Shën Paisi i Malit të Shenjtë mbi shpëtimin e një familjeje nga shkatërrimi

Originally appeared at: The Catalogue of Good Deeds

Jerondi i Shenjtë Paisi njëherë ka thënë:

— Durimi fillon me dashurinë. Që të durosh dikë, duhet të ndiesh dhimbje për të. Durimi shpëton një familje nga shkatërrimi.

Kam parë “bisha të egra” të kthehen në “qengja”. Nëse i beson Perëndisë, të gjitha problemet zgjidhen qetësisht dhe “shpirtërisht”.

Një herë, kur jetoja në Manastirin e Stomiout, u takova me një grua në Konicë, fytyra e së cilës shkëlqente. Ajo ishte një nënë e pesë fëmijëve.

Burri i saj ishte marangoz dhe shpesh punonte me mjeshtërit tanë. Nëse klientët tanë do të bënin ndonjë koment të vogël ndaj këtij personi, për shembull: “Zoti Janis, ndoshta ne mund ta bëjmë këtë paksa ndryshe?” – ai i hakërrehej menjëherë: “Ti do të më mësosh mua?! Ai bërtiste, i thyente veglat e punës, i flakte në një qoshe dhe largohej.

Duke e ditur sesi sillej ai në shtëpitë e të tjerëve, imagjinoni çfarë bënte ai në shtëpinë e vet! Ishte e pamundur që të shpenzoje një ditë të vetme me këtë njeri, ndërkohë gruaja e tij jetonte me të për vite të tëra. Ҫdo ditë ajo vuante por i përgjigjej me mirësi dhe duronte gjithçka.

Unë isha në dijeni të gjithçkaje që ndodhte në shtëpinë e tyre dhe sa herë e takoja, e pyesja: “Si po ia kalon Zoti Janis? Akoma ka shumë punë?” “Po”, iu përgjigj ajo “ai punon shumë por bën edhe ndonjë pushim”. “Po ti si ia kalon?” e pyesja. “Shumë mirë atë!” u përgjigj ajo.

Dhe i thoshte këto fjalë nga zemra. Ajo nuk shqetësohej shumë që i shoqi i saj i thyente vazhdimisht veglat e tij të punës dhe i duhet të kërkonte punë në shtëpitë e njerëzve që të nxirrnin bukën e gojës.

Ajo i përgjigjej me durim, dashamirësi dhe përzemërsi dhe nuk e dënonte asnjëherë! Dhe Perëndia e mbushte atë me Hir dhe prandaj i shkëlqente fytyra.

Ajo rriti pesë fëmijë, të cilët dolën të gjithë të virtytshëm.

– Jerond, po si ia doli ajo që ta falte të shoqin?

– Me mendimet e mira. “Ky është bashkëshorti im”, mendonte ajo. “Le të më qortojë ai. Ndoshta edhe unë po të isha në vendin e tij do të sillesha njëlloj si ai”.

Kjo grua e zbatoi Ungjillin në jetën e saj dhe Perëndia i dërgoi Hirin Hyjnor. Nëse laikët ia dalin që të durojnë aq shumë dhe janë të mbushur me hir, atëherë ne murgjërit që i kemi të gjitha mundësitë për jetën shpirtërore duhet të përpiqemi edhe më shumë për shenjtërinë.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español