Të përdorësh frikën e epidemisë për të mbyllur kishat (Edhe komunistët sovjetikë e kanë bërë këtë)

"Historia mund të mos përsëritet me saktësi, por sigurisht që rimon”.

Originally appeared at: Fr. John Whiteford

Duke ndjekur sesi janë mbyllur kishat në mbarë botën për shkak të koronavirusit, unë kisha menduar para leximit të pjesës së mëposhtme se duhet të jenë një grup sovjetikësh të vjetër që po haheshin me veten që nuk kishin menduar për këtë fillimisht. Por faktikisht, ata jo vetëm që kishin menduar për të por edhe e kishin bërë. Unë lexova së fundmi librin "Priftërinjtë e Kuq", që është një libër mbi "Kishën e Gjallë" dhe shfrytëzimin e tyre nga ana e sovjetikëve në përpjekje për të minuar Kishën e vërtetë Ruse dhe gjeta këtë citim, që po fliste rreth strategjive të ndryshme që përdornin sovjetikët gjatë  viteve 1930 në përpjekje për të çrrënjosur Kishën:

"Kishat famullitare mbylleshin shpeshherë kur ata nuk pranonin të regjistronin klerikët ose për shkak të kërcënimit të “epidemisë”, pra nga preteksti i parandalimit të përhapjes së sëmundjes prej mbledhjes së besimtarëve për adhurim" (Edward Roslof, "Red Priests: Renovationism, Russian Orthodoxy, and Revolution, 1905-1946 (Bloomington, IN: Indiana University Press, 2002), p. 186 [Emphasis added].

Historia mund të mos përsëritet me saktësi, por me siguri që rimon.