Nuk ekziston diçka e tillë si një sëmundje e pashërueshme për Shën Llukain e Simferopolit. Histori shërimesh të mrekullueshme nga Vaji i Shenjtë

Originally appeared at: The Catalogue of Good Deeds

18 marsi përkujton gjetjen e lipsaneve të shenjta të Shën Llukait (Voyno-Yasenetsky), i njohur për ardhjen e mrekullueshme që vijnë prej tyre. Nëpërmjet lutjeve të Shën Llukait ndaj Zotit, “rendi natyror” i gjërave mposhtet prej hirit të Tij. Shërimet që vijnë nga lipsanet e Shën Llukait nuk janë vetëm trupore. Shenjtori kujdeset për shpirtrat e të pikëlluarve dhe i sjell ata në kishën e shenjtë.

Gishtërinjtë e Nazarit u rritën përsëri pasi ua zuri dera që u përplas mbi to.  

Ndodhi në fillim të viteve 2000, kur Nazari ishte 10 vjeç. Duke ndjekur traditën familjare, ai ishte për vizitë te gjyshja në Theodhosi të Krimesë. Djaloshi e dashuronte muzikën  dhe kishte ndër mend që t’ia kushtonte jetën muzikës, prandaj i pëlqente të shpenzonte kohë me veglën e tij muzikore edhe ndërsa ishte me pushime. Ishte një ditë e nxehtë dhe dritaret e dyert e shtëpisë ishin krejt të hapura. Pas një tjetër leksioni muzikor, Nazari vendosi që të bënte një shëtitje në rrugë. Djali po largohej nga shtëpia kur në një mënyrë të jashtëzakonshme, për shkak të një shkulmi të fortë ere, dera e rëndë prej hekuri e daljes u përplas fort duke u mbyllur mbi gishtat e tij. Duke parë dorën e përgjakur të  djaloshit, prindërit e tij thirrën ambulancën. Në spital, doli se ishin këputur falangat e thonjve të gishtave të njërës dorë dhe ishin dërrmuar e copëtuar kockat e treta dhe të katërta të falangave.  

Nazar Stadnichenko

Disa ditë pas operacionit, gjyshja e djalit e ftoi nipin e saj të sëmurë që të shkonte të vizitonte lipsanet e paprishura të Shën Llukait të Krimesë në Simferopol dhe t’i kërkonte me besim shërimin. Së bashku me prindërit e tij, Nazari shkoi te këto lipsane të shenjta ku djaloshi  lut me sinqeritetin e një fëmije “Shënjti im Lluka, unë nuk  di se ç’do të bësh, dua të luaj piano përsëri”.

Lipsanorja me lipsanin e Shen Llukait ne Simferopol

Njihej fakti që jeta e djaloshit ishte e lidhur në shumë drejtime me shenjtorin që nga lindja. Nazari kishte lindur në Cherkasy, ku jetonin prindërit e shenjtorit me familjen e vëllait të tij më të madh. Po ashtu djaloshi ishte pagëzuar në Theodhosi nga kryeprifti Anatoli Chepel, i dorëzuar prift nga vetë Shën Llukai. Nëse ishte për këtë arsye që shenjtori i dëgjoi lutjet e djaloshit aq shpejt apo për shkak të lutjeve të zjarrta të zemrës së tij rinore, gjëra të pabesueshme nisën të ndodhin.

Në përkujtim të vizitës së tij në varrin e shenjtit, Nazari mori me vete nga Simferopoli një ikonë plastike të shenjtorit dhe pak vaj të bekuar nga lipsanet e tij. Djaloshi kërkoi gjithashtu ikona të vihej në fasho dhe aty ku ishin prerë gishtat të vihej vaj i shenjtë çdo ditë. Pas disa javësh, dhimbja pas operacionit nisi të pakësohej dhe provoi një ndjesi të çuditshme në pjesën e amputuar. Pastaj familja e Nazarit vendosi që ta shikonte prapë mjekun.  Analiza tregoi praninë e disa tuberkulave në vendin e falangave. Ata u zgjatën pak nga pak derisa morën madhësinë normale të gishtërinjve. Pas një kohe të shkurtër gishtërinjtë filluan t’i rriten.  

Kur kirurgu që kreu operacionin në Theodhosia mësoi se çfarë kishte ndodhur, nuk mund ta besonte. Ai nuk kishte dëgjuar asnjëherë më parë diçka të tillë. Kur pa grafinë që tregonte se kockat ishin rigjeneruar, mjeku dëshmoi praninë e një mrekullie të vërtetë.

Në këtë mënyrë, falë ndihmës mbinatyrore të Shën Llukait, Nazari ishte në gjendje të vazhdonte atë që ai besonte se ishte profesioni ndaj të cilit ishte thirrur. Në më pak se një vit pas operacionit, ai mund të konkurronte në konkursin e pianos dhe mori çmimin e dytë.

Shërimi i tuberkulozës së Ivanit

Ivani ishte student kur i filloi një kollë e keqe që i vazhdoi për një kohë të gjatë. Kur bëri analizën e parë u diagnostikua  me pneumoni dhe bëri 10 gjilpëra me antibiotikë. Sëmundja u lehtësua për gjashtë muaj para se t’i kthehej “pneumonia”. Si pasojë e analizës vijuese, rezultoi se i riu kishte tuberkulozë. Iu nënshtrua operacionit, gjatë të cilit mori infeksion që quhej Pseudomonas aeruginosa. Për disa muaj, mjekët u përpoqën ta shëronin infeksionin dhe vendosën që të kryhej një operacion të dytë pa rrezikun e përhapjes së tij nëpërmjet pajisjes në pacientët e tjerë të spitalit. Por asnjë nga trajtimet nuk rezultoi e suksesshme. Kishte pasur më parë raste të ngjashme në atë spital, por në fund asnjë prej pacientëve nuk kishte mbijetuar.

Në atë kohë, Ivani, ndonëse besimtar po kalonte një periudhë indiference ndaj kishës, kreshmës dhe lutjes. Një nga infermierët e spitalit, me emrin Eleni, ishte edhe ajo besimtare. Ajo e ftoi Ivanin që të shkonte të rrëfehej dhe të merrte Kungatën. I riu pranoi dhe nisi të shkojë shpesh në kishë. Ajo e këshilloi të shkonte në kishën më të afërt ku ndodhej një ikonë e Shën Llukait, i cili ia kishte dedikuar tërë jetën e tij ndihmës së atyre që vuanin nga kjo sëmundje, duke përfshirë edhe gruan e tij.

Ivani e vizitoi ikonën dhe mori pjesë në një shërbesë lutjesh drejtuar Shën Llukait, ku mori pak vaj nga ikona e shenjtë. Pa pritur ndihmën e njerëzve dhe duke i besuar shenjtit, i riu nisi t’i lutej çdo ditë, duke lexuar himnin akathist. Pastaj i erdhi në mendje ideja se mund ta vinte vajin e shenjtë nga ikona në mushkëritë e tij. Së bashku me infermierin ai filloi t’i shtonte fshehurazi pak vaj ilaçit që i injektohej. Pas disa ditësh, analiza tregoi se infeksioni nuk ishte më i pranishëm. Mjekët nuk mund t’u besonin rezultateve dhe kryen studime të tjera. Me konfirmimin e rezultateve, Ivani mund të rioperohej dhe falë vajit të shenjtë e lutjeve të Shën Llukait, të gjitha komplikacionet u shëruan dhe si pasojë, pas 18 muajsh që kaloi në spital, Ivani doli nga spitali si “krejtësisht i shëruar”. 

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español