At. Artemi Vladimirov la një përshtypje aq të fortë tek ajo saqë gruaja e bukur dhe e suksesshme ndaloi së shkruari këngë sekulare, duke u kthyer te temat fetare.
Shënimi i redaktorit: Svetlana Kopylova, një aktore e suksesshme ruse, kantautore profesioniste dhe shkrimtare, erdhi në besimin e krishterë orthodhoks papritur, pasi takoi një prift shumë të njohur, At. Artemi Vladimirov-in. Prifti ndikoi aq shumë tek ajo saqë ajo ndaloi së shkruari këngë sekulare dhe i zevëndësoi me tema fetare. At Artemi, që gjithashtu boton poezi dhe tregime, e inkurajoi atë në ndryshimin e temave dhe e ndihmoi që të lidhej me një audience tjetër. Këtu, në një përpjekje autobiografike, Svetlana


Ate Artemi.
Një herë kur ishim në një liturgji të së dielës në kishën Obidenski, Dima bleu një lloj gazete orthodhokse dhe m’i dha mua, edhe pse ai kurrë nuk kishte blerë diçka të tillë deri tani, sepse nuk i interesonte. Po, ai blinte qirinj dhe u jepte lëmosha të varfërve nga paratë e tij të xhepit që unë i jepja, por kësaj rradhe ishte një gazetë! Por çdo gjë e Zotit është providenciale. Në shtëpi unë pashë tek faqja e fundit se një lice Orthodhoks po regjistronte fëmijë. U interesova më shumë. Nuk doja që djali im të mësonte vetëm lëndët e zakonshme, por edhe ligjin e Perëndisë, kështuqë vendosa ta çoja atje. Sigurisht, liceu nuk ishte në ndonjë vend pranë shtëpisë, dhe e kuptova se duhej ta çoja me makinë dhe të paguaja, por më pëlqenin aq shumë gjërat atje saqë nuk kisha asnjë dyshim në zgjedhjen time.
Bashkëshorti im, të them të drejtën, nuk ishte dakord dhe debatonte me mua, duke thënë se po planifikoja ta bëja djalin murg, por unë isha e pathyeshme. E njëjta gjë si atëherë kur doja ta çoja Diman në shkollë muzike. Ne jetonim në kat të nëntë, dhe kur burri im kuptoi se duhej të tërhiqnim një piano në apartamentin tone, tha se kjo ishte një tekë e imja, dhe Dima nuk kishte qejf të luante në piano. Por ashtu ndodh zakonisht: ti nuk e merr atë çfarë ke dashur në jetë, prandaj do që atë ta kenë fëmijët e tu. Sa kam ëndërruar të luaja në piano! Jo, unë doja që Dima të bëhej mjeshtër i pianos me çdo kusht. Gjeta një piano të përdorur prej pesëdhjetë vitesh, dhe mora disa ndihmës për ta ngjitur në apartament. Kur bashkëshorti u kthye nga puna, pianoja ishte tashmë në një dhomë. Dhe kështu filluan shkallët, ushtrimet, këngët, dhe gjëra të tilla. E çoja Diman në mësime muzike çfarëdo moti të ishte, dhe ai filloi të shpresonte madje edhe u bë “Talenti i krahinës sonë ”, dhe mori certifikatë. Kur e lavdëroja pasi mbaronin mësimet, ai më mbulonte me të puthura, dhe thoshte, “Mami im, të dua shumë, shumë, shumë!”
Për ta bërë historinë më të shkurtër, ai filloi të shkonte te liceu orthodhoks. Të mërkurave shkonim në shërbesë. Shërbesa drejtohej nga një prift i pazakontë. Së pari, ai kishte një zë shumë ndryshe, as të thellë e as të lartë. Së dyti, ai bënte gjëra të çuditshme, përqafonte të gjithë, dhe vishte çizme të shkurtra shajaku. Unë atëherë nuk e dija, por ai ishte At Artemi Vladimirov, një mësues nga formimi, dhe më e rëndësishmja, misionar dhe predikues, shkrimtar librash, dhe një hero i shumë programeve televizive. Dhe unë nuk dija asgjë rreth tij! Mbaj mend se u rrëfeva një herë tek ky prift. Derdha lot dhe vendosa te qendroj ne sherbese, pasi e cova Dimen ne lice.
Pastaj ndodhi ajo që pason. Njohja ime e mirë nga “Mosfilmi”, një rregullues zëri nga filmat “Karriera” and “Koha e kërcimtarit”, Lilia Terekovskaja, më thirri me një kërkesë të çuditshme. Vëllai i saj Viktori, që pëlqente të dëgjonte At Artemin në premierat e radiove nga stacioni ”Radonez”, po vdiste, dhe dëshira e tij e fundit ishte ta dëgjonte zërin e At Artemit. Lilia më kërkoi një mënyrë për ta kontaktuar, ( pasi i kisha thënë se im bir shkonte në liceun ku At Artemi shërbente si prift), por unë nuk kisha asnjë mënyrë për ta kontaktuar. Unë mund të telefonoja vetëm drejtorin, gjë që e bëra, por mora përgjigjen që At Artemi ishte në Joskar Ola në atë moment, dhe se mund ta arrinte me anë të një sekretareje. Imagjinoni habinë time kur të nesërmen drejtori sapo më pa më tha se prifti e kishte telefonuar Viktorin! Kjo ishte kryer me një cellular, madje edhe me një numër qyteti, që ishte çmendurisht i shtrenjtë në atë kohë. Më pas Lilia më tha se Viktori ishte shumë i lumtur që dëgjonte se At Artemi i kishte telefonuar! Megjithëse ai nuk mund të fliste apo të lëvizte fare, e gjeti fuqinë për ta vënë telefonin në vesh, dhe të dëgjonte ato çfarë i thoshte At Artemi. Pastaj ia dorëzoi telefonin Lilias, dhe pas disa orësh shkoi tek Zoti me buzëqeshje në buzë. Mbaj mend që u mahnita nga kjo histori, dhe mendova se nuk do të mund të gjeja një baba shpirtëror më të mirë. Vendosa t’i kërkoja diçka, për më tepër në vargje! Ja ku është.
Kam frikë të të bezdis,
Me kërkesën time të pavlefshme,
Por fjalët e mia kanë jetë të zjarrtë
Nuk bëj dot pa ty.
Nuk do të gjeja menjëherë një baba,
E kam ëndërruar atë shumë në fëmijëri!
Dhe papritur zemra ime pa
Dritën e fytyrës tënde...
Pas një kohe të gjatë që nuk jam hapur
Dua të të tregoj gjithë jetën time,
Që dua ta marr me një puthje
Të dorës tënde bekuese.
I kërkoj Zotit të falur,
Dhe fjalët me turp i nxjerr
Dhe me lotët e pastrimit
Unë ta besoj fatin tim ty.
E di që nuk ka tjetër si ti
Ti mund të më kuptosh.
Oh, bëhu ati im shpirtëror!
Më lër të të quaj kështu!
Kam frikë të të bezdis
Por zemra ime beson në mrekulli...
Dhe unë do të lutem për ty
Pas dhjetë vitesh, pasi e pa të botuar këtë poezi, ai u përgjigj:
Për një Fëmijë Shpirtëror
Mos kij frikë të më bezdisësh -
Edhe pse unë vesh dinjitetin e shenjtë.
Për një kohë shumë të gjatë duke mbajtur frerët e drejtimit,
Unë fluturoj mes nxehtësisë, hidhem në stuhi dëbore.
Duke kërkuar për burimin
E ujit të kulluar
Dhe mbaj një dele mbi supe
E çoj në tabernakujt e parajsës ...
Ne kemi durim të dyanshëm
Për nevojat tona, dele e ëmbël
Për të mos iu ngjitur vetëm shkallëve -
Por edhe gardheve të ngushta të parajsës.
Falmë mua dhe huqet e mia -
Fundja, shpirti nuk kuptohet lehtë
Oh, ne, mbajtësit e priftërisë
Shumë shpesh fajësojmë veten,
Sepse na duhet; dhe delet tona
Vazhdojnë ndonjëherë përpara.
Ndërsa për ne i ligu ngre kurthe -
Për të cilat ti di shumë mirë ....
Faleminderit për përmbushjen
E shumë boshllëqeve dhe dobësive.
Çfarë mbetet është shkundja e dembelizmit,
Ndërsa unë nxitoj si një shtegtar i lashtë
Vazhdo në rrugën tënde, duke u ngritur herët ...
Gjithmonë kërkoj lutjet e tua
Dele e bindur Svetlana,
Të bekoftë Zoti ....
Pas kësaj, kur i kisha dhënë poezinë, gjatë shërbesës kur ai po thimjaniste kishën, ai u ndal për një sekondë pranë meje duke më thënë “Mirë, poetja ime e ëmbël, pra kemi rënë dakord?” Është e vështirë ta shkruash ndjesinë që më mori me vete nga këto fjalë. Isha, në një fare mënyre, në qiellin e shtatë të gëzimit. Gjatë rrëfimit, e pyeta, nëse më nevojitej të pregatisja një rrëfim të përgjithshëm, pasi kisha lexuar diku se etërit shpirtërorë dinë gjithçka rreth teje, dhe mora përgjigjen e habitshme, “ Një përmbledhje ”. Herën tjetër i çova një bllok shënimesh ku kisha shkruar mëkatet e mia gjatë gjithë jetës. Nuk ishte e thjeshtë të kaloje nga “poetja e ëmbël” tek mëkatarja e tmerrshme. I kënaqur ai lexoi mëkatet e mia të fshehta, më çliroi nga ato përpara Kryqit dhe Ungjijve, dhe pastaj e ndjeva veten si fëmijë i ligjshëm i atit tim shpirtëror.

Hyrja e tij në jetën time bëri që diçka të ndryshonte; tashmë nuk mund të shkruaja këngë të zakonshme si më parë, doja të kompozoja diçka për shenjtorët, dhe një nga baladat e para ishte ajo e quajtur “Dy Maritë”, për shën Marinë e Egjiptit. Deri tani kam mbajtur përmirësimin dhe formën e ndreqjes që bëri ati. Rreshti im i fundit ishte “ Ja se si një lavire nga Aleksandria fitoi shenjtërinë.”, dhe ai e ndreqi me “ Pastërtia dhe shenjtëria u fituan.” Miratimi i tij nuk qe vetëm ndihmë për mua, por edhe pikënisje për kreativitet të vazhdueshëm në këtë fushë. Vërshonin prej meje balada, të cilat gjithmonë ia tregoja atij. Dhe pasi shkrova “ Baladat e Carit” ai më kërkoi ta lexoja në një nga pritjet me çaj të famullisë.
Fillimisht dua t’iu them sesi unë shkova në Fshatin e Kuq, ku ai ishte rektor. Në lice prifti ishte aq i disponueshëm sa nuk mund ta imagjinoja sa shumë njerëz i vinin, të cilët siç rezultoi ishin bijtë e tij shpirtërorë, dhe kishin nevojë për të ashtu si unë. Kur e pashë çfarë rrethi të ngushtë kishte formuar grigja e tij përreth tij, të tillë që nuk mund ta depërtoja, sinqerisht u tremba shumë. Jo vetëm që rrëfimi shtyhej deri në mesnatë, sepse të gjithë vetëm donin të rrëfeheshin, ishte njëlloj si kur ai jepte bekimin! Të them të vërtetën, nuk e kisha imagjinuar kurrë që mund të ndodhte diçka e tillë. “Është ndonjë lloj klubi admiruesish”, mendova, por nuk kishte rrugë kthimi. E kuptova se isha një prej tyre, dhe duhej të mësohesha me këtë.
Dhe kështu, në një nga pritjet me çaj, prifti më kërkoi të lexoja “Baladën e Carit”, dhe unë sigurisht u shqetësova, meqenëse ishte hera e parë që do të lexoja në publik krijimtarinë time të re. Por, unë kisha marrë edukimin për aktrim, dhe lexova historinë e Car Nikollës ll së shenjtë dhe familjes së tij madhështore në formë poetike. Njerëzit formuan një rreth, shumë kërkuan tekstin, dhe unë isha e gëzuar, që prifti më kishte marrë dhe më kishte dhënë mundësi për të ndarë krijimtarinë me të tjerët. Çdo herë unë u tregoja diçka të re famullitarëve në pritjen e çajit, që e bënim çdo javë. Atje ne festonim çdo ditëlindje, data të tjera festash etj. Një herë lexova një poezi kushtuar priftit, sepse ishte dita e emrit të tij dhe përvjetori i hierotonisjes:
Atë! U bëftë që zemra jote
Të digjet pa u lodhur me zjarrin e dashurisë së shenjtë,
Le të jetë lutja jote pa mbarim
Dhe Zoti nuk do të fyhet kurrë.
Qofshin ndjenjat e tua pa egoizëm,
Shpirti yt, të jetë i lirë nga pasionet tokësore
Le të bëhen tundimet të urryera
Mos të bëfshim kurrë të biesh!
Ndjekshin hapat e tua çdo moment
Vetëm shtigjet e duhura
Që të drejtojnë tek shpëtimi i dëshiruar...
Dhe të lejojë fuqinë tënde ta rrethojë!
Gjëja më surprizuese për mua ishte që doja ta kaloja gjithë kohën me At Artemin, për ta parë! Të duket sikur ai të do si asnjë tjetër, vetëm po ta shohësh në sy. Zëri i tij ngjante sikur të kishte njohur gjithmonë dhe i butë dhe doje ta dëgjoje përgjithmonë... Prifti errësonte gjithçka. Unë vrapoja për në kisha, por… jo te Zoti, tek prifti. Atëherë nuk e kuptoja por ai u bë një varësi. Gjysma e famullitarëve ishin të sëmurë me këtë varësi, dhe edhe pse prifti përpiqej t’i drejtonte ndjenjat dhe mendjet e famullitarëve te Zoti, dhe tërbohet kur shikon se po e mbulon me hije Shpëtimtarin. Me njerëz të tillë ai bëhet më i rreptë, madje i ashpër për t’i kuruar nga kjo varësi, ndërsa me ata që nuk janë të sëmurë mban përkundrazi marrëdhënie miqësore.
Prifti është gjithnjë në kërkesë – nga informuesit e sëmurë, deri te bekimi i shtëpive; duket se ai ka fjetur për tre ose katër orë, (kjo mund të gjykohet nga sms, që ai mund ta dërgonte në 3 ose 4 të mëngjesit si përgjigje të budallallëqeve tona të rregullta, të frymëzuara nga i ligu në orën dhjetë të natës). Ndoshta ai po qëndronte zgjuar për lutje gjatë natës dhe njëkohësisht shikonte telefonin? Por sido që të ishte puna, në shtatë të mëngjesit ai po dëgjonte rrëfimet para liturgjisë së hershme. Unë mund të isha pranë tij, duke i shërbyer si shofere. Ngisja një Toyota të përdorur, dhe ndonjëherë ai më kërkonte ose e ofroja veten si shofere. Ajo ishte lumturi – të isha shoferja e priftit! Edhe pse nuk e kishim gjithmonë të mundur të flisnim në mënyrë të përzemërt, priftin thuajse e zinte gjumi, (po, kjo ishte e kuptueshme me atë lloj programi). Por unë isha e lumtur, edhe kur ai flinte gjysëm i shtrirë në sediljen e vjetër të makinës.
Prifti kishte një “Volkswagen” atëherë, dhe ishte e zezë me të kuqe me sedilje për shtatë njerëz. Më kujtohet që kur e pashë për here të parë, u mërzita paksa, “Çfarë makine! A mundet që priftërinjtë të ngasin këto lloj makinash? A janë këto gjëra me të vërtetë të përshtatshme dhe të hijshme për priftërinjtë?” Por sa më shumë të flisja me të, aq më shumë kuptoja sa shumë bënte ai për njerëzit e tjerë, dhe se si ai nuk merret vetëm me mizat, por edhe shkon me makinë në rajone të tjera. Pastaj u turpërova nga mendimet e mia. Kush tjetër më shumë se prifti meritonte një makinë të mire, të besueshme dhe të rehatshme? Po sikur ai të shkojë për të kunguar dike që është në prag të vdekjes, dhe papritur diçka ndodh me makinën, dhe personi vdes? Pastaj, shumica e priftërinjve nuk i blejnë vetë makinat, famullitarët ua dhurojnë, dhe sa më tepër ta duan priftin, aq më të mire ia zgjedhin makinën. Dhe si mundet dikush që në përgjithësi nuk përfaqëson asgjë në jetë, të ngasë një karrocë dore të pjerrët, ndërsa gjykon priftërinjtë, ritmin e jetës së të cilit ai nuk do ta duronte as për një ditë? Ndërkohë që një prift, i cili meriton më shumë se çdokush tjetër një transport të favorshëm, nuk e ka?
Një herë, kur po përcillja me makinë At Artemin nga liceu, folëm rreth prindërve të mi, që jetonin në Irkutsk, dhe veçanërisht për gjyshen time të preferuar, Valian, që kurrë nuk mundej të besonte te Zoti, që na sillte të gjithëve pikëllim. Prindërit dhe tezja kishin pranuar Zotin, prindërit madje u martuan në kishë, por asgjë e tillë nuk ndodhi me gjyshen. Stërgjyshja ime kishte vdekur kur unë filmova “Dëshmitarin”. Ishte nëntëdhjetë e dy vjeçe. Unë u informova nga një letër vetëm që të mos bija në dëshpërim në varrimin e saj, por prapë nuk ishte diçka që kaloi shpejt. Mbaj mend se e mora lajmin për vdekjen e saj me shumë dhimbje; ishte hera e pare që humbja një të afërm. Sigurisht, nuk bëhej fjalë për kungimin para se të vdiste, për shkak se ishim tërësisht analfabetë në atë çështje dhe shumë larg nga Zoti, edhe pse ne ia plotësuam dëshirën për t’i blerë një byzylyk dhe e lejuam të lutej, as nuk kënduam. E bëmë këtë në mungesë të saj. Dhe unë papritur, duke mos e pritur nga vetja, ftova At Artemin në Irkutsk për të takuar gjyshen me shpresën se ta kungonte të paktën një here në jetë. Besoja se ai do të gjente një mënyrë për t’iu afruar asaj, sepse siç e dini, nuk ka shumë priftërinj si ai. Dhe ai pranoi! Ramë dakord të shkonim në verë, meqë ishte tepër e rëndësishme për mua. Edhe nëse vetëm një herë, ishte shumë e rëndësishme që gjyshja ta merrte Eukaristinë të paktën njëherë në jetën e saj.
Me që ra fjala, diçka e njëjtë i ndodhi edhe vjehrrit tim, Mikaelit, që ishte larguar shumë nga kisha. Ndonjëherë vinte të na vizitonte, dhe unë i dhashë letërsi shpirtërore, sepse ai e do shumë leximin, gjë që ma tha vetë, por jo aq shumë sa ta shtynte tutje, pa presion. Një herë e ftova të vinte në kishë me mua dhe të bëhej gati për kungimin, dhe ai pranoi! Ia lexova lutjet me zë të lartë, duke e paralajmëruar që duhej të kryhej me stomakun bosh, dhe në mëngjes shkuam. Nuk e di se si ndodhi, ndoshta sepse nuk e paralajmërova ose sepse ai nuk i dha fare rëndësi, por ai piu duhan! Prifti ma tregoi pas rrëfimit të tij duke thënë, “Nuk mund t’ia jap kungimin, ai ka pirë duhan.” U mërzita shumë, e kuptova se ai po largohej shpejt, dhe nuk mund të ndodhte më për herë të dytë, gjë që ia thashë At Artemit. Ai vendosi, dhe e kungoi! Nuk ka përjashtime që janë në shpëtim, sepse në të vërtetë, nuk kishte rast të dytë. Vjehrri im shpejt vdiq nga kanceri, por vjehrra më tha se e kishte dëgjuar të lutej prapa perdes.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.