Rreth faqes

19

Për një përditësim të Besimit Rus, shikoni ju lutem këtë artikull të 26 shkurt 2018 shkruar nga Charles Bausman, i cili e mori pozicionin e botuesit të Russian Faith nga David Curry në shkurt 2018.

Qëndroni të azhurnuar për përditësimet më të fundit duke iu bashkuar listës së mesazheve tona elektronike!


Ne e kemi krijuar këtë faqe në gusht të 2017 për të pasur një raportim më të plotë në një shkallë sa më të gjerë globale, kulturore, sociale dhe politike që nuk prek vetëm Rusinë por edhe tërë botën – rilindjen e krishterimit në Rusi, sulmet dhe degjenerimin e vlerave të krishtera në Evropën perëndimore dhe Amerikë dhe pasojat serioze ndaj shoqërisë, kulturës dhe qeverisjes. Ndonëse është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kohës sonë, me zor trajtohet në mediet kryesore në qarkullim dhe kur pasqyrohet, keqparaqitet dhe keqkuptohet.

Pikërisht këtë nevojë synon të adresojë kjo faqe. Ja disa aspekte më të spikatura të kësaj historie:

Rusia po sharton një besim të lashtë që mburret se ka mbetur i pandryshuar për 2000 vjet, në një fuqi botërore që zhvillohet me ritme të shpejta.

Ёshtë duke ringjallur traditat murgërore në një shkallë të gjerë, që me zor ia dalin të mbijetojnë në vende të tjera të botës.

Ndarja e Kishës me Shtetin është një nga besimet më të shenjta bashkëkohore perëndimore, megjithatë Rusia moderne e refuzon këtë, si të dëmshme ndaj shoqërisë, duke preferuar që të jenë të bashkuara.

Ngjyrat, madhështia, ceremonitë, rrobat e lashta, muzika e shkëlqyeshme, muret e kishave të praruara me ngjyra të ndezura i përkasin një libri imagjinar e megjithatë janë të pranishme tani anembanë Rusisë.

Rusia kanonizon herë pas here (duke i dhënë titullin “shenjtor”) personave që kanë jetuar kohët më të fundit, duke përfshirë edhe carin e saj të fundit, bashkë me familjen e tij. Vlerat konservatore sociale që shkaktojnë aq shumë zemërim në perëndimin liberal mësohen si doktrinë nga çdo podium.

Kjo faqe është për çdo lexues të interesuar në atë që po ndodhur realisht në Rusinë e krishterë, për historinë e saj dhe botës së gjerë kristiane.   

Ёshtë për çdo kureshtar ndaj krishterimit në përgjithësi, protestantët, katolikët dhe të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për krishterimin orthodhoks, që është besimi që po rritet më shpejt, edhe në mesin e mijëra degëzimeve kristiane që dolën prej tij.

Ekspertët rusë nuk lodhen asnjëherë së deklaruari se nuk mund të kuptohet Rusia pa kuptuar orthodhoksinë ruse, por është e qartë se shumë prej tyre kanë një ide armiqësore ndaj besimit dhe historisë së tij dhe gati asnjë njohje të rritjes e ndikimit të tij të shpejtë e të thellë në ditët e sotme.

Më shumë se anglicizmi britanik ose ndonjë denominacion amerikan, apo luteranizmit gjerman, Orthodhoksia Ruse është e ndërthurur me identitetin kombëtar rus. Një analogji e mundshme është katolicizmi në Spanjë por edhe këtu, lidhja me “rusizmin” është më e fortë me orthodhoksinë. Prandaj është edhe thënia e njohur: "të jesh rus do të thotë të jesh orthodhoks dhe të jesh orthodhoks do të thotë të jesh rus”.

Besimi i saj është themeluar në ndjenjën e misionit historik rus, ndjenjën e saj të të qenit “ndryshe”, mendësinë e saj, traditat e saj intelektuale, mbresat e luftërave të panumërta përgjatë shekujve, fibrin e patriotizmit, të rigjallëruar nga Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe atribuar nga shumë veta si ajo që e ka aftësuar Rusinë të fitonte një luftë që do ta humbte me siguri.

Pra kjo është një histori mjaft e shquar dhe nuk mjafton një faqe e vetme për ta përcjellë atë.

David Curry

Themeluesi dhe botuesi i mëparshëm


Vizito faqen tonë mbështetëse