Rregulla të thjeshta për jetën nga episkopi më popullor rus (Tikhon)

Perla urtësie nga një klerik, administrator, autor dhe murg mjaft i njohur rus

Shënim i redaktorit: Episkop Tikhon Shevkunov është një klerik mjaft i njohur dhe me influencë të madhe, i shquar në mes të tjerave për librin e tij më të shitur në 2011 Shenjtorë të jetës së përditshme, filmin dokumentar të quajtur Mësime Mësime bizantine dhe  kishën kolosale që ndërtoi në Moskë kohët e fundit.

Ky episkop konservator ka qenë avai i një manastiri i një manastiri të lashtë në Moskë, manastirin  Sretenski, (që ka gjithashtu një nga koret më të mira ruse) por është caktuar së fundmi si mitropolit i një rajoni të madh (Pskovit dhe Porkhovit). Një shtëpi botuese e  krishterë publikoi së fundmi një  përzgjedhje të madhe të thënieve të tij. Ja disa prej citimeve më të preferuara:

Mos bëni një jetë të kotë!

Nëse dikush nuk ka rregulluar marrëdhëniet me përjetësinë në jetën e tij, do të thotë që nuk ka për t’i rregulluar ato kurrë. Dhe atëherë do të ketë bërë një jetë të kotë. Nëse dikush nuk i ka bërë vetes këto pyetje të “mallkuara”, sipas shprehjes së famshme të Dostojevskit, dhe nuk është përpjekur me gjithë forcën e tij për t’iu përgjigjur ndershmërisht, atëherë ai njeri nuk ka bërë absolutisht asgjë në jetën e tij. Edhe sikur të ketë mbjellë një mijë pemë, apo të ketë ndërtuar qytete të mëdha dhe të ketë lindur një dyzinë me fëmijë. Krishti na ka lënë këto fjalë : Sepse ç’dobi ka njeriu, në fitoftë tërë botën, e të dëmtojë shpirtin e tij? Apo ç’do të japë njeriu në këmbim të shpirtit të tij?(Mattheu 16:26).

Nga një predikim për Pashkë

Shpirti i njeriut është i gjallë nëse e kërkon Perëndinë

Shpirti i njeriut është i gjallë vetëm kur e kërkon Perëndinë. Edhe sikur të jesh arkimandrit, episkop apo mitropolit, nëse nuk e kërkon më Perëndinë, atëherë shpirti do të vdesë.

Mbi divorcet e priftërinjve, këngët sovjetike dhe rënien e edukimit.

Si t’i japësh jetë shpirtit

Në Shkrimin e Shenjtë thuhet fare qartë sesi t’i japësh jetë shpirtit në mënyrë të vazhdueshme. Kërkoje Perëndinë dhe shpirti yt do të jetojë. Kërkoje Perëndinë me çdo kusht! Kërkoje me ngulm. Dhe atëherë do të realizohet premtimi i Zotit tonë Jisu Krisht: Kërkoje dhe do ta gjesh.

Por nëse kërkimi dhe etja për Perëndinë, dëshira për ta kuptuar Atë largohet, atëherë duhet të shqetësoheni seriozisht. Ne duhet të bëjmë çmos që ta përtërijmë këtë dëshirë në shpirtrat tanë. Pa këtë, asgjë e mirë nuk do të na vijë. Ose në rastin më të mirë, do të na duhet të presim si ajo toka e djegur për ujë që pret shiun shpëtues, për sprova që do ta shkundin shpirtin si sëmundje, plagë të rënda dhe tundime.

Cinizmi si një sëmundje”

E vërteta qëndron përgjithnjë në kujtesën njerëzore.

Ndoshta e vërteta e patrembur që ai u kishte folur atyre, sado e pakuptueshme dhe e hidhur të ishte dukur fillimisht, kishte zënë rrënjë dhe kishte mbetur në kujtesën e tyre.  Dhe kjo do të mbetej deri atëherë kur personi ose do ta pranonte ose do ta mohonte atë përgjithnjë. Secila zgjedhje varej plotësisht nga çdo person.

Shenjtorë të përditshëm

Kujto dashurinë tënde të parë

Gjëja më e gëzueshme në jetën shpirtërore është të zbulosh diçka të re. Kujto se ç’gëzim ndjeve kur u zgjove mëngjesin e të dielës për Liturgjinë Hyjnore, se me sa zell i lexoje etërit e shenjtë dhe zbuloje diçka të re. Nëse Ungjilli nuk na zbulon diçka do të thotë vetëm që ne e kemi mbyllur veten ndaj zbulimit të diçkaje të re. Kujtoni fjalët e Krishtit ndaj Kishës së Filadelfisë, Kujto dashurinë e parë.

Cinizmi është një sëmundje e orthodhoksit profesional

Zoti nuk e pëlqen frikacakun

Zotit nuk i pëlqejnë frikacakët. Ky ligj shpirtëror m’u zbulua një herë nga Atë Rafaeli, por ky ligj i ishte përcjellë atij nga Atë Alipi. Në një nga predikimet e tij Atë Alipi kishte predikuar: “Gjatë luftës unë isha dëshmitar i shqetësimit të disa ushtarëve se mund të vdisnin nga uria dhe mbanin si rrjedhim qese të vogla me thërrmija buke në shpinë. Aq të shqetësuar ishin disa për qeset me thërrmija buke, e aq të zellshëm që ta zgjasnin jetën e tyre në vend që të luftonin kundër armikut, saqë këta persona ishin gjithnjë të parët që u goditën nga zjarri i armikut. Ata vdiqën së bashku me thërrmijat e tyre të bukës. Por ata që ishin të gatshëm që edhe të vdisnin duke luftuar armikun, ata ia dolën të mbijetonin”.

Shenjtorët e jetës së përditshme

Mos ju mungojë kurrë vendosmëria

Një herë Atë Serafim Rosenberg nisi të flasë rreth monasticizmit. Ai tha se problemi më i madh me monasticizmin është mungesa e vendosmërisë. Kjo mbase mund të thuhet jo vetëm për murgjërit por edhe për shumë prej të krishterëve tanë bashkëkohorë. Vendosmëria, kurajo dhe mirënjohja shpirtërore që lidhet me ta janë duke u shuar dukshëm. Por nëse njerëzit do të kuptojnë gjatë jetës së tyre se gjëja më e rëndësishme është që pavarësisht nga çdo pengesë ose tundim, të shkojnë te Perëndia, atëherë ata nuk do të lëkunden në besimin e tyre duke rrezikuar humbjen e tij.

Cinizmi është një sëmundje e orthodhoksit profesional

Cinizmi është mosbesim

Cinizmi dhe krishterimi nuk janë të përputhshme. Në bazën e cinizmit, pavarësisht sesi përpiqet të shfajësojë veten, është vetëm një gjë: mosbesimi.

Cinizmi është një sëmundje”

Ligësia e lashtë do të na përndjekë

Në fund të fundit, pas kryerjes së betimeve murgjërore dhe bëhemi priftërinj, shumë gjëra ndryshojnë në jetën tonë por jo gjithçka. Ligësia e lashtë që banon gjithnjë brenda nesh do të na ndjekin gjithnjë dhe nuk do të pushojnë kurrë së përpjekuri që të na plaçkitin, që të përmbushin qëllimin kryesor të djallit, plaçkitjen e shpirtit tonë. Vetëm një luftë e pareshtur kurajoze me ligësinë, kryesisht për synimin e mrekullueshëm që është i pakuptueshëm për shumë veta, që është pastërtia e shpirtit tonë do të na shfajësojë para Perëndisë. Por nëse Krishti nuk e shikon këtë luftë brenda nesh, Ai largohet prej nesh, prej atij murgu, prifti apo laiku që është larguar prej tij, duke e lënë atë në rrugën që ka zgjedhur vetë. Dhe kjo zgjedhje është po ajo që ka qenë gjithnjë, një krenari e pangopshme dhe dëshirë për kënaqësitë e kësaj bote. Me kalimin e kohës, shpejt a vonë këto pasione do të prishin atë që e ka harruar Perëndinë. Atëherë këto pasione do të zbulojnë rreziqet e tyre të tmerrshme. E atëherë Deti i Galilesë do të ngrihet e nga humnera e tij do të dalë në breg derri i tërbuar që ishte mbytur prej kohësh dhe do t’u vërsulet fatkeqëve që mendonin se mund të kishte ndonjë kompromis midis tyre dhe Perëndisë.

Shenjtorët e jetës së përditshme

Jepuni fëmijëve tuaj kohë dhe krijueshmëri

Edukimi i fëmijëve është një proces i përditshëm krijues. Ёshtë puna e lodhshme dhe e vazhdueshme dhe vëmendja e urtë e prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Më është dashur shumë herë që të rrëfej njerëz në shtratin e vdekjes. Rrëfimet e tyre nuk kanë të bëjnë me mos fitimin e një milion dollarëve, me ndërtimin e një shtëpie luksoze ose suksesin e një biznesi. Njerëzit në çastet e fundit të jetës janë para së gjithash plot keqardhje që nuk kanë bërë gjëra të mira, që nuk kanë ndihmuar ose mbështetur familjen, miqtë, e familjen e tyre ose edhe personat që kanë njohur rastësisht. Gjëja e dytë që i mundon para vdekjes është që u kanë dhënë shumë pak kohë fëmijëve të tyre.

Lexues që nuk lexojnë dhe fenomene të tjera të jetës

Zoti po pret besnikërinë tonë

Zoti ynë pret prej nesh besnikëri...Besnikëri ndaj përkushtimit tonë për të dashur mbi të gjitha në këtë botë Shpëtimtarin dhe Zotin tonë Jisu Krisht dhe për të mos preferuar asgjë tjetër dhe askënd tjetër në këtë botë përveç Tij.

Shenjtorët e jetës së përditshme

Si të veprojmë ndaj atyre që na fyejnë

Disa thonë, “Unë jam gati ta fal atë person, por vetëm nëse ai vjen vetë te unë dhe kërkon falje”. Ky është absolutisht qëndrim jo i krishterë. Pavarësisht se çfarë mund të ndeshim – tallje, shpifje, ose ndonjë sulm fizik, ne kemi një përgjigje. Dhe këtë përgjigje na e ka dhënë Zoti. Ai tha: “Nëse jeni nxënësit e mi, bëni siç kam bërë unë. Dhe Zoti zbret nga kryqi dhe i fal ata që e kryqëzuan. Kjo është çfarë bëjnë nxënësit e Krishtit.

Intervistë mbi “Parsunën”, një program televiziv nga Vladimir Legoida

Urrejtje për një person tjetër është vrasje

I krishteri orthodhoks duhet që të kundërshtojë me çdo mënyrë jo vetëm urrejtjen për ata që i dëshirojnë të keqen dhe armiqtë e tij, por edhe çdo ndjenjë mospëlqimi. Sepse urrejtja për një person tjetër është vrasje. Kështu na mëson Krishti. Prandaj unë do t’i dua sinqerisht bamirësit e mi dhe do të lutem për ta.

Nëse Serebrennikovi do të takohej me mua unë nuk do ta refuzoja.

Kryqi i përditshëm i mos gjykimit.

Ne jemi të thirrur çdo ditë për të mbajtur kryqin tonë të mos gjykimit. Ai që mund ta kuptojë këtë, dhe ta përmbushë atë me besimin në Krishtin do të jetë i shenjtë. “Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni”, thotë Zoti ynë Jisu Krishti. Kjo është gjithçka. Nëse nuk dëshiron të gjykohesh nga Gjykatësi i tmerrshëm të cilin e njohim dhe për të Cilin po flasim, atëherë mos i gjykoni të tjerët.

Kryqi i mos gjykimit

Nga përulësia edhe mëkatarët më të thjeshtë afrohen te Perëndia.

Shenjtorët e jetës së përditshme

Nëse dikush nuk përulet, ai nuk do të bëhet kurrë murg. Perëndia nuk do t’i zbulohet atij, si Zoti, si Ai që është çfarë është dhe jo si në librat e tregimet e njerëzve të tjerë, por nëpërmjet zbulesës dhe përvojës personale. Pa përulësi, vite e dekada do të harxhohen dhe tërë rreshtat më të larta kishtare do t’i sjellin atij vetëm dënim: priftëria, abacia, episkopata . . .

Shenjtorët e jetës së përditshme

Vetëm në këtë mënyrë, nëpërmjet përulësisë misterioze që është e pakuptueshme për botën, një i krishterë i vërtetë arrin një nga dy zbulesat më të mëdha në jetë. Zbulesa e parë është që dikush duhet të zbulojë të vërtetën për veten dhe ta shikojë veten siç është në të vërtetë. Ju duhet të përballeni me veten. Dhe më besoni se është njohja më e rëndësishme. Një numër i madh njerëzish e jetojnë jetën e tyre pa e marrë asnjëherë mundimin për të zbuluar veten. Disa herë  ne kemi vetëm nocionet më të turbullta të fantazive të asaj që kush jemi, dhe kështu në vartësi të kotësisë sonë, krenarisë, mërisë dhe ambicieve tona nuk shohim asgjë.  Por e vërteta sado e hidhur që mund të na duket, është që ne jemi të “mjerë, të varfër, të verbër dhe të zhveshur”.

Asketët e vërtetë ndodhen kudo

Unë vetë shoh podvizhniks, laikë të thjeshtë që më mësojnë dhe më shpëtojnë duke më përulur dhe duke më treguar sesi është e mundur të jetosh në kohën tonë në një mënyrë të të vërtetë asketike, si të krishterë. Këta janë njerëz të zakonshëm, gra, të rinj, vajza dhe burra. Pa përmendur gjyshet që lexojnë rregulla të tilla lutjeje se kur një murg i dëgjon, ju them të vërtetën, ndihet keq. Por ata kanë dekada që i ndjekin këto rregulla, me bindjen absolute se nuk po bëjnë asgjë të veçantë! Një babushka lexosh shumë kathizma për djalin e saj më të madh, për të dytin dhe vajzën më të vogël. Pastaj ajo thotë 1,500 lutje të Jisuit, për të krijuar sado pak ndjesinë e mëkatsmërisë së saj. Pastaj lutjet e veçanta të grupit të saj të lutjes dhe një akathist, si mund t’ia bënte pa një akathist?! Unë po ju flas për rregullën reale të lutjes së një besimtari të vërtetë të famullisë. Asketë të tillë janë të panumërt! Përveç kësaj, ata gjithashtu punojnë, shkojnë në market, lajnë dhe hekurosin rrobat dhe rrisin fëmijët dhe nipërit e mbesat. Por nuk janë krenarë ose të kotë, por e shohin veten si hiç dhe janë gati në çdo çast që t’i shërbejnë të afërmit. Thjesht të shoqërohesh me njerëz të tillë është shumë ndihmues që të pabesët të gjejnë shpresën dhe vendosmërinë.

MORE:Njerëzit
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español