Inkurajim nga Mitropolit Lukai: Kisha do të mbijetojë në kohën e tradhëtisë

"Ne kemi ardhur tek koha kur e Vërteta nuk do të zbulohet në vendimet e sinodeve priftërore ose madje të sinodeve të kishave të ndryshme, që mund të udhëhiqet nga fryma administrative e kësaj bote, por nga besnikëria e cilit të marrë veçmas, ndaj dogmave dhe kanoneve të krishtera të Kishës së Shenjtë dhe Apostolike.

MORE:Njerëzit

Një  mesazh inkurajues  nga mitropoliti i shquar Lukai i Zaporozheit — megjithëse një numër i madh patriarkësh dhe peshkopësh mund të devijojnë, Kisha e vërtetë do të jetë gjithnjë e pranishme në tokë përmes peshkopëve dhe besnikëve.

Përkthimi është siguruar nga Atë. Zechariah Lynch.


Mitropoliti Luka i Zaporozhes 

Krishti është në mesin tonë, lexuesit e mi të dashur!   

I jini besnikë Perëndisë me fjalë, jetën dhe dashurinë tuaj!

Reflektime mbi Deklaratën  e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Ruse.

Ndryshimi dinamik në shoqërinë e kësaj bote e vë më shumë në pah përshpejtimin e procesit të globalizimit, që do të çojë në periudhën e fundit të jetës njerëzore në këtë botë.

Përfshirja aktive e diplomatëve të huaj në jetën e Kishës Orthodhokse nuk mund të shpjegohet me terma gjeopolitike. Por prapa gjithë kësaj dikush mund të ndiejë diçka më të rëndësishme dhe domethënëse se interesat politike dhe ekonomike. Shpirti i ligësisë universale është aktivizuar në sferën e marrëdhënieve të kishës, për të cilën ishte e nevojshme të përgatitej dheu që më përpara.

Në gjendjen e kohëve të fundit, ekzistenca e Kishës do të ndryshojë gjithashtu.

Prania e virtytit të besnikërisë së Krishtit do të ndajë besimtarët besnikë nga ata që adhurojnë antikrishtin, fuqia e të cilit në këtë botë do të paraqitet nëpërmjet traditave të ndryshme fetare, që përfshijnë edhe orthodhoksinë. Legjimiteti i tyre (në rendin botëror) do të përcaktohet nga gatishmëria për t’u përkulur përpara imazhit të bishës. Ata që nuk do ta bëjnë këtë do të shpallen të paligjshëm.

Shën Ignat, Perëndimbajtësi thotë: “Aty ku është peshkopi, aty është edhe Kisha”. Plotësia e Kishës është e pranishme në bashkësinë që përbëhet nga peshkopi, si pasuesi i apostujve – kolegji i priftërinjve dhe dhjakëve dhe dhe i besimtarëve, të bashkuar në mbledhjen eukaristike. Kjo plotësi është e vetëmjaftueshme dhe i ofron pjesëtarëve të saj çdo gjë që nevojitet për njohjen që na ka dhënë Perëndia Shpëtimtari ynë.

Ёshtë jetike për ne ta kuptojmë këtë të vërtetë, që ta ruajmë pastërtinë e Orthodhoksisë në situatën e re të shoqërisë njerëzore.

Në rastin e kishave të Kostandinopojës dhe Greqisë ne shohim që vendimet e Antikrishtit nuk janë pranuar nga plotësia e kishës, por vetëm nga administratorët e lartë që janë përgatitur nga regjisorët e rendit të ri botëror.

Në të njëjtën kohë, në mesin e këtyre kishave ka një numër të madh klerikësh dhe laikësh që nuk pajtohen me këto vendime dhe i mbeten besnikë traditës së shenjtë. Mund të thuhet me siguri se në të ardhmen diplomatët e huaj do të përpiqen të imponojnë ndikimin ndaj peshkopëve të kishave të tjera lokale, më së shumti mbi ata që ka një zë autoritar.

Por kjo nuk do të thotë që çdo kishë lokale do të largohet nga Perëndia vetëm për shkak të vendimeve të një grupi të vogël njerëzish.

Nga kjo rezulton se sipas ekleziologjisë së martirit të shenjtë Ignat Hyjëmbajtës dhe traditës së lashtë të kishës, kungimi eukaristik duhet të ruhet përmes unitetit ndërkishtar me këto bashkësi eukaristike që nuk janë bashkuar me tradhtinë e besimit.

Sipas frymës së kohëve dhe fjalëve profetike të Shpëtimtarit tonë, ne mund të themi se besnikëria ndaj Kishës Mëmë do të mbahet në shenjtërinë, në nivelin e qenien individuale të çdo plotësie eukaristike, udhëhequr nga ata peshkopë që nuk kanë ecur në rrugën e tradhtisë.

Prandaj Sinodi i Kishës Orthodhokse Ruse mori vendimin për të ruajtur kungimin eukaristik me ata hierarki që nuk i pranuan vendimet jokanonike dhe të jashtëligjshme të Sinodit të hierarkive të Kishës Orthodhokse Greke. Ky ishte një vendim i saktë, i menduar mirë dhe i zgjuar.

Ne kemi ardhur tek koha kur e Vërteta nuk do të zbulohet në vendimet e sinodeve priftërore ose madje të sinodeve të kishave të ndryshme, që mund të udhëhiqet nga fryma administrative e kësaj bote, por nga besnikëria e cilit të marrë veçmas, ndaj dogmave dhe kanoneve të krishtera të Kishës së Shenjtë dhe Apostolike.

Ne duhet të jetojmë dhe besojmë në një mënyrë të tillë që të mund të japim një përgjigje pozitive ndaj pyetjes së Shpëtimtarit tonë:  “kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?' (shih Luka 18:8)? Vetëm tufa e vogël që i ka qëndruar besnike Perëndisë do t’i thotë një “po” Atij.

Mitropoliti Lukai i Zaporozhes

17 tetor 2019

MORE:Njerëzit