letërshkëmbimin e tij me Atë Aleksej Yang. Sa herë që ndihem si i përhumbur dhe i shqetësuar, i kthehem këtij libri dhe letrave të tij, duke shfletuar albumin tim shpirtëror të familjes. Ne u takuam me Atë Serafimin dhe u bëmë orthodhoksë nga fundi i jetës së tij dhe ndihem shumë i përulur që e kam pasur këtë mundësi dhe që kjo farë ka zënë rrënjë të thella. Unë hyra në kishë për Rrëshajët dhe kishëza ishte e dekoruar me degë lisi dhe Atë Serafimi po lexonte Ungjillin dhe kishte temjan, qirinj e ikona dhe e kuptova se e kisha gjetur atë që kërkoja. Nuk kuptoja gjithçka si për Hyjëlindësen apo gjëra të tjera por u preka. Prandaj kur mendoj për këtë … më kujtohet hera e parë kur lexova biografinë e tij dhe e kuptova se e njihja prej pak kohe dhe ishte e pabesueshme ta pranoje këtë.

— Ёshtë një bekim i madh të kesh një themel të tillë.

— Atë Martini, ju thatë se patë në manastir sesi duhet të jetojë një njeri dhe në spital patë sesi duhet të jetojë një njeri. A ishte diçka nga këto takime që të ndihmoi veçanërisht si prift, ose diçka nga shkrimet e tij sidomos për sa i përket rolit të  priftërisë?

— Sigurisht. Atë Serafimi ishte për mua një kombinim i jashtëzakonshëm i besnikërisë ndaj besimit dhe një zemre të ngrohtë baritore. Unë nuk e përmbush këtë por e kam atë si një dritë udhërrëfyese. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ta kesh këtë kombinim besnikërie ndaj asaj që të është besuar dhe rreptësisë në ndjekjes së kësaj trashëgimie — kjo është çfarë është dhënë dhe këtë po ta jap – me atë ndjenjën tepër të ngrohtë baritore të Orthodhoksisë. Ai nuk shkroi shumë në veçanti për këtë por është sigurisht e qartë kush ai ishte ... mitropoliti Hierotheos (Vlachos) është ndoshta autori kryesor bashkëkohor që flet për terapinë e orthodhoksisë por Atë Serafimi e kishte qartësisht perceptimin se ishte diçka që kishte të bënte krejtësisht me shërimin e shpirtit.

— Që ai vetë e përjetoi në mënyrë të dukshme. Ai kishte  pasur një kërkim intensiv ndaj të vërtetës. Unë kam qenë gjithnjë i krishterë por nuk e kam pasur asnjëherë një intensitet të tillë ndaj saj. Prandaj është mjaft frymëzuese. Ai moment në jetën e tij ku është dehur dhe qëndron në makinën e tij dhe i thotë me ulërima Perëndisë që ta vrasë që ta dijë së paku se kush është Perëndia ... sa shumë njerëz e bëjnë këtë? Sa shumë e ndiejnë aq fort këtë?

— Unë e kuptoj mirë këtë. Jam pagëzuar fëmijë si episkopalian. Kisha marrë një edukim bazë të shkollës së të dielës në vitet e fëmijërisë por familja ime nuk ishte aspak fetare. Prindërit ishin njerëz të mirë nga ana morale, por nuk ishin fetarë.  Kur mbusha shtatë vjeç, ne nuk shkuam më në kishë sepse unë dhe vëllai im u morëm me sporte dhe ishte arsye të mjaftueshme për të hequr dorë nga pjesmarrja.

Kur unë isha dymbëdhjetë vjeç, nëna ime u sëmur me kanser. Ajo pati një vdekje plot vuajtje. Atë vit fillova të lutem përsëri. Fillimisht u luta me zjarr për shëndetin e saj dhe ndërsa po përkeqësohej, u luta që Perëndia që ta merrte atë sepse vuante shumë.  Humbja e nënës sime më nxiti që të filloja një rrugë të gjatë kërkimi … unë doja ta zbuloja këtë botë vuajtjesh dhe të vdekjes nëse ka ekzistencë pasi të vdesim. Kjo rrugë më bëri të kaloja përmes një periudhe të shkurtër dhe intensive të përdorimit të drogës dhe në 1975 kalova një përvojë të krishterë konvertimi që ishte shumë e thellë. Kjo përballje fillestare me Krishtin ishte nderuese, e shenjtë dhe e mbushur me dashuri. Shpenzova vitet vijuese duke u përpjekur që ta kuptoja. Krishterimi që ishte i disponueshëm që m’u paraqit mua si një adoleshent ishte çfarë do ta quanim “krishterimi ungjillor.  Ishte plot gëzim dhe më dha një vlerësim të madh të Biblës dhe e ndezi jetën e lutjes por nuk i adresoi këto çështje të thella të vuajtjeve dhe vdekjes. Ishte shumë interesante dhe kjo nuk ishte çfarë unë po kërkoja.

Atë Jakovi, Atë Gjerasimi, Jona (tani mitropolit), Damaskeni dhe Martini.

Në kohën kur shkova në kolegj, unë po lodhesha me këtë lloj përshpirtmërie. Shpejt unë takova një bashkë student që ishte budist e ishte shumë afër asaj që kisha përjetuar, sepse ishte i qetë dhe respektues e kishte një ndjenjë të traditës. Prandaj fillova meditimin dhe kur shkova në Santa Kruz më prezantuan me shkrimet e Yoganandës dhe hinduizmit me frymë perëndimore që është gjithashtu shumë i thellë.  Atje njoha bashkëshorten time, Atë Damaskinin dhe Atë Jakovin dhe Atë Gjerasimin e Mit. Jonën. Nëpërmjet tyre u prezantova me besimin orthodhoks dhe kisha përvojën e të takuarit të një pelegrini në New Mexico dhe shkova për të takuar Atë Serafimin.

Orthodhoksia jo vetëm adreson vuajtjen dhe vdekjen, por i shpjegon dhe më mësoi sesi Krishti, nëpërmjet vuajtjeve dhe vdekjes së Tij, i kishte shpenguar këto përvoja dhe na kishte hapur një jetë të re. Atë Serafimi e kishte bashkuar veten me Krishtin … Ai provoi vuajtje dhe e kryqëzoi me guxim të gjitha gjithçka që nuk kishte të bënte me Krishtin në jetën e tij. Dhe përmes kësaj shkëlqente në të drita e ngjalljes së Krishtit. Ne ishim shumë të bekuar që e kemi dëshmuar atë dritë.

Jesse Dominick bisedoi me Atë Martin PersonMarta Nichols

MORE:Njerëzit
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español