A ka ardhur koha për një eksod të madh nga interneti?

Disa kendveshtrime te eksperteve ruse. Cili eshte i yti?   

MORE:Njerëzit

Ka shumë orthodhoksë që ankohen se po përvetësohen nga rrjetet sociale, e shumë janë të lidhur pas internetit.   “Orthodox View” (Këndvështrimi orthodhoks) iu drejtua priftërinjve dhe ekspertëve me pyetjen nëse duhet të përdoren rrjetet sociale dhe interneti e nëse po, deri në ç’masë dhe si të çlirohemi nga lidhja e fortë apo zgjedha e internetit.

Kryeprifti Oleg Stenyaev,

Klerik i Kishës së Lindjes së Joan Pagëzorit në Sokolniki, një shkrimtar, teolog, publicist, predikues dhe misionar.

Ёshtë e nevojshme që të bëjmë një eksod të madh prej internetit. Djalli më i keq është ngrënësi i kohës. Ne shkarkojmë filma që nuk i shikojmë, libra që nuk i lexojmë. Një person që është futur në internet që në mëngjes e humbet tërë ditën në internet, prandaj është e nevojshme që të bëjmë një eksod masiv nga interneti duke lënë vetëm grupet e përgjegjshme misionare atje.

Njerëzit e zakonshëm nuk kanë nevojë për internetin si burim informacioni se vetëm sa do të dëmtohen prej tij, sidomos fëmijët. Lexoni Shkrimet e Shenjta në të cilat do të zbuloni se e tërë bota është e zhytur në ligësi. Nëse flasim për klerikët, ata duhet ta përdorin internetin për qëllimet misionare, sepse Krishti zbriti edhe në ferr. Interneti është territori i armikut, në të cilin duhet të veprojnë grupet e bashkuara misionare.

Kryeprifti Aleksi Shlapin,

Rektori i Kishës së martirit të madh Dhimitri i Selanikut, në distriktin D. Ivakino Mozhaiskogo të rajonit të Moskës.

Unë konkludova se interneti, rrjetet sociale dhe forumet e ndryshme janë mjete për të shpërndarë informacione dhe jo një alternativë ndaj realitetit ekzistues ose më së shumti një largim prej tij. Interneti siguron një mundësi për t’u predikuar sa më shumë njerëzve dhe të përfshihet në katekizëm.

Por nëse dikush i sheh rrjetet sociale si alternativë ndaj realitetit, atëherë kjo është një zgjedhë që e dëmton shpirtin. Dhe kjo zgjedhë kënaq pasionin e dëshpërimit. Nuk është e dobishme që çdo njeri të jetë në internet sepse nëse nuk merr ndonjë përfitim praktik ose shpirtëror nga përdorimi i internetit, ju duhet ta shmangni përdorimin e tij. Unë e përdor atë sa herë që më duhet, nuk e kufizoj veten dhe nuk e vërej kohën e shpenzuar në internet. Nëse më duhet të predikoj një predikim ose të shkruaj një tekst të rëndësishëm, atëherë unë mund të shpenzoj një pjesë të madhe të kohës në internet dhe nëse e ndiej se Zoti nuk më lejon që ta bëj këtë ose nuk kam asgjë për të thënë, atëherë në një rast të tillë mundohem që të mos futem në internet. Një kufizim i ndërgjegjshëm i vetes mund të jetë i dobishëm. Por jo për predikime dhe nevoja të vërteta, por për ta përdorur internetin dhe rrjetet sociale si zbavitje. Ju nuk mund të shpenzoni kohë në internet për t’u zbavitur.

Mihail Khasminski, psikolog orthodhoks

Ne duhet të mësojmë që të çlirohemi nga zgjedha e internetit që është një punë e mundimshme. Zgjedha e internetit është si alkoolizmi ose ndonjë formë tjetër zgjedhe. Energjinë e shpenzuar ndaj zgjedhave të tilla, duhet ta drejtoni diku gjetkë. Në internet ju duhet të bëni punë krijuese dhe jo të bëni lojëra ose të shikoni pafundësisht për gjëra motivuese.  

Nëse një person shpenzon 24 orë në ditë në internet në kërkim të budallallëqeve, ç’administrim të kohës ka ky person?! Kjo është një zgjedhë e vërtetë. Administrimi i kohës mund të aplikohet vetëm nga personi që mund të kontrollojë veten. Ёshtë e nevojshme që të merresh me shpirtin, sepse çdo vartësi është një mënyrë për t’iu shmangur realitetit traumatik.

Pse është e vështirë të jetosh në realitet? Sepse shpirti është i sëmurë dhe nuk e duron atë, duke qenë i varur, ai ndodhet në një gjendje të ndryshme sepse disa herë dukesh i shkëputur prej realitetit. Njerëzit holistikë që janë mirë me realitetin, kanë një shpirt të shëndetshëm e janë më pak të prekshëm ndaj çdo lloj zgjedhash. Por sigurisht që është e pamundur që t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje me pak fjalë. Formati i komenteve nuk e lejon këtë. Ky është një problem i madh që kërkon një njohje e perceptim të thellë, një punë të madhe me veten dhe nën disa kushte të caktuara mund të çojnë në një fitore domethënëse të shpirtit ndaj zgjedhës.

Denis Maltsev,

Kandidat i shkencave historike,

Hulumtues pranë Institutit Rus për Studime Strategjike (RISS)

Por si lidhet një person orthodhoks me tundimin? A ia vlen që të kesh frikë prej tij dhe akoma më shumë të thuash se “nuk mund ta kontrolloj dot veten"? Cili është ndryshimi bazë midis dehjes dhe grykësisë për shembull? Fundja, një personi i duhet ushqimi dhe alkooli në doza të vogla, siç thotë mjekësia moderne, nuk është i dëmshëm. Dhe me ndihmën e të njëjtit internet, ne komunikojmë këtu, në portalin e Këndvështrimit Orthodhoks, dhe kanë mundësinë për të marrë informacione e udhëzime aktuale në besim. A është diçka e keqe? Persona të zellshëm të Kishës Katholike dhe të tipografisë u përpoqën ta censuronin. Kjo nuk solli asgjë të mirë dhe fatmirësisht Kisha Orthodhokse nuk bëri gabime të tilla.

Ёshtë vetëm plotësimi i pasioneve ose dëshirave lakmuese që dëmton dhe jo thjesht fakti që tundohet nga mishi i skuqur gjatë kreshmës, shishet e vodkës në mëngjes ose mundësia e futjes në internet në një apartament. Shkrimi i Shenjtë dhe Tradita e Shenjtë dhe në fakt përvoja dymijë vjeçare në trajtimin e pasioneve dhe ligësive shkatërruese për trupin dhe shpirtin, që ka krishterimi, japin një numër të madh shembujsh të një qëndrimi paqësor ndaj aftësive sekulare në mes të bijve të Kishës. Unë do të përmend një citim nga Letra e Pavlit për Romanët: “Mos gjykoni tjetrin dhe atë që është i dobët në besim, mirëpriteni, por jo për rrahje mendimesh. 2 Sepse dikush beson se mund të hajë nga të gjitha, kurse ai që është i dobët ha lakra. 3 Ai që ha le të mos përbuzë atë që s'ha; edhe ai që s'ha le të mos gjykojë atë që ha; sepse Perëndia e ka pranuar. 4 Cili je ti që gjykon shërbëtorin e huaj? Prej të zotit të vet ai qëndron ose bie; por do të qëndrojë; sepse Perëndia është i fortë ta bëjë të qëndrojë atë. 5 Sepse dikush e çmon një ditë më tepër se një tjetër ditë, e dikush çmon çdo ditë njëlloj. Gjithësecili le të mendojë si i është mbushur mëndja”(Rom. 14: 1-5). Mua më duket se kjo përmban një përgjigje të plotë ndaj çështjes në fjalë.

Igumeni Sergei (Ribko),

Rektori i Kishës së Zbritjes së Shpirtit të Shenjtë mbi apostujt në Varrezat e Lazarevskoye dhe Kishës së Shën Sergjit të Radonezhit në Bibirev, misionar i famshëm

Unë nuk e përdor personalisht internetin por asistentët e mi e përdorin. Çdo person duhet ta zgjidhë vetë këtë çështje sepse ka kohë kur nuk mund ta përdorni fare internetin kurse disa herë të tjera mund ta përdorni por mund të vendosni se deri në ç’masë është e nevojshme. Çfarë është më e rëndësishme, nuk duhet të jetë për dëmtimin e shpirtit. Siç u tha në Letrën e Parë të apostullit të shenjtë Pavël ndaj Korinthianëve: “Të gjitha më lejohen, por jo të gjitha sjellin dobi; të gjitha më lejohen, por unë nuk sundohem prej ndonjë gjëje”(1 Kor. 6:12).

Hieromonaku Makari (Markish),

Klerik i dioqezës së  Ivanovo-Voznesensk,

shkrimtar i kishës dhe misionar

Kjo çështje është shumë personale. Siç thonë priftërinjtë “jo dogmatike por baritore”. Në fakt do të ishte tepër e paurtë që t’u imponosh njerëzve çdo zgjidhje uniforme pa marrë parasysh larminë e madhe të veçorive e kushteve individuale.  

Zgjedha ndaj internetit —  është saktësisht e njëjta vartësi ndaj nikotinës, alkoolit, drogës, kumarit, materialeve pornografike, shthurjeve seksuale. Dhe ashtu si me çdo lloj tjetër zgjedhe, është e mundur të çlirohesh prej tij vetëm nëse ekziston një qëllim i qëndrueshëm i personit. As prifti, e as mjeku, as bashkëshorti, as bashkëshortja, as babai e as nëna, e as parashikuesi i fatit nuk mund ta çlirojnë një person nga një zgjedhë. Por nëse dikush e ka një qëllim të tillë (jo me fjalë por me vepër), atëherë shumë mundësi shfaqen, zgjedhja e të cilave duke nisur me kufizime të ndryshme të thjeshta e duke përfunduar me veçimin nga interneti do të përcaktohet për çdo person në një mënyrë unike me pjesëmarrjen e një konsultanti të aftë si një prift, psikolog apo psikoterapisë.  

Ka disa faktorë të ndryshëm që duhet të konsiderohen me kujdes. Për shembull, ju përmendët “rrjetet sociale”. Pse është kjo e rëndësishme? Nuk është aspak e njëjtë me marrjen e informacionit: përmes tyre ose me bavigimin e lirë në internet dhe shkëmbimit të mesazheve të emailit? Por rezulton se ka një ndryshim dhe unë vetë mund të dëshmoj për këtë. Adresa ime e emailit ivanovoconvent@rambler.ru, ka kohë që është botuar në faqen time Priest Answers.rf, dhe unë marr e dërgoj një sasi të madhe korrespondence. Por sapo lidhen me disa “rrjete sociale”, një numër i madh budallallëqesh vijnë në mesazhet e mia private me ta. Po pse? Fundja, teknikisht këto mesazhe personale nuk janë të ndryshme nga i njëjti email. Ёshtë e qartë se këtu ne shohim njëfarë dobësie të psikikës njerëzore, të cilin e shfrytëzojnë djalli dhe ndihmësit e tij materialë. Përfundimi: secili ka recetën e vet. Shërojuni nga zgjedhat.

burimi: https://orthoview.ru/kak-osvoboditsya-ot-socialnyx-setej/ 

MORE:Njerëzit
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español