“Unë jam i sigurt se tre apo pesë qind vjet do të kalojnë dhe njerëzit do të mblidhen, do të vendosin lule dhe do të kujtojnë veprën e shkrimtarit, sepse trashëgimia letrare që ka lënë Fjodor Mihailoviçi është e përjetshme”
Në përvjetorin e 140-të të vdekjes së shkrimtarit të madh rus Fjodor Mihailoviç Dostojevski, më 9 shkurt 2021, u zhvilluan ngjarje përkujtimore në varrin e tij në varrezat e Tikhvinit të Lavrës së Trinisë Alexander Nevski në Shën Petersburg.
Rekuiemi për autorin u krye nga klerikët e Katedrales së Ikonës së Vladimirit të Nënës së Perëndisë në Shën Petersburg (FM Dostojevski ka qenë një besimtare e kësaj katedraleje), Atë Aleksandër Prokofiev dhe Dhjakon Andrei Reimers.

“Ne shpesh kujtojmë si personalitetin ashtu edhe veprën e shkrimtarit të madh rus, gjeniut të literaturës ruse me një reputacion të gjerë mbarëbotëror – Fjodor Mihailoviç Dostojevski,” u shpreh Atë Aleksandri në fjalimin e tij para shërbesës përkujtimore. “Përvjetori i njëqind e dyzetë nga dita e vdekjes së tij është një përkujtues për bashkëkohësit tanë, sepse Fjodor Mihailoviç është ndërgjegjja e popullit, historisë dhe kohës sonë. Puna e tij është shumë e rëndësishme dhe aktuale sot sepse na shpalos përgjigjet kryesore ndaj çështjeve të jetës sonë, dhe na zbulon qëllimin e jetës – kërkimin për Krishtin. Duke rrëmuar më thellë në veprat e tij letrare, ne përballemi me një realitet hyjnor. Ai njihet në mbarë botën... Hapja e monumentit pas restaurimit shënonte fillimin e një maratone të dedikuar ndaj përvjetorit të 200-të të lindjes së Fjodor Mihailoviçit: ndodhi në 11 nëntor të vitit të kaluar, shumë prej jush ishin të pranishëm atëherë. Dhe sot ne jemi mbledhur për të nderuar kujtesën e shkrimtarit të madh rus dhe për t’u lutur për shpirtin e tij”.
Kreu i administratës së Distriktit Qendror të Kryeqytetit Verior, Maksim Meiksin vërejti që Distrikti Qendror i qytetit është i lidhur në një mënyrë të veçantë me shkrimtarin e madh: “Thuajse të gjitha personazhet e tij operonin në territorin e Distriktit Qendror dhe ishte këtu që i krijoi veprat e tij. Ҫdo qoshe e distriktit tonë e kujton Fjodor Mihailoviçin. Trashëgimia e Fjodor Dostojevskit vazhdon të jetë një nga më të rëndësishmet për lexuesit tanë dhe Shën Petersburgu është një nga qytetet me lexues më të shumtë në gjithë Rusinë. Ne njihemi me veprën e Dostojevskit që në rininë tonë dhe e kemi ruajtur dashurinë tonë për veprat e tij gjatë gjithë jetës sonë”. Maksim Meiskini tha gjithashtu se po punohet për ta zgjeruar Muzeun e F.M. Dostojevskit.
Drejtori i Muzeut të Dostojevskit N.T. Ashimbajeva vërejti në fjalën e tij që shumë njerëz ishin mbledhur në varrezat, që do të thotë se kujtesa e shkrimtarit është e gjallë në zemrat e tyre: “Ishte gjithnjë e gjallë, edhe atëherë kur nuk kishte muze për Dostojevskin, apo një monument për të në qytet, por imazhet e veprave të tij kanë qenë gjithnjë me ne”. Natalia Ashimbaeva sugjeroi që të kujtojmë jo vetëm autorin, por edhe bashkëshorten e tij, Ana Grigorievnën dhe nipin Andrei Fedoroviç, të cilët prehen këtu dhe të nxitemi të lexojmë veprat e Dostojevskit. Muzeu i Dostojevskit organizon ngjarje përkujtimore me rastin e përvjetorëve të lindjes e vdekjes së shkrimtarit. Këtë ditë, u krye një shërbesë përkujtimore në Katedralen Vladimir dhe u zhvillua një mbrëmje mbresëlënëse. Për shkak të situatës së pafavorshme me pandeminë, u ftuan pak mysafirë në mbrëmje, por në internet mund të shikoni një regjistrim të transmetimit online të kësaj mbrëmjeje dhe të aktiviteteve të tjera të Ditës Përkujtimore.
Në aktivitetin që u zhvillua në varrin e shkrimtarit morën pjesë studentë të Korpusit Ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse dhe gjimnazit Nr. 209 (Pavlovskaja). Drejtori i gjimnazit Pavlovsk Dmitry Efimov falënderoi për ftesën, duke theksuar se studentët e pranishëm po fillojnë të studiojnë veprat e Fjodor Dostojevskit. “Unë shpresoj dhe besoj se ky aktivitet do të mbetet në kujtesën e studentëve tanë dhe do t’i frymëzojë ata që të zhyten thellë në punën e shkrimtarit”, theksoi Dmitry Efimov.
“Unë jam i sigurt se tre ose pesëqind vjet do të kalojnë dhe njerëzit do të mblidhen, do të vendosen lule dhe do të kujtojnë veprën e shkrimtarit, sepse trashëgimia letrare që ka lënë Fjodor Mihailoviç është i përjetshëm” u shpreh bamirësi Hrachya Poghosyan, i cili falënderoi kryetarin e komitetit të Kulturës së Shën Peterburgut, Konstantin Sukhenko dhe drejtorin e Muzeut të Skulpturës Urbane Vladimir Timofeev për ndihmesën e tyre në restaurimin e varrit.
Alina Klimenko, drejtori i përgjithshëm i shtëpisë botuese AiF-Petersburg, u kujtua se një maratonë kulturore do të zhvillohej në nder të 200 vjetorit të lindjes së shkrimtarit, që do të zgjasë tërë vitin dhe do të përfundojë në 11 nëntor, ditën e lindjes së tij. Janë programuar botime, shfaqje, një diktim në rusisht për veprën e Dostojevskit, një cilën leksionesh online të hulumtuesve të veprës së tij.
Të gjithë të pranishmit vendosën lule dhe kurora në varrin e shkrimtarit.
Varri i Fjodor Dostojevskit përfshihet në ekspozitën e Muzuet të Skulpturës Urbane që prej 1883. Varri i restauruar i shkrimtarit u hap në 11 nëntor 2020, pikërisht një vit para përvjetorit të 200-të të lindjes së tij. Projekti i restaurimit u implementua nga Fondacioni Bamirës Hrachya Poghosyan me asistencën e Komitetit të Kulturës së Shën Petersburgut. Busti i bronztë, gardhi, blloqet e granitit dhe mbishkrimet janë përditësuar.
Burimi: patriarchia.ru (rusisht)
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.