Jo maskë në Kishë! – Episkopi merr përgjigje të përshtatshme nga At Patrik Henri Rirdon

Për aq sa di unë, kjo është edhe hera e parë gjatë këtyre muajve të mjerë, që një episkop Orthodhoks ka kërkuar për “ ide kreative në lidhje me këtë çështje” nga drejtuesit vendas të bashkësive tona. Sipas fjalës së të dashurit episkop Andoni, le të bëj një sugjerim . . .

MORE:Opinion
Originally appeared at: Fr John Peck

Ajo që pason ishte një përgjigje nga At Patrik Henri Rirdon për një letër të dërguar nga At Josif Abud, Asistent Administrativ i Episkop Andonit të Dioqezës antiokiane të Kryepiskopit.

Botuar me leje.


At Josifi,       

Të lutem, falëndero Episkop Andonin për mesazhin e parë vërtet inkurajues prej afërsisht një viti  që besimtarët tanë kanë dëgjuar prej afro një viti nga populli ynë nga një episkop orthodhoks.  

Për aq sa di unë, kjo është gjithashtu hera e parë, gjatë këtyre muajve të mjerë, që një episkop orthodhoks ka kërkuar “ide kreative lidhur me këtë çështje” nga drejtuesit vendas të mbledhjeve tona.

Sipas fjalës së të dashurit episkop Andonit, le të bëj një sugjerim :

Menjëherë—duke nisur nga e diela e ardhshme — Episkop Andoni duhet të fillojë të vizitojë mbledhjet e dioqezës për çdo fundjavë, që të përçojë mesazhe të fuqishme mbi shpresën dhe sigurinë. Ai duhet të kryesojë kremtimin e Mistereve të Shenjta haptazi, pa i kushtuar rëndësi rrezikut personal. Ai duhet të shfaqet dukshëm, pa maskën e turpshme kirurgjike. Ai duhet të synojë që t’i shmanget edhe shfaqjes më të vogël të frikës. 

Një episkop KURRЁ, në asnjë rrethanë, nuk duhet të përçojë frikë.

Episkop Andoni duhet të hyjë në kishat tona me madhështinë burrërore të një Apostulli, të mbledhë njerëzit e Zotit në krahët e tij, t’i shtrëngojë në kraharorin e tij baritor dhe t’i mbrojë ata nga demonët socialë e politikë që aktualisht po shkatërrojnë Kishën.

Pat Rirdon 

MORE:Opinion