Pashka 2020 në shtëpi? Në asnjë mënyrë thotë prifti rus (Atë Andrei Tkachev)

Atë Andrei Tkachev është një nga priftërinjtë e mirënjohur në Rusi që është kthyer në një sensacion mediatik të You Tub-it që ka ndjekës mjaft besnikë. Së fundmi, qeveria ukrainase ka deklaruar se për shkak të pandemisë, të gjithë qytetarët inkurajohen që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe shpallën një ide që është promovuar tepër këto kohë ndaj njerëzve: “Pashka në shtëpi”.

At Andrei flet kundër idesë së propozuar: “si i krishterë, si mund të mos shkoni në kishë për të kremtuar fitoren e Krishtit nga frika e vdekjes?/// Ai thotë që njerëzit duhet të shkojnë për Pashkë se përndryshe ata do ta pranojnë se nuk janë të krishterë të vërtetë.

Transkripti:

Abonohuni ne kanalin tone te ri te You Tub-it!

Prandaj, mendova me vete, çfarë mendoj unë për këtë “Pashkën në shtëpi”? Dhe ja mendimet e mia për këtë: për Pashkë, të krishterët kremtojnë Ringjalljen e Jisu Krishtit.

Me fjalë të tjera, të krishterët kremtojnë fitoren e Krishtit, ngadhënjimin mbi Vdekjen. Krishti nuk i trembej Vdekjes.

Dhe Besimi i tij absolut e çliroi atë prej saj. Dhe na mëson që duke ndjekur shembullin e tij, edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë.

Dhe këtë ne kremtojmë.

Po ç’është pra “Pashka në shtëpi”?

Pak a shumë mesazhi është ky

‘Të krishterët e alarmuar që janë shumë të frikësuar se mos sëmuren, e të tmerruar nga Vdekja, refuzojnë të kremtojnë trimërinë e Krishtit ndaj Vdekjes”. Do ta përsëris :

‘Të krishterët e alarmuar që janë shumë të frikësuar se mos sëmuren, e të tmerruar nga Vdekja, refuzojnë të kremtojnë trimërinë e Krishtit ndaj Vdekjes”.

Ose ndoshta një parandalim imagjinar të Vdekjes --

Ёshtë shumë e lehtë të frikësohesh. Frika përhapet te secili prej nesh me shpejtësinë e elektricitetit, si uragan; nuk pranon të kremtojë trimërinë e Krishtit ndaj Vdekjes në një kishë dhe zgjedh ta kremtojë në shtëpi”.

Më falni por e gjitha kjo më duket absurde.

Më kujtohen akoma fjalët e Grigor Pallamait që thotë: “Nëse nuk e ruajmë dëlirësinë, askush nuk do të na besojë kur të themi se Krishti lindi prej një Virgjëreshe”.

Dhe jam dakord me të, është shumë e vështirë të besosh se libertinët do të adhurojnë një Perëndi të lindur nga një virgjëreshë dhe që besimi i tyre është i “Pastër”.

Dhe që Besimi i tyre është i sinqertë.

Dhe Grigori ka thënë gjithashtu,

“Nëse do t’i trembemi Vdekjes, askush nuk do të na besojë kur të themi se Perëndia ynë është ringjallur prej së vdekurish”.

Dhe unë jam dakord me këtë.

Sigurisht, edhe unë i trembem vdekjes.

Instinktet shtazarake të cilat nuk mund t’i kontrolloj plotësisht do të jenë gjithnjë pjesë e vetes,

Dhe ato mund të ndrydhen vetëm nga Hiri që secili prej nesh e ka brenda vetes – fatkeqësisht nuk ka hir të mjaftueshëm ;

Por Hiri e mposht Frikën tonë. Kurse ndërgjegjshmëria.

Vetëm forca e vullnetit nuk mjafton ta ndalojë frikën brenda nesh,

Ndoshta mjafton ta mbash në kontroll për pak por jo ta mposhtësh atë;

Vetëm ajo Dashuria e Përkryer dhe e Plotë mund ta mposhtë tërësisht çdo Frikë.

Po kështu edhe me Mëkatet e Frikën tonë, kur përhapim fjalën rreth Ringjalljes së Krishtit që është Biri i Virgjëreshës, zërat tona nuk dëgjohen – pa depërtuar zemrën e dëgjuesve dhe do të kemi kështu një efekt trë vogël misionar në përpjekjet tona.

Ne mund të flasim por vetëm fjalët tona nuk do të kenë as fuqi e as peshë tek ata.

Prandaj nëse do të ndodhë, gjë që nuk e përjashtoj dot, që do ta kremtojmë këtë Pashkë “në shtëpi”

Atëherë besoj se kjo do të thotë

Se kemi shkatërruar gjithçka. Ne kemi shkatërruar së paku Besimin tonë, te Perëndia ynë, që na ka mësuar të mos i trembemi Vdekjes.