Si e Drejtoi Shën Serafimi i Sarovit Familjen Protestante në Dritën e Besimit Orthodhoks

Originally appeared at: The Catalogue of Good Deeds

Këtu tregohet një histori e bukur për Shën Serafimin e Sarovit që mbështeti të vërtetën e besimit Orthodhoks në përjetësi, treguar nga Mitropoliti Veniamin (Fedçenkov).

Ai kishte emigruar në rajonin e Alsaces në Francë mes një numri të madh romanokatolikësh dhe protestantësh. Të dyja komunitetet ndanin të njëjtën ndërtesë kishe, ku mbanin shërbesat e adhurimit me radhë. Një familje protestante të cilën Mitropoliti e njihte personalisht i ra në duar libri rreth asketit romanokatolik Franceskut të Asizit. Sa më shumë e lexonin, aq më shumë pyesnin veten për domethënien e besimit të vërtetë. “Ne jemi protestantë. Po sikur të jetë i vërtetë besimi romanokatolik? Me kaq shumë besime fetare rrotull, cili nga këto mban të vërtetën?”

Një ditë, një grua e re nga kjo familje ishte ulur në kopsht me një libër të Franceskut të Asizit në dorë. Papritur ajo ra në një dremitje të shkurtër dhe pa Franceskun e Asizit që vinte drejt saj i shoqëroruar nga një urtar i moshuar me një aureolë drite. Kur të dy burrat më në fund e arritën, Francesku i Asizit tha, “A po kërkon për kishën që mban të vërtetën? Ajo është kisha e tij. Ajo i ndihmon të gjithë, por nuk u kërkon ta ndihmojnë si shpërblim”. Gruaja u zgjua. Ajo nuk e kishte parë kurrë starecin e moshuar të imazhit më përpara. Pa dyshim, nuk e dinte cili ishte. Në një farë mënyre ajo e kuptoi se vizioni kishte të bënte me Kishën Orthodhokse Ruse.

Rastësisht, ata punësuan një punëtor me prejardhje ruse. E lanë të zinte një dhomë në shtëpinë e tyre. Një ditë, ndërsa ajo hyri rastësisht në dhomën e tij, ajo pa një ikonë dhe njohu starecin e ëndrrës. Ajo pyeti punëtorin, “Kush është ai në ikonë?” “Ai është shenjtori ynë rus, i Nderuari Serafimi i Sarovit”.

Kjo ndodhi ia bëri të qartë gjithë familjes se Orthodhoksia ruse ishte besimi i vërtetë, dhe se Serafimi i Sarovit i përkiste këtij besimi.

Për mua, kjo histori ka kuptim të veçantë. Është rreth takimit providencial të një shenjtori me një familje që nuk dinte asgjë për Kishën dhe që nuk e njihnin Shën Serafimin. Ai hyri në jetët e tyre dhe ka ndërmjetuar për ta që prej asaj kohe. Shën Serafimi mund të bëjë mrekulli për të afërsisë së tij me Perëndinë.