Mjeku i Krishterë Orthodhoks paralajmëron për vaksinën e kovid-19

Murgu Pavli i Malit Athos është një mjek i specializuar në biologji molekulare, dhe biomjekësi. Ai na ka siguruar disa paralajmërime nga një këndvështrim i krishterë Orthodhoks që lidhen me vaksinat e kovid-19 . . .

Originally appeared at: Orthodox Ethos

Me keqardhja dhe çudi po vëzhgojmë një ngjarje të padëgjuar në historinë botërore [1].

Në emër të “dashurisë” për të moshuarit dhe më të dobëtit, është caktuar vaksina për gjithë njerëzit në të gjithë botën në mënyrë që të shkatërrohet “armiku i padukshëm i  paepur”, të njohur si Corona virus SARS-Cov2 (COVID19).

Po ndiqen disa hapa për ta sjellë këtë:

• Një strukturë e ligjshme që do të shfuqizojë të drejtën e zgjedhjes së lirë dhe do të “mbrojë” përfitimin e drejtë të shëndetit publik (Neni 4675/2020 për Greqinë) [2]

• Një autoritarizëm qeveritar do ta shoqërojë për ta imponuar.        

• Krijim i kërkesave dhe detyrimeve për vaksinën (shpëlarje truri dhe terrorizëm nga media me dilemën “vaksinë apo izolim dhe karantinim shoqëror”).

• Fonde të njëanëshme për prodhimin e vaksinës, për kontrollet nga gjyqet klinike, për prodhimin në masë të madhe dhe për dërgimin në çdo cep të planetit – në vend të kërkimeve për të gjetur dhe prodhuar ilaçe antivirale.

Këto janë vetëm disa hapa në protokoll që po futen gradualisht në mënyrë që të arrihet kjo ngjarje të jashtëzakonshme. Biznesmenë, gazetarë, qeveritarë, dhe OJQ  ndërkombëtare thuajse gati sa po e propagandizojnë përditë vaksinën si të ishte një shkop magjik që do ta lejojë njerëzimin të kthehet si përpara kohës së kovidit. Nga ana tjetër, në vend të komunitetit shkencor (me përjashtimin e një elite të fiksuar pas vaksinës dhe të projektuar jashtë mase), duke e damkosur këtë informacion të ngatërruar, është mbajtur një “heshtje e dyshimtë” për çfarë duhet të presin njerëzit nga vaksina, përveç disa rasteve si Profesor Dr. Yannis Ioannidis [3]. Në fakt, kjo “pandemi” e veçantë nuk bën asgjë tjetër përveç se e shfajëson vaksinimin në mbarë botën. Le të shohim pse:

1. Numri i ulët i vdekshmërisë nga të sëmurët, por gjithashtu edhe shpërndarja moshore qartësisht tregojnë se vaksinimi, kurdo që të bëhet i realizueshëm, duhet të vihet në shënjestër. Kjo përqindje mbivlerësohet në mënyrë imagjinare së tepërmi në këtë moment  (~2.5%)  nga njëra anë, për shkak të ekzagjerimit me paraqitjet e rasteve të rënda pozitive të virusit [4], dhe nga ana tjetër, duke qenë se lista e vdekjeve nga kovidi ka përfshirë jo vetëm vdekjet e rasteve që kanë rezultuar pozitivë por edhe sëmundje të tjera të fshehura (jo sindroma respiratore e SARS) [5]. Studime të kohëve të fundit që kanë vlerësuar numrin e vdekjeve në lidhje me numrin aktual të njerëzve të ekspozuar ndaj virusit – bazuar në teste serologjike (teste antitrup) në një zonë specfike gjeografike – kanë nxjerrë në pah se kjo përqindje është sipas normës së përqindjes së gripit sezonal (sigurisht <1%) [ 6].

Duhet të shënohet se edhe nëse pandemia rikthehet, siç ndodh me rastin e gripit, sistemi shëndetësor do të merret me të në mënyrë më të efektshme, sepse tani ka përvojë në menaxhimin e sëmundjes. Prandaj, gabime “si ato të Italisë” nuk kanë për t’u përsëritur, duke çuar në reduktim të mëtejshëm të numrit të vdekshmërisë. Bazuar në ato më sipër, edhe nëse prodhohet një vaksinë e sigurtë dhe efektive (diçka e vështirë për biologjinë e korona virusit), mund të justifikohet që të administrohet vetëm për grupet me rrezik të lartë, ashtu siç ka ndodhur me vaksinën e gripit sezonal. Nuk është nevoja të thuhet se nuk justifikohet administrimi i saj tek fëmijët – që janë në pjesën më të madhe asimptomatikë, as për persona që janë ekspozuar dhe janë imunë ndaj virusit (testi pozitiv antitrup), duke qenë se ata tashmë e kanë atë që do t’u jepte vaksina.

2. Virusi Covid19, në kundërshtim me gripin, prek kryesisht njerëz të moshave të treta dhe të katërta, ku ndodh fenomeni i plakjes së imunitetit [7] pra i reduktimit në madhësi, cilësi dhe zgjatje kohore të reagimit ose mbrojtjes së sistemit imunitar të tyre – që mund të ndodhë, pas vaksinimit. Me fjalë të tjera, imuniteti aktiv i nxitur nga vaksina mund të mos jetë i aftë për të mbrojtur të moshuarit, që janë kryesisht “shënjestra” e korona virusit; ndaj, gjetja e një terapie antivirale duhet të jetë prioritet – duke supozuar mbrojtja e të moshuarve është ajo që është e dëshirueshme.

3. Lidhur me çfarë u tha më sipër, ndodh në pacientët e sëmurë rëndë dështimi akut i frymëmarrjes përmes një mekanizmi imuno-patologjik (një “sulm” që prodhon citokina infektuese dhe duke redaktuar reagimin CD4 dhe CD8T ndaj imunitetit[8]). Ka shqetësime serioze se vaksinimi do ta rëndojë këtë komplikacion imun në rastin e një infeksioni të mëtejshëm viral pasues dhe do ta përkeqësojë vazhdimisht kursin klinik të pacientit. Një efekt i ngjashëm u vëzhgua me vaksinën e korona virusit FeCoV, që prek macet dhe shkakton peritonitin. [9].

4. Logjika e çrrënjosjes së një sëmundjeje infektive me anë të një vaksine globale, në njërën anë presupozon ekzistencën e një vaksine tepër të sigurt dhe efektive, dhe në anën tjetër që është më e rëndësishmja, të mos ketë bartës virusi në mjedisin natyror. Do me thënë se njeriu është specia e vetme që mund ta bartë virusin. Kjo është e vërtetë për poliovirusin, por nuk aplikohet për korona virusin, pasi të gjitha kërkimet kanë hamendësuar se ky virus e ka prejardhjen nga lakuriqët e natës. E panjohur dhe e diskutueshme mbetet lidhja e ndërmjetme (bartëse?) që e transportoi nga zgavrat e lakuriqëve të natës në qytetin e Uhanit. Në cilindo rast, zhdukja e virusit me vaksinim global do të ishte thjesht e përkohshme – me fjajë të tjera, një harxhim i tmerrshëm i resurseve, meqenëse mund të transferohej nga streha e vet natyrore (lakuriqët ose bartësi i ndërmjetëm) në popullatën e njerëzve në çfarëdo momenti të caktuar, e aftë për të qenë e ndryshueshme për kapërcimin e imunitetit të tufës dhe fillimin e një pandemie të re.

5. Viruset korona, duke qenë viruse ARN, ndryshojnë shpejt, duke fituar larmishmëri gjenetike dhe gjithashtu jogjenetike. Kjo larmishmëri, sidomos për Coronën, gjithashtu rritet me anë të rikombinimit ARN, për shkak të mënyrës jokonsistente të transkriptimit të ARN-ve virale. Dy lloje janë identifikuar tashmë për SARS-Cov2, S dhe L [11, 12]. Është e dyshimtë që vaksina mund të sigurojë trajtim të barabartë për të gjitha llojet e virusit që bashkohen, si dhe mbrojtje të qëndrueshme gjatë gjithë kohës, kështu që po theksoj edhe një herë rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së ilaçeve antivirale kundër korona virusit. Është shumë e mundshme që gjatë kohës, një vaksinë globale të zhvillohet në shumë vaksinime të rregullta globale.

A mos ndoshta ky është synimi? Korona ndoshta është preteksti i shumëpritur për të lëshimin e tranzicionit universal tek biologjia hibride njerëzore, ku trupi njerëzor do të mbrohet, fuqizohet dhe në fund do të jetë i varur nga teknologjia e programuar (inxhinieria gjenetike, ndërhyrja dixhitale) me anë të vaksinimeve të përditësuara. Por pse ky nxitim për një vaksinë që jo vetëm që nuk premton shumë, por që është shkak për shqetësim në komunitetin shkencor, sidomos kur është prodhuar me nxitim dhe është futur për përdorim në mënyrë masive? Në fund, a i shërbejnë njeriut industritë farmaceutike, apo ndodh e kundërta?

E vërteta është se ~ 99% e njerëzve të infektuar nga Corona virusi ia dalin të mbijetojnë. Theksimet (si psh fondet) duhet të vendosen tek mënyra se si shënjestrohet 1% e atyre që nuk ia dalin të mbijetojnë, pavarësisht një morie opsionesh farmaceutike si modulatorët imunitarë, antitrupat monoklonalë,  frenuesit polimeraz ARN etj. Tashmë rezultatet e para nga forma e hidroklorikinës dhe azathromicinës [13] ashtu si nga një kundërtrup monoklonal që shënjestron glycoprotein sipërfaqësore S të virusit [14] janë tepër inkurajuese.

Sigurisht, pjesë e strategjisë antivirale është po ashtu zhvillimi i një vaksine të sigurtë dhe të mirë. Megjithatë, siç është analizuar, prodhimi i sforcuar i saj (1 vit në vend të së paku 6 viteve) me shumë boshllëqe në dije të biologjisë së Coronës nuk tregohet – është pra më tepër një implementim i detyruar për shumicën. Ёshtë një humbje tragjike shkencore (në mos absurditet) në periudhën e biologjisë molekulare – qëllimi i të cilave është të pajisë Mjekësinë me trajtime të specializuara, madje të personalizuara që i minimizojnë efektet anësore të mundshme – që mund të ketë një diskutim vetëm për ndërhyrjen në 100 për qind të popullsisë njerëzore, me qëllim që të “mbrojë” 1% të saj nga një virus i ngjashëm me gripin, me një gjysmë masë të dyshimtë farmaceutike. Ta themi thjesht, kjo është një qasje e GABUAR, e vërtetuar nga fakti që për shumë vite nuk ka pasur ndonjë vaksinim global kundër virusit të gripit që do të kishte qenë shumë më bindëse, meqenëse prek çdo grupmoshë.

Njeriu, si një qenie racionale me mendësi kritike, e ka aftësinë për të zgjedhur vullnetarisht atë që rekomandon mjekësia dhe bioteknologjia në dobi të shëndetit të tij ndërsa njëkohësisht i ndërmerr pasojat e këtyre zgjedhjeve, duke qenë se ndërhyrjet në trupin e njeriut janë rrallë pa ndonjë efekt anësor. Vaksinat nuk përjashtohen nga ky rregull. [15] Zgjedhja e të mos vaksinuarit nuk e rrezikon shëndetin publik, për aq sa nuk e cenon të drejtën e një tjetri për ta marrë vaksinën dhe bashkë me të, çdo mbrojtje që siguron. Prandaj është vetëdëshmuese që përgjegjësia për të marrë vendimin përfundimtar për ta marrë atë i përket personit që vaksinohet, meqenëse atij do t’i duhet të jetojë me çdo komplikim që mund të shfaqet. Asnjë konpensim i mundshëm nuk mund ta restaurojë çdo dëmtim të patjetërsueshëm ndaj shëndetit fizik dhe mendor të dikujt. Si pasojë, është e dënueshme çdo lloj gatishmërie që kriminalizon qëndrimin personal për të jetuar i lirë nga vaksinat e dyshimta dhe që i shndërron shoqëritë nga demokratike në tufa kafshësh të pavendosura dhe të pavlerë.

Mund të kuptojmë nga çfarë u tha më sipër që ligji që ka lidhje me vaksinimin e detyrueshëm [2] dhe propagandën përkatëse në favor të vaksinës  – me pretekstin e virusit të kovidit 19  - nuk kanë asnjë origjinë dhe referencë shkencore. Në vend që ta mbrojnë ato e cenojnë të mirën e shëndetit publik dhe i promovojnë interesat e përçudnuara financiare  si dhe agjendën e errët të disa “vëllezërve të mëdhenj” me dëshira pushtetdashëse. Së fundi, ato militojnë kundër lirisë së shpirtit e trupit të një personi. Si të tilla ato duhet të mohohen në një nivel shkencor, ligjor dhe kryesisht shpirtëror.

Mediat masive të frikësimit krijojnë dhe e ruajnë me kujdes këtë klimë. Frika është një forcë e brendshme brenda njeriut; mund t’ia paralizojnë vullnetin por edhe mund t’ia çelnikosin. Ҫështja është se në cilin drejtim do ta drejtojë një person atë frikë. Nëse do ta kthejë drejt Perëndisë i Cili është i Vetmi që duhet ta kenë frikë (Lk.4:5), atëherë ai duhet të marrë ndriçim, guxim e kurajë – sipas fjalëve të Tij: “kini guxim, unë e kam mundur botën” (Jn 16:33). Nëse dikush mbetet i fokusuar në fobitë e kësaj kohe, ai do të marrë edhe më shumë ankth, konfuzion dhe frikë, sipas Psalmit: “Sepse i ka zënë një frikë e madhe, aty kur nuk kishte arsye për frikë” (Psalmi 5: 5). Këmbëngulja e qëllimshme për të përdhosur Misterin e Kungatës së Shenjtë nuk është e rastësishme, por qëllimi I saj është që të ngjallë frikën që do të mbështesë mitin e vaksinës – siç ka ndodhur gjatë shekujve, me tërë ato sajesat imagjinare që nuk kanë asnjë pikë logjike.

Sa herë që përmendet pështyma, lugët e të tjera të ngjashme, nga ata që kanë vënë në shënjestër Kungatën e Shenjtë, të vjen në mendje mrekullia e të verbrit të lindur te Joani 9. Me një veprim “të papranueshëm nga ana shëndetësore”, Zoti ia ktheu shikimin të verbrit! Ai e përzjeu pështymën e Tij (një mjet përhapës virusesh dhe bakteresh) me dhe (një burim milionash mikrobesh) dhe “leu” me përzierjen e dheut zgavrat e syve të tij (conjuktiva mukozave: një portë depërtuese për mikrobet dhe shkaktimin e infeksionit). Ne e dimë mirë çfarë pasoi, siç e dimë edhe që nuk ka shkencë që të mund ta riprodhojë atë rezultat. Po të kishte ndodhur kjo ditët e sotme, përveç farisenjve të asaj kohe, në mesin e akuzuesve të Jisuit do të ishin edhe disa prej specialistëve mendjengushtë të sëmundjeve infektive.

Unë lutem nga thellësitë e zemrës që Perëndia t’i bëjë të denjë për të përjetuar Fuqinë e Misterit. Zoti është në Mister dhe i fton ata që ta marrin atë, sepse Ai nuk i detyron kurrë. Murgu Pavel Ajoriti

Biolog, me Master në Biologji molekulare dhe biomjekësi

Vouleftiria, Mali i Shenjtë


References:

1. https://www.gatesfoundation.org/TheOptimist/Articl...
2. https://www.e-nomothesia.gr/kat-ygeia/nomos-4675-2...
3. https://www.youtube.com/watch?v=cwPqmLoZA4s
4. https://www.bmj.com/content/368/bmj.m1113.long
5. https://www.youtube.com/watch?v=c4BGMn3Xg2Y
6. https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2020.04.14...
7. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC22659...
8. https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/...
9. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/16322745
10. https://en.wikipedia.org/wiki/Eradication_of_infec...
11. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC71081...
12. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC71081...
13. https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC71025...
14. https://www.nature.com/articles/s41467-020-16256-

MORE:Opinion
  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español