Historia e Frikshme e Një Prifti Që i Bëri Përkujtimore Antikrishtit Gjatë Liturgjisë Së Shenjtë

Originally appeared at: Gregory Decapolite

Në lidhje me At Gavriel Proskurovsky është shkruar se për 10 vite pas vrasjes së Carit ai ende bënte përkujtimore gjatë Hyrjes së Madhe: "Sovrani ynë i Madh, më besimtari dhe autokrati, Perandor Nikolai Aleksandroviç dhe gruaja e tij, Perandoresha e Bekuar, Perandoresha Aleksandra Fedorovna" dhe kështu vazhdon deri në fund – siç duhet të jetë sipas mënyrës së vjetër. Dhe populli, siç dihet, e pëlqeu shumë. Kjo përkujtimore e shenjtë e Carit Martir ishte një rreze e padukshme drite, që depërtonte përmes errësirës satanike që kishte gllabëruar tokën.

Dhe kështu vazhdoi edhe pasi ai kishte marrë dekretin  nga Mitropolit Sergji që urdhëronte të thuheshin lutje për regjimin sovjetik. “ Gëzimet e tij janë tonat, hidhërimet e tij janë tonat" – kjo qe shkruar në dekret. Megjithatë At Gavrieli u mendua gjatë në lidhje me këtë dhe u turpërua. Më pas, psi u lut, ai vendosi të vazhdonte përkujtimoren e Carit në mënyrën Orthodhokse.

Menjëherë pas kësaj, ndërsa shërbente një Liturgji të së Dielës, ai doli me Dhuratat e Shenjta dhe filloi si zakonisht, "Sovrani ynë mjaft i devotshëm autokrat”. Por pastaj hodhi shikimin dhe përballë tij ishte një grup me agjentë sovjetikë që mbanin revolverë! At Gavrieli murmuriti dhe vazhdoi: "Sov-nar-coma* dhe shumë të bekuarin e të drejtin  Tsik**, ushtrinë e kuqe fitimtare dhe Komisarët e Popullit dhe gjithë anëtarët e Këshillit Ushtarak Revolucionar të Republikës së Bashkimit Sovjetik Socialist, i kujtoftë Zoti Perëndi në mbretërinë e Tij”. Ai e bëri përkujtimoren sipas dekretit të Mitropolit Sergjit që kërkonte që udhëheqësit satanikë të përkujtoheshin në këtë mënyrë.

Erdhi koha që ai, si prift, të kungonte. Pasi tha lutjet e caktuara – pa se kupat ishin bosh! Me urdhrin e Perëndisë Trupi dhe Gjaku i Krishtit qe zhdukur për shkak të përkujtimores blasfemuese!

Si e mbaroi Liturgjinë, as ai vetë nuk e mban mend.  Thonë se pasi u largua nga kisha, menjëherë flokët e tij të gjatë u zbardhën. Ai mblodhi njerëzit dhe u përkul para këmbëve të tyre, duke thënë:  “Më falni, o njerëz të mirë, për mëkatin tim. Unë përkujtova Satanain për Dhuratat e Shenjta. Unë nuk jam më bariu juaj."

Po atë natë, ai mblodhi sendet dhe u largua nga fshati përgjithmonë. Thonë se bëri betim për të mos e hapur më gojën. “Kam mëkatuar me gjuhën time, prandaj le të pushojë". Kjo është çfarë ndodhi!

* Këshilli i Komisarëve të popullit

** Komisioni Ekzekutiv Qendror Rus